0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

I mbijetoi sulmit terrorist, pranon Islamin

Më të lexuarat

Pieter Mienneman, një i mbijetuari nga sulmi terrorist racist në qytetin Hanau të Gjermanisë, është konvertuar në mysliman duke shqiptuar Shehadetin dhe mori emrin Bilal.

Me origjinë nga Kameruni, Mienneman që u bë mysliman pas namazit të xhumasë në Shoqatën Islame Hanau, tha se ka mbijetuar për shkak se agresorit i mbaruan plumbat.

Mienneman, i cili është trajnues boksi ka bërë të ditur se ka informacione të mjaftueshme për islamin për të cilin ka qenë i interesuar edhe më parë. Ai shpjegoi se u sulmuan teksa ndodheshin për darkë në Arena Kafe me shokët që humbën jetën si pasojë e sulmit të agresorit racist dhe se shokët e tij kanë humbur jetën para syve të tij.

“Radha më kishte ardhur mua por mbeta gjallë pasi agresorit i përfunduan plumbat”, tregoi Mienneman i cili me sytë e përlotur tha se ende nuk ka mundur të dalë nga ndikimi i ngjarjes.

Bilal Pieter Mienneman, theksoi se pas kësaj ngjarjeje vendosi të bëhet mysliman duke shqiptuar Shehadetin në Shoqatën Islame Hanau pas namazit të xhumasë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit