Personi i dyshuar si shkaktari i ngjarjes tragjike të mbrëmshme në Zhur të Prizrenit ku mbeti i vdekur një zyrtar i policisë, dhe një tjetër i plagosur rëndë, ka pasur përballje të shumta me ligjin. Iran Badalli, emër i njohur për Policinë e Kosovës ka një histori kriminale për vepra të rënda penale për vjedhje, posedim të substancave narkotike e madje edhe për përdorim të dhunës.
Badalli i cili është duke qëndruar në paraburgim pasi shkaktoi mbrëmë ngjarjen e cila qe fatale për policin Sami Thaçi, i cili vdiq gjatë aksionit antidrogë, mbrëmë në Zhur.
Koha Ditore ka pasur qasje në historikun kriminal të të dyshuarit Badalli, i cili ka disa aktakuza aktive.
Njoftohet se ai është i dënuar për vjedhje të rëndë, madje është denoncuar nga familjarët për dhunë në familje.
Siç bëhet e ditur, vetëm para gjashtë muajsh, një familjare e tij ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata ndaj Badallit.
“Urdhër mbrojtje për palën e mbrojtur e lëshuar me datën 05.08.2019”, është një nga evidencat e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Badalli ka aktakuzë për vepra penale që lidhen me dhunë në familje dhe tri raste të tjera për vjedhje të shërbimeve komunale.
“Dhuna në familje e pranuar më datë 03.09.2019- lënda është aktive. Shqyrtimi i dytë (v.j në procesin gjyqësor) është mbajtur me 15.01.202, seanca e radhës është caktuar të mbahet me 12.02. 2020”.
“Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 13.08.2019 – lënda është aktive; Vjedhja e shërbimeve komunale e pranuar me datë 26.11.2019 – lënda është aktive; Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 11.12.2019 – lënda është aktive”, thuhet në të dhënat e gjykatës për të kaluar kriminale të Badallit.
Ndër lëndët e tjera aktive të Badallit janë edhe ato ‘vjedhje e pyllit’, ‘vjedhje të
“Vjedhje e pyllit e pranuar me datë 27.11.2019 – lënda është aktive”, thuhet në këto të dhëna.
Badalli e ka një lëndë aktive për vjedhje.
“Vjedhje e rëndë e pranuar me datë 23.08.2018 – lënda është aktive”.
Për të njëjtën vepër është dënuar. Aktgjykimi dënues i është shqiptuar me gjobë dhe para.
“Vjedhje në bashkëkryerje e pranuar me datë 21.10.2013 – dënim me burgim 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 300 euro”, thuhet në këto të dhëna.
Vetëm në një rast deri tani ai është shpallur i pafajshëm.
“Kanosje e pranuar me datë 14.05.2018 – hudhet aktakuza”, thuhet në evidencën për historikun penal të Gjykatës Themelore të Prizrenit