-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tregim edukativ: Merr mësim nga gabimet e të tjerëve

Më të lexuarat

Një njeri i cili ishte në prag të vdekjes, i drejtohet djalit të tij:

“Biri im, merri këta 100 monedha ari dhe do t’ia japësh njeriut më budalla që do ta takosh!” Shkurt pas kësaj deklarate prindi ndërron jetë dhe djali niset në rrugë për ta përmbushur dëshirën e fundit të babait, edhe pse i dukej e çuditshme. Sa herë që shikonte ndokënd që vepronte ndonjë vepër të marrë afrohej të mësoj nëse është personi që e kërkon…

Duke bredhur kështu një ditë arriti në pallatin mbretëror. E vërejti një grup të madhe njerëzish dhe i pyeti të pranishmit përse janë tubuar këta njerëz. Dikush i tha: “Nëpunësi i madhe e ka zemëruar udhëheqësin! Tani presim ta shikojmë ekzekutimin e tij. Së shpejti xhelati do t’ia presë kokën dhe udhëheqësi do ta emërtoj nëpunësin  tjetër më të madh. Pas ekzekutimit, sipas traditës nëpunësi i ri para se ta pranojë detyrën do të kalojë mbi trupin e të ekzekutuarit.”

Mandej e sollën një njeri me pranga, e detyruan të gjunjëzohet dhe ia prenë kokën. Nëpunësi i ri gjithë këtë ndodhi e shikonte me qetësi. Mandej, kaloi mbi trupin e tij dhe iu caktua detyra, nëpunësi më i madh në mbretëri. Pastaj filluan njerëzit një e nga një t’ia urojnë detyrën e re.

I riu përzihet me ata që dëshirojnë t’ia urojnë detyrën dhe kur u ndodh para tij, ia dorëzoi qesen me 100 monedha ari.

Nëpunësi e hapi qesen, i pa monedhat e arit dhe e pyeti në habi: “O djalosh, pse po ma jep gjithë këtë thesar?!”

“Ju lutem, merri”, ia ktheu djaloshi, “Kjo ishte dëshira e fundit e babait tim. Më lejo t’ia plotësojë dëshirën e tij”.

Nëpunësi e pyet: “Dëshira e tij ka qenë t’ia japësh këta monedha nëpunësit të madh shtetëror?”

“Jo”, u përgjigj djaloshi, “As nëpunësit më të madh dhe as ndonjë ministri. Babai më la amanet t’ia japë këto monedha të arit njeriut më budalla që do ta takojë. Pasi që e kalova gjysmën e botës në kërkim të tij, më falë për fjalët, por njeri më idiot dhe më budalla se ti nuk gjeta.”

“Çfarë thua o idiot, unë qenkam budallai më i madh” – uluriti veziri.

Djaloshi i përgjigjet: “E vërejta me sytë e mi atë që ndodhi. Paraardhësi yt sapo mbeti pa kokë, ndërsa ti kalon mbi trupin e tij t’ia marrësh pozitën. A nuk je në dije se kjo edhe ti shumë shpejtë mund të të ndodh? Ai i cili nuk merr mësim nga vuajtjet dhe gabimet e të tjerëve nuk është budalla i thjeshtë, por mbreti i tyre. Falënderimi i takon Zotit, që ia plotësova dëshiron babait tim.”

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit