Në atë kohë, menjëherë këta punëtorë janë ankuar në Gjykatën e atëhershme të Punës së Bashkuar dhe pas luftës ajo gjykatë është shuar dhe kërkesat, gjegjësisht punëtorët iu kanë drejtuar Gjykatës Komunale në Ferizaj me kërkesë-padi lidhur me shkaktimin e humbjeve dhe kompensimin e pagave. Më 11 janar të vitit 2002, Gjykata Komunale në Ferizaj ka vlerësuar këtë kërkesë-padi si të arsyeshme dhe si të bazuar dhe konform kësaj, është pranuar kërkesa e tyre për kompensim.
Drama 25 vjeçare e 912 kosovarëve
Më të lexuarat
Punëtorët e Fabrikës së Tubave për pak dit hynë në ditën e 300 të qëndrimit në tendën e tyre të vendosur para Qeverisë së Kosovës.
Drama e këtyre punëtorëve fillon nga 27 shkurti i vitit 1990 kur menaxhmenti i atëhershëm kishte larguar nga puna këta punëtorë, gjegjësisht u kishte shkëputur kontratën.
Më 20 mars 2002, Bordi ekzekutiv i ish-IMK-së vendosi ta aprovojë kërkesën e punëtorëve për përmbarimin e vendimit të Gjykatës Komunale në Ferizaj dhe t‟i rikthejë punonjësit në pozitat e tyre, në pajtim me aktgjykimin.
Po ashtu, më 22 dhjetor 2005, Gjykata Komunale në Ferizaj, lejoi përmbarimin e këtij aktgjykimi të 11 janarit 2002, duke ndaluar kështu privatizimin e kësaj fabrike nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.
Më 16 janar 2006, në Gjykatën Komunale të Ferizajt, u mor vendim sipas detyrës zyrtare, gjegjësisht një gjyqtar, që të lejojë përmbarimin e vendimit të 22 dhjetorit 2005, për këta punëtorë.
Për pagesë të rrogave të 912 punonjësve, në shumë prej 25 649 250 euro, si dhe me kamatë vjetore prej 3%, duke llogaritur që nga 13 marsi 2002.
Më 25 mars 2006, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e refuzoi kërkesën e punonjësve për ta ndaluar privatizimin e kësaj fabrike, por e vërtetoi aktvendimin e gjyqtarit të Gjykatës Komunale të 16 janarit 2006, për lejimin e përmbarimit të kërkesës së tyre të plotë, në lidhje me rrogat e papaguara dhe ripunësimin e tyre.
Në prill 2006 AKM-ja, tash AKP-ja, por atëherë AKM-ja parashtroi padi në kapacitetin e vet si palë e tretë në Gjykatën Komunale në Ferizaj, duke kërkuar që të shpallet vendimi gjyqësor për përmbarim si i papranueshëm. Më 17 maj 2006, Gjykata Komunale në Ferizaj vendosi të shtyjë ekzekutimin dhe t‟i lejojë AKM-së si palë e tretë në procedurë parashtrimin brenda 30 ditësh, nga pranimi i aktgjykimit në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, për të sfiduar aktvendimin për përmbarim.
Më 14 qershor 2006 AKM-ja ka kërkuar nga Gjykata Komunale në Ferizaj që ta shtyjë përmbarimin e përcaktuar me urdhrin gjyqësor të datës 16 janar 2006 deri në përfundimin e procedurave gjyqësore.
Më 2 gusht 2006 AKM-ja parashtroi ankesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Më 9 gusht 2006, Dhoma e Posaçme e refuzoi ankesën e AKM-së. Më 11 dhjetor 2006, Gjykata Komunale Ferizaj i ngriu asetet financiare të kësaj fabrike, duke obliguar AKM-në, që t’ua paguajë punëtorëve shumën prej, që e thash më herët 25.649.250 euro, nga asetet e kësaj fabrike.
Më 14 qershor 2007, Gjykata Supreme duke vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të parashtruar nga Prokurori publik i shtetit anuloi Aktgjykimin e Gjykatës Komunale të 2006-ës dhe e ktheu rastin për rishqyrtim në atë gjykatë.
Më 20 nëntor 2007, Policia Speciale uzurpoi këtë fabrikë dhe ua ndaloi punëtorëve vazhdimin e punës. Më 21 nëntor 2007 AKM-ja publikisht deklaroi se IMK është privatizuar në tërësi për shumën prej 3 milionë e 200 mijë euro dhe se pronari i ri është zotuar t‟i punësojë 360 punëtorë dhe t‟i investojë 13.2 milionë euro.
Më 17 dhjetor 2007, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e refuzoi si të pabazuar ankesën e AKM-së kundër vendimit për përmbarim të Gjykatës Komunale të datës 1 dhjetor 2006. Më 18 dhjetor 2007, Bordi i Drejtorëve i AKM-së e shpalli fabrikën në likuidim, në bazë të nenit 9.1 të Rregullores së UNMIK-ut. Pas kësaj punëtorët ia paraqitën kërkesat e tyre kreditore Komisionit për Likuidime. Më 10 mars 2008, punëtorët i kërkuan Gjykatës Komunale në Ferizaj, që ta anulojë kontratën e shitësit dhe të blerësit mes IKM-së dhe AKM-së.
Më 9 gusht 2008 Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Persona të Pagjetur, Barazi Gjinore, në fund të diskutimit që e kanë pasur, kanë vlerësuar se binte brenda mandatit të këtij Komisioni, si dhe kishte theksuar dhe kërkuar që aktgjykimi i Gjykatës Komunale në Ferizaj kishte bazë ligjore dhe si Komision kanë rekomanduar aplikimin, gjegjësisht ekzekutimin e këtij aktgjykimi, ose të këtyre aktgjykimeve.
Më 6 tetor 2008, Gjykata Komunale në Ferizaj ex-oficio ka ndaluar ekzekutimin pas një njoftimi dërguar nga AKM-ja, që kjo fabrikë është futur në procesin e likuidimit. Punëtorët nuk ishin ankuar, sepse nuk ishin njoftuar për vendimin në fjalë. Do të thotë, nuk kanë qenë fare të njoftuar, që është një shkelje edhe në këtë rast, e të drejtave të tyre. Më 26 shkurt 2009, punonjësit e përfaqësuar nga parashtruesit e kërkesave, dorëzuan kërkesën për përmbarim në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo gjykatë më 3 mars 2009, njoftoi parashtruesit, se kërkesa është regjistruar në gjykatë.
Ky parashtrues, domethënë Sindikata e punëtorët, kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë 912 punëtorë, pretendimet e të cilëve kundër punëdhënësit të tyre, janë vërtetuar nga gjykata, qysh prej vitit 2002 e këtej. Kur aktgjykimi i 11 janarit 2002 u bë rex judikata, në terminologjinë juridike, më 11 mars 2002, punëtorët do të duheshin trajtuar si kreditorë, pasi që padia e tyre ishte miratuar. Gjykata vëren që më 11 janar 2002 Gjykata Komunale ka vlerësuar pretendimet e parashtruesve në bazë të dispozitave relevante të Ligjit mbi procedurën kontestimore, si dhe ka vendosur që padia është e bazuar. Megjithatë, deri më sot, afër 11 vjet pas vendimit dhe 7 vjet pas vendimit për ekzekutim, aktgjykimi ende nuk është zbatuar.
Në të gjitha këto rrethana të konstatuara, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në vendimin e saj të 17 dhjetorit 2010, i pranon këto kërkesa, gjegjësisht e konsideron që vendimi i Gjykatës Komunale dhe të gjitha vendimet e gjykatave tjera, kanë bazë dhe duhen ekzekutuar, sepse është shkelur e drejta elementare e këtyre punëtorëve dhe kjo është bërë, po e them, ky vendim është marrë njëzëri.
Është vendimi i 17 dhjetorit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, që është instanca e fundit, e cila vlerëson ligjshmërinë, gjegjësisht kushtetutshmërinë e aktvendimeve ose aktgjykimeve të ndryshme.
Mbi të gjitha, kjo gjykatë kërkesën e punëtorëve e konsideron të pranueshme. Konsideron që ka pasur shkelje të nenit 31, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të Kushtetutës, në lidhje me nenet 6 e drejta për gjykim të drejtë dhe nenit 13 e drejta për zgjidhje efektive të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.
Konsideron që vendimi final dhe i detyrueshëm i Gjykatës Komunale në Ferizaj duhet të ekzekutohet nga autoritetet kompetente në veçanti nga Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, si pasardhës ligjor i AKM-së.
Shpresa iu pre këtyre punëtorëve edhe nga një deklaratë e kryeministrit Isa Mustafa një dit më parë.
Në Kuvendin e Kosovës ai deklaroi se në buxhetin e aprovuar të Republikës së Kosovës nuk ka mjete të ndara për kompensimin e punëtorëve të fabrikës së privatizuar tashmë të tubave.
“Në buxhet nuk ka mjete të ndara për kompensimin e punëtorëve të fabrikës së tubave. Pjesa që është vlera e shitjes gjendet në AKP por edhe ajo nuk mjafton për ta mbuluar shumën e kërkuar për kompenzim”, ka thënë Mustafa në seancën e Kuvendit.
Kjo edhe mëri nervoz grevistët e fabrikës së tubave.
Nejazi Asllani kryetar i këshillit grevist, të ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj, ka thënë për Gazetën Fjala se deklarata e kryeministrit Mustafa se nuk ka para për kompenzim të këtyre punëtorëve është pafytyrësi.
Ish punëtorët që tani kanë hyrë në ditën e 290-të kanaë paralajmëruar edhe radikalizim të veprimeve të tyre.
“Deklarimi i kryministrit mustafa është paftyrësi dhe për këtë do ta radikalizojmë grevën. Ne do të do të dalim këtu bashkë edhe me familjarët tanë dhe do të futemi në grevë”, ka thënë Asllani.
Sipas tij, deklarata e kryeministrit Mustafa është në kundërshtim me atë të ish kryeministrit Hashim Thaçi.
“Ai na thoshte se nuk është bordi por janë paret, tash Mustafa thotë se bordi do të bëhet shumë shpejt, por paret nuk janë”, është shprehur Asllani për Gazetën Fjala.
Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave kërkojnë tu kompensohen pagat e kohës kur regjimi i Millosheviqit i largoi nga puna, paga që arrijnë vlerën deri në 25 milionë e 649 mijë e 250 euro.
Bile për të drejtën e tyre përveç gjykatave tjera vendim ka marr edhe gjykata kushtetuese.
Edhe kuvendi me kërkesë të LDK-së ka diskutuar problemin e këtyre punëtorëve në shkurt të 2014.kohaislame