1- Universiteti më i vjetër në botë është në Fez, Marok i ndërtuar nga një femër muslimane. (Nuk ka foto të saj)
2-Lubna e Kordobës, matematiciene muslimane e shekullit të 10-të. Ajo ishte shumë e aftë për shkencat ekzakte. Njohja e saj e gjerë me letërsinë e përgjithshme përbëri avantazh për të në punësimin e rëndësishëm të sekretarisë private në Kalifin Umajad të Spanjës Islamike, Al-Hakam II.
🎨Osman Hamdi Bey.
3-Astronome muslimane Fátima i Madridit (Shekulli 10)
Ajo e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Kordoba, qendra kryesore botërore për të gjitha njohuritë në atë kohë. Fátima korrigjoi “Tabelat Astronomike të Al-Khawarizmi”. Ajo gjithashtu ka punuar në kalendarët, eklipset dhe dukshmërinë e Hënës 🌙.
4-Sameera Moussa (1917-1952) ishte një shkencëtare nukleare nga Egjipti ,e cila u bë gruaja e parë që mbajti një post universitar në Universitetin e Kajros.
5-Kimistja nga Kuvajti 🧪 Faiza Al-Kharafi ishte gruaja e parë që drejtoi një universitet të madh në Lindjen e Mesme. Sot ajo është 73 vjeç.
6-Tahani Amer, teknologe në NASA. “Gjithmonë kam jetuar mbi 3 parime. Kënaq Zotin do i kënaqësh të gjithë. Edukimi është çelësi i mundësisë. Shërbeju të tjerëve me mirësi dhe mëshirë.”
7-Fizikantja bërthamore marokene ⚛️ Rajaâ Cherkaoui El Moursli u nderua në Samitin e Parë të Shkencës dhe Teknologjisë së OIC (2017), në Astana, Kazakistan.
8-Njihuni me Dr. Hayat Sindi, një nga bioteknologët kryesorë në botë.
Ajo ishte gruaja e parë saudite që studionte bioteknologjinë në Kembrixh Uni dhe gruaja e parë prej Shteteve Arabe të Gjirit, që përfundoi një doktoraturë.
Burimi: Muslimanet shqiptare/Fb