ot janë bërë plot 6 vjet që kur nëna ime u largua nga kjo botë… Disi nuk i mbaj mend mirë ato ditët e fundit të jetës së nënës sime… të gjitha disi më duken si nëpër mjegull. Jam duke shkuar për ta vizituar në spital, por nuk po më shkohet. Po më dhemb kujtimi se po afrohet dita kur do ta humbasë atë, ai momenti kur do të hyj në dhomën e spitalit, kurse nënën time do ta gjejë duke u përpjekur t’i zvogëlojë rënkimet, duke mbajtur skajin e sipërm të batanijes dhe duke e tërhequr mbi kokën e saj, duke e shtrënguar fytyrën… Ajo kishte dhimbje të mëdha, metastaza, pothuajse në të gjitha organet… por ajo përmbahej kur unë shkoja për vizitë… ‘Mirë jam unë, mirë jam, ti shko në shtëpi te fëmijët’, kështu më fliste… ajo duronte, përballonte, vetëm që t’ia lehtësojë dhe mos ta lëndojë fëmijën e saj. Vetëm nëna mund ta bëjë këtë !!
Më kujtohet një nga bisedat e fundit, hyra në dhomë… Do të preferoja të ikja diku… sepse është e vështirë kur më të dashurit tanë vuajnë, kurse ne nuk mund tu ndihmojmë atyre… U afrova, e putha dhe më kaploi mendimi sesi të kisha qenë një djalë shumë më i mirë. Unë nuk isha djalë i keq, por mund të kisha qenë shumë më i mirë… Si në të qara më dolën fjalët: ‘Ma bëj hallall, nënë!’
Kurse nëna më tha: ‘Ku mund të ketë nënë, që mos t’ia bëj hallall fëmijës së saj!’
Nuk munda të përmbahesha, lotët më rrodhën, dënesa. Ajo më tha: ‘Mos qaj, unë kam jetuar mjaft, ti shko te fëmijët, kujdesu për ta’…
Të gjitha këto po i shkruaj për t’i kujtuar nënat tona në lutje, që Allahu i dashur t’i mëshirojë ato dhe t’i falë mëkatet e tyre. Amin !!
Veçanërisht, ju drejtohem të gjithë atyre, të cilët e lexojnë dhe janë me fat se i kanë gjallë nënat e tyre, ruani ato, kujdesuni për to, mund të bëheni më të mirë! Mos lejoni që as psherëtima më e vogël e nënës suaj të jetë për shkakun tuaj…
Do të isha i lumtur, nëse dikujt ia kujtoj, që të paktën ta thërrasë nënën e tij në telefon, ose t’i bënte ndonjë mirësi nënës së tij.
O Allahu i dashur, shkruaj sevape nënës sime, nëse dikush përfiton dhe e kujton nënën ose prindin e tij për shkak të këtij tregimi. Amin!
Përkthim: Miftar Ajdini