1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Gjërat që kemi në shtëpi, por që janë të rrezikshme për shëndetin

Më të lexuarat

Ekspertët thonë se këto gjëra janë kancerogjene dhe të rrezikshme për shëndetin. Kjo sepse janë të mbushura plot me toksina dhe substanca tjera të dëmshme.

Freskuesit e ajrit
Freskuesit e ajrit kanë qenë temë e shumë studimeve, ku shumë prej tyre kanë konfirmuar se janë të dëmshme. Ndër përbërësit kancerogjenë që gjenden te freskuesit e ajrit, janë: benzeni, acetoni, limoneni, stireni, tolueni, diklorobenzeni, etj.

Qirinjtë aromatik
Studime të ndryshme kanë treguar se këta qirinj mund të lirojnë substanca toksike për fëmijët, të cilat janë kancerogjene dhe mund të shkaktojnë çrregullime hormonale.

Perdet e dushit
Nën ndikimin e avullit dhe nxehtësisë, këto perde lirojnë përbërës të dëmshëm kimikalë që mund t’ju dëmtojnë kanalet e frymëmarrjes, mëlçinë dhe sistemin nervor. Veç kësaj, ato po ashtu janë kancerogjene. Kjo keqësohet më shumë nga fakti se gjatë një dushi të nxehtë, poret e lëkurës hapen dhe ju i absorboni më shumë substancat e dëmshme.

Letra e aluminit
Alumini që gjendet në letër mund të depërtojë në ushqim dhe pastaj mund të shpije në dëmtim të pankreasit, zorrëve ose fshikëzës. Ky element po ashtu mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të sistemit nervor, alergjive, e madje edhe kancerit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit