-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hamasi shpallet organizatë terroriste në Egjipt

Më të lexuarat

Një gjykatë egjiptiane ka vendosur ta shpallë grupin palestinez, Hamas si organizatë terroriste.
Televizioni i Egjiptit ka raportuar për vendimin e Gjykatës së Kajros për Çështje Urgjente, të publikuar sot.
 
Autoritetet aktuale egjiptiane pretendojnë se Hamasi ka qenë duke i përkrahur ekstremistët në Egjipt për të kryer sulme të shumta ndaj forcave të sigurisë egjiptiane në gadishullin e Sinait.
 
Muajin e kaluar, e njejta gjykatë vendosur që krahu ushtarak i Hamasit, brigadat e al Qassamit, të shpallet gjithashtu si organizatë terroriste.
 
Autoritetet egjiptiane kanë nisur shpërbërjen e Vëllazërisë Myslimane dhe grupeve të tjera të dyshimta islamiste prejse e hoqën prej pushtetit presidentin islamist, Mohamed Morsin në vitin 2013.
 
Hamasi është një degë e Vëllazërisë Myslimane.
 
Hamasi ka reaguar duke e konsideruar vendimin si ‘shokues dhe të rrezikshëm’.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit