1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mos i mbytni luanët tuaj, që të mos ju hanë qentë e armikut

Më të lexuarat

Kur mongolët e sulmuan qytetin Buhara në provincën muslimane Horasan, ata nuk po mund të hynin në qytet, as ta pushtonin ushtarakisht atë, andaj Xhengis Kani ju dërgoi muslimanëve  një letër me këtë përmbajtje: “Muslimanët që na i dorëzojnë armët dhe radhitën në radhët tona, do të jenë të sigurtë, kurse ata që refuzojnë të dorëzohen, për fatin e tyre le ta fajësojnë vetveten.”

Pas kësaj, muslimanët u ndanë në dy grupe.

  1. Grupi i parë kategorikisht refuzoi dorëzimin e armëve, dhe thanë: “Sikur të mund të na fitonin dhe të hynin në qytet, ata do ta bënin. Pse duhet të dorëzohemi? Neve mund të na ndodhë njëra nga këto dy gjëra: ose fitorja nga Allahu, pas së cilës do të gëzohen besimtarët, ose vdekja në rrugën e Allahut, me të cilën do t’i zemërojmë armiqtë tanë.”
  2. Grupi i dytë u frikësua nga çdo luftë dhe konflikt me mongolët, dhe thanë: “Ne nuk duam të bëjmë gjakderdhje, sepse nuk kemi forcë për të luftuar kundër mongolëve. A nuk po shihni se sa është numri i tyre dhe sa janë të pajisur e të armatosur?!”

Pastaj Xhengis Kani ju shkroi atyre që pranuan të dorëzohen: “Na ndihmoni ju neve kundër atyre që nuk deshën të dorëzohen, kurse ne do t’ua lëshojmë administrimin e qytetit.”

Grupin frikacak të muslimanëve, e mashtroi premtimi i Xhengis Kanit, dhe filluan të luftojnë kundër atyre vëllezërve të tyre muslimanë, të cilët refuzuan tu dorëzoheshin mongolëve.

Në fund, me ndihmën e mongolëve, ky grupi i dytë fitoi.

Grupi i parë me qëndrueshmëri dhe trimëri i mbrojtën parimet e tyre derisa vdiqën, kurse frikacakët u dorëzuan për t’u bërë skllevër dhe shërbëtorë të armiqve të tyre.

Mirëpo, goditjen e vërtetë ata e përjetuan kur mongolët ua morën armët, dhe pastaj urdhëruan që të gjithë muslimanët, të cilët i kishin dorëzuar armët të thereshin si dele.

Me atë rast, Xhengis Kani i kishte thënë fjalët e tij të famshme: “Po të kishin qenë ata besimtarë të sinqertë, nuk do t’i tradhtonin vëllezërit e tyre për shkakun tonë – (për shkak të të huajve).”

Prandaj, mos i mbytni luanët tuaj, që të mos ju hanë qentë e armikut.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit