-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Paqja andaluziane dhe dekreti famëkeq i 31 marsit të vitit 1492 i Izabelës së Kastiljes

Më të lexuarat

Behxhet JASHARI

1.

Paqja andaluziane dhe dëbimi i myslimanëve dhe hebrenjve nga Spanja

Ndodhinë kur sunduesi i fundit vizigot, mbreti Roderik me ushtrinë e tij thyhet rëndë nga Tarik ibn Zijadi në ballafaqim ushtarak, e njohur si Beteja në lu­min Guadeleti, historia do ta konsiderojë si hyrje të islamit përmes portës së madhe në Evropë. Menjëherë pas kësaj beteje, Tariku me pjesën kryesore të ushtrisë vazhdon drejt qytetit Toledo, ndërsa një njësi të fuqishme, të cilën e udh­ë­heq Mugit er-Rumiu, e dërgon në rrethimin e Kordobës. Të dy qytetet u morën me sukses. Kështu edhe fillon epoka e sundimit mysliman në këtë pjesë të Evropës, të quajtur Andalusia, ku besimi, kultura dhe qytetërimi islam do të dominojnë plot 781 vjet.

Al-Andaluzia (ar. لأندلسأ‎ /el-endelus/, e njohur edhe si Iberia Maure, shënon shtetin evropian mysliman në tërë te­rri­torin e Gadishullit Iberik, duke përfshirë Spanjën dhe Por­tuga­linë aktuale, si edhe pjesët jugore të Francës, Italisë veriore dhe Zvicrës jugore, i cili ka ekzistuar në madhësi të ndryshueshme prej vitit 711 e deri në vitin 1492. Edhe pse termi al-Andalus si emërtim i shtetit nënkupton një tërësi integrale politike, karakteri i tij sintetik ka të bëjë vetëm me unitetin shpirtëror dhe kulturor të manifestuar nëpër­mjet Islamit si ind koheziv dhe emërtues i përbashkët i një numri më të madh shtetesh dhe shteteve të vogla relativisht apo plotësisht të pavarura në aspektin politik. An­da­luzia përfa­që­son­te qendrën e shkencës dhe artit të tërë Ev­ro­pës, ndërsa vetë qy­te­ti Kordoba në një periudhë të caktuar kohore ishte qendër qytetëruese grandioze e pap­re­k­shme e jetës ekonomike dhe kulturore të Mesdheut dhe të tërë Evropës, si pjesës së saj islame, ashtu edhe kristiane.

Në të vërtetë, universi shoqëror i Andaluzisë në parim ishte mbështetur në the­me­let e multikulturalizmit, prandaj ky parim përbënte një kundërshtim të drejt­për­drejtë me konceptin monokulturor të modelit tipik kristijan, dhe për më tepër, përfaqësonte një risi të plotë për traditën e deriatëhershme evropiane. Se koncepti i tolerancës shoqërore si karakteristikë qy­te­të­ru­ese e Evropës moderne në tërësi është trashëgimi e faktorit Islam, në këtë nuk mund të ketë kurrfarë dyshimi. Sidoqoftë, do të vijë koha kur vendi ku dikur lulëzonte qytetërimi dhe kultura myslimane, do të shndërrohet në një errësirë të fundamentalizmit dhe antisemitizmit krishter spanjoll…

Aty ku dikur ata që i përkisnin religjionit jo krishterë mbyteshin përmes formave dhe mënyrave më të tmerrshme, aty ku vrasja ndaj myslimanëve dhe hebrenjve ishte përditshmëri, aty ku gjakftohtësia terroriste e inkuizitorëve pothuajse shihej në çdo fytyrë të murgjve dhe priftërinjve të krishterë, aty ku kambana shënonte vazhdimin e mynxyrës, aty ku gjithçka do të ndryshojë me një martesë jo të zakonshme, edhe atë jo nga dashuria, por nga urrejtja e përbashkët që patën ndaj myslimanëve dhe hebrenjve, aty do të ndodh kur e mira dhe e tërë ajo tolerancë dhe drejtësi do të kthehet me të keqe.

Do të thotë se, me invadimin e të krishterëve katolikë, paqa andaluziane – si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë – do të merr fund. Martesa famëkeqe e Ferdinandit të Aragonës dhe Izabellës së Kastiljes do të shënojë fillimin famëkeq të historisë së dëbimit dhe mbytjes së myslimanëve dhe hebrenjve të Spanjës. Ishte muaji mars i vitit 1492. Pikërisht në ditën e fundit të këtij muaji, Izabela e Kastiljes, bash­kë­­­shortja e Fer­dinandit të Ara­­gonës, nga re­zidenca e saj në Granadë, përmes një edikti do të ur­dhërojë:

“Të gjithë jo krishterët, heb­renj dhe mysli­­ma­në, mesh­kuj dhe fem­ra të cilët jetojnë ose ja­në në kalim në­për mbre­të­rinë dhe ven­din to­­në, do të du­het ta lë­shoj­në vendin de­ri në fund të mu­ajit qer­shor, edhe atë së bashku me bijtë dhe bi­jat e ty­re si dhe me fa­refisin e ty­re. Atyre nuk iu le­jo­het kthimi, sep­se iu ka­no­set vdek­ja”[1].

Edikti i turpit, jo vetëm që paraqiste thyerje të marrëveshjes me myslimanët, por kjo mbretëri gjente mbështetjen edhe te Kisha. Atëherë kur Ferdinandi dhe Izabella lidhën kurorën martesore, filluan të premtojnë dhe propagandojnë një lloj socializmi shtetëror. Ata iu premtonin njerëzve mirëqenie, punë, përmirësim të standardit jetësor, etj. E jo vetëm kaq, por ata u betuan se së shpejti nga territori spanjoll do t’i dëbojnë të gjithë ata jo krishterë të cilët nuk do të pranojnë konvertimin në krishterizëm. Krahas këtyre projekteve famëkeqe, ata formuan edhe skuadrën vrastare të quajtur “Santa Ermandad”. Kjo skuadër terroriste do të vihet në shërbim të inkuizicionit, e më pas, kësaj do t’i bashkëngjiten të gjithë aristokratët e asaj kohe me qëllim që të mos i humbin privilegjet dhe pozitat e larta që i gëzonin. Një vendbanim spanjoll edhe sot quhet Kastriljo de Matahudios, ndërsa “Matajudios” do të thotë “të mbysësh hebrenj”[2].

Megjithatë, në Santa Ermandad vullnetarisht do të inkuadrohen grupe manipulantësh, të korruptuarit, fajdexhinjtë, etj. Të gjithë këta do të bëhen virtyt në shërbim të atdheut. Në librin e tij “Der Chevalier von Geldern”(Fisnikët e parave), Fric Hejmani flet për perfiditetin e hebrenjve dhe familjeve të pasura hebreje që ishin shpeshherë lojal ndaj inkuizitorëve, ashtu siç sot bëhet edhe në disa vende në botë”[3].

Dallimin dramatik në shkallën e tolerancës kulturore dhe fe­tare ndërmjet An­da­lu­zi­së si shtet i parë evropian islam dhe shtetit të krishterë – i cili e zë­ven­dë­soi këtë në të njëjtën ha­pë­sirë – e ilustrojnë faktet se për di­sa vjet në tërë territorin e Spanjës myslimane janë rrënuar të gji­tha xha­mitë dhe sinagogat, bibliotekat dhe hama­met, janë gra­bi­tur pa­suritë e të gjithë jokrishterëve dhe se prej 500.000 mys­li­ma­në­ve dhe 30.000 hebrenjve sa patën mbe­tur në Granadë pas rë­nies së shtetit islam, pushteti i krishterë në afatin më të shkur­tër ka vrarë rreth 100.000, ka dëbuar 200.000, kurse 200.000 të tje­rë të mbetur me dhunë i konvertoi në ka­to­li­ci­zëm…[4]. Në këtë periudhë myslimanët e kryqëzuar do t’a fi­toj­në edhe epitetin përbu­zës moriskos.

Prog­ra­mi i abro­gi­mit total i të gjitha for­ma­ve të tolerancës kulturore dhe fetare fi­llon me Dekretin e lartpërmendur për dëbimin e të gjithë myslimanëve dhe heb­renj­ve, si­kur­se edhe të arabëve dhe berberëve nga Ga­di­shu­­lli Iberik. Si pasojë e këtij Dekreti famëkeq, Kristofor Kolombo do ta urdhërojë ekuipazhin e tij që në liman të gjenden para gjysmës së natës të 2 gush­tit të vitit 1492, gjë që ishte gjest i kundërt me prak­ti­kën e rregullt të marinarëve!?

A është arsyeja për një gjest të këtillë ul­ti­matumi i publikuar i 31 marsit i vitit 1492, përkatësisht ur­­dhri i lëshuar në Grenadë nga Izabela, që fillimi i korrikut të vitit 1492 të mos e gjejë asnjë jo të krish­te­rë në Gadishullin Ibe­rik!? Studiuesit, si Simon Vizentali, do të konstatojnë se ultimatumi për dëbimin e jokrishterëve nga Spanja është shtyrë deri më 31 korrik të vitit 1492, d.t.th. për një muaj, madje Izabella do të vendos që afati përfundimtar të jetë 2 gushti i vitit 1492, ditë kjo e cila përputhej me Ditën e Rrënimit të Dytë të Tempullit në Jerusalem[5]. Meqë Kolombo ishte një hebre me origjinë, gjë të cilën si duket nuk e kishin ditur as Ferdinandi, e as Izabella, e as agjentët e tyre, thuhet se qëllimi i tij kishte qenë shmangia nga e keqja. Pra, me qëllim që kjo datë të mos e zë Kolombon në territorin spanjoll, ai do të vendos që së bashku me 120 anëtarët e tij të ekuipazhit, të largohet për “ekspeditën e tij detare”! Paraprakisht Kolombo në mënyrë perfide i garantoi mbretëreshës Izabela se “do të zbu­lojë toka të reja ku do ta përhap krishterimin”, ndërsa ajo – duke qenë e bindur në këtë pohim të tij – do t’i dhu­rojë edhe stolitë e saja, edhe pse në ekspeditën e tij që për­bëhej nga 120 marinarë dhe tre anije, nuk pati asnjë prift të krish­te­rë! Ç’ironi e thellë!?

Pas dëbimeve të myslimanëve dhe hebrenjve nga Spanja, të njëjtat do të vazh­­dojnë edhe në Sicili (1492), Nevara, Pro­van­­së (1498) dhe në Neapol në vitin 1510. Më 21 dhje­tor të vi­tit 1533 me ur­dh­ër të papës Julius III, në shumë qy­tete të Ita­li­së, si në Ro­më, Venedik etj., u do­­gjën disa mi­­jë­ra libra heb­ra­ike, madje edhe kop­je të shum­­ta të Tal­mu­dit. Në këtë fushatë kundër hebrenjve ishte inkuadruar edhe Mar­tin Luteri (1483-1546), udhë­he­që­si i Re­for­ma­ci­o­nit në Gjer­mani dhe the­me­­lues i pro­tes­t­an­­tizmit, ndërsa më vonë kun­dër heb­ren­j­ve u ra­dhitën edhe Deni Dide­ro (1713-1784) dhe Fransoa Mari Arue Vol­ter (1694-1778), etj., kështu që në shu­­më qytete ev­ropiane elementi hebre do të shu­­het tërësisht.

Aq e ashpër do të jetë fushata kundër myslimanëve dhe hebrenjve të Spanjës, sa që nuk do të mbetet pothuajse asnjë gjurmë jokrishtere nëpër shumë vendbanime, si hebreje ashtu edhe në ato myslimane,  përfshirë këtu edhe varrezat e tyre. Kronistët mesjetar shënuan se papa Urbani VIII (1623-1644) do ta përkrah shka­të­rri­min e varrezave hebreje në Spanjë[6].

Hebrenjtë e dëbuar nga Spanja, strehim do të gjejnë vetëm nën hijen e administrimit osman. Thuhet se krahu i heb­renj­ve ashkenaz do të përqendrohet në mbretërinë e re të Po­lo­­ni­­së, ndërsa krahu i judaizmit sefard do të ven­do­set në Pe­ran­do­ri­në Osmane, që do të fi­llo­jë të do­minojë me Mesdheun Oriental dhe me Ball­ka­nin[7]. Barrën e iluminizmit hebrej dhe të lëvizjes iluministe heb­re­je (haskala) e bartën ashkenazët, ndërsa se­far­dët e Ball­kanit veçanërisht nuk e patën atë privilegj[8].

2.

Multikulturalizmi osman dhe toleranca ndaj hebrenjve

Atëherë kur në Evropë perse­ku­to­he­shin bash­­kësitë e ndrysh­me hebraike, ad­mi­nis­tra­ta Osmane do të jetë ajo e cila do t’ua zgja­të do­rën dhe do t’iu of­ro­jë stre­him të sigurt. Si­gu­ria dhe toleranca që u shpreh në pe­riudhën e Perandorisë Os­ma­­ne ndaj krish­te­rë­­ve dhe hebrenjve nuk ish­te as­pak më e dobët se ajo që u ishte of­ru­ar më parë atyre në Anda­lu­­zi[9].

Është e qar­të dhe e vërtetë e hesh­tur se heb­renjtë u njo­hën dhe u pranuan si nje­rëz të ba­rabartë vetëm nga mys­limanët. Hebrenjtë jetuan të qetë dhe plotësisht të integruar në Spa­një ku myslimanët administruan pothuajse tetë shekuj me radhë.

Me migrimin e hebrenjve në Shte­tin Osman do të the­me­lo­hen bashkësi të më­dha hebraike, si në Stam­boll, Selanik, Iz­mir dhe Ed­re­ne, mirëpo gjith­ashtu edhe në Ball­kan dhe në qy­te­tet e Ana­­­­dollit. Në fakt, qeveria os­ma­ne që nga viti 1326 ua ki­shte lejuar heb­renj­ve të ndër­to­nin sinagoga dhe shko­lla, të ki­shin li­ri të plotë udhëtimi, zgjedhje të pro­fe­sionit dhe të vend­­banimit, mad­­je të the­­me­lo­nin edhe in­stitu­ci­o­net e tyre, siç ish­te edhe i ash­tu­qu­aj­tu­ri Rabinat Suprem i Perandorisë Os­mane i the­me­lu­ar në vitin 1453[10]. Sulltan Bejazidi II (1491-1512) do të shprehet se ësh­të i gat­shëm t’i pranojë hebrenjtë e dëbuar dhe atyre t’iu of­ro­jë jetë të re­hatshme dhe paqe në Shtetin Osman[11]. Madje ai me sin­qe­ri­tet të plotë u orvat t’i tërheq hebrenjtë e dëbuar në te­­rri­to­rin osman dhe “në fakt tregoi mëshirën ndaj tyre, shkroi let­ra dhe dër­go porosi që të dihet në tërë hapësirat e Pe­ran­do­ri­së se as­kush nga vezirët dhe drejtuesit tjerë të provincave nuk mund t’i re­fuzojë hebrenjtë apo t’i dëbojë ata. Përkundrazi, ata du­het të pri­ten me zemërgjerësi”[12].

Gjatë procesit të migrimeve hebrenjtë do të ven­do­sen në di­sa qendra më të rëndësishme treg­tare të Ball­ka­nit[13], si dhe të Azi­së së Vo­gël. Me kë­të rast, në sis­temin e miletit në ku­a­dër të Pe­ran­do­ri­së Os­mane do të për­fshi­het edhe bashkësia fe­ta­re heb­re­je (jahudi mi­le­ti) në krye të së cilës qëndronte rabini sup­rem. Heb­renjtë në Stam­boll, si dhe në qy­te­tet tjera të Pe­ran­do­ri­së Os­ma­ne ishin bashkësi të or­ga­ni­zu­a­ra dhe secila bashkësi kish­te ra­binin dhe kë­shi­llin e saj me një udhë­heqës që e quanin bashga­ba.

Sipas defterëve osmanë, jo­mys­limanët ishin të ndarë në tre gru­pe kryesore:

  • Hebrenjë (rabani, karaitëdhe samiritë);
  • Të krishterë (katolikët në: latinë, gruzianë, er­me­në, sirianë, heldejë,ma­ronitë, koptë, ndërsa or­to­dok­sët në: gregorianë, grekë, nes­to­ri­anë, mel­kitë,) dhe
  • Sabejë.

Hebrenjtë ishin të ndarë në bashkësi rabinate, përkatësisht në ithtarë të judaizmit talmudian dhe në bashkësinë e vogël të ka­­raitëve, një sekt që do të paraqitet në shek. VIII pas largimit nga ju­daizmi talmudian[14].

Andre Mikeli i ci­­li është i njohur me veprat e tij shkencore e studimore, e që ka­në të bëj­në me tolerancën e mys­limanëve në botën islame, vle­rë­son: “Bashkësitë krishtere je­to­nin në një shtet mirë të ad­mi­nis­tru­ar të ci­lin ata nuk e njihnin gja­të periudhës bizantine dhe latine. Ata as­njëherë nuk iu nën­shtru­an dëbimeve sistematike. Për­kun­dra­zi, Shte­ti Osman, për­ka­të­sisht qyteti më i madh, Stambolli, do të bë­het vendstrehim për mi­gruesit hebrenj të cilët iknin nga Spa­nja ku vazhdimisht tor­tu­ro­heshin në vendin e tyre. Njerëzit as­një­he­rë nuk ishin islamizuar me forcë; lëvizjet për islamizim do të pa­ra­­qi­ten si rezultat i pro­ce­se­ve shoqërore” [15].

Në Ballkanin Otoman hebrenjtë gjetën strehim të sigurt dhe atyre iu mun­dë­sua që, përkundër identitetit tje­tër fe­tar, të përparojnë në hierarkinë admi­ni­stra­ti­ve të Pe­ran­do­risë Os­ma­ne[16]. Konstatime të njëjta ekzistojnë edhe në let­rën të cilën hebrenjtë e Provansës (kra­­hi­në në Francën juglindore) që jetonin në Se­lanik, ua ki­shin dërguar bashkë­fe­ta­rë­­ve të tyre të per­se­ku­tu­ar, po ashtu nga Pro­vansa, në vitin 1550, në të cilën thuhej: “Eja­­ni dhe bash­ko­huni me ne në Tur­qi, dhe do të je­to­ni sikur ne, në paqe dhe li­ri[17]. Historia e integrimit të hebrenjve nën ad­mi­­nistrimin osman kul­­min e saj e arriti vetëm gja­të she­kujve XVI dhe XVII[18].

Letra e Edrenesë e vitit 1454, e cila paraqet një dokument të rëndësishëm historik, është një dëshmi e qartë sa i përket lirive dhe të drejtave fetare të hebrenjve dhe të gjithë jomyslimanëve nën qe­ve­ris­jen os­mane. Rabini hebre Is­aak Sar­fati, i lindur në Gjermani, përkatësisht autor i këtij shkrimi, zbulon dimensionet e lirisë nën sundimin otoman, kur shkruan dhe i fton vë­lle­zërit e tij në fe që gjen­den në Ev­­ropë, të shkojnë atje, në tokat osmane dhe kështu të mbro­hen nga per­se­ku­ti­met që realizo­he­shin kun­dër ty­re si heb­renj në Gjer­ma­ni, gje­­gjë­si­sht në Ev­ro­pë, duke thë­në: “Kam dëgjuar për vu­aj­tjet dhe tmerret nga vdek­ja që i ka go­di­­tur vëllezërit tanë heb­renj në Gjermani, për kon­ver­ti­met e dhunshme në krishterizëm dhe për dë­bi­met të ci­­lat janë duke ndodhur për çdo di­të… Unë Isaak Sarfatti, edhe pse rrjedh nga një fa­mil­je franceze, pra­pëseprapë jam i lindur në Gjer­mani, dhe aty kam mësuar para këm­bë­ve të mësuesve të mi të nderuar. Ua bëj me di­je se ven­di i qu­aj­tur Turqi (Perandori Os­ma­­ne) ësh­të një vend ku nuk mungon as­­gjë dhe ku, në­­­se ju dëshironi, të gjithë të tjerët do të dë­shi­roj­­në të sillen mirë me ju. Rruga deri në Tokën e Shenj­të është e ha­pur për­mes Tur­qi­­së. A nuk ësh­­­të atëherë më mirë që të je­toni nën ad­mi­ni­s­­tri­min mysliman, se sa nën atë krish­ter? Këtu çdo nje­ri mund të jetojë në pa­qe, nën hijet e vresh­tave dhe drunjve të fiqve. Kë­­tu le­johet të mba­ni mantelet më të shtre­nj­­ta. Për­kun­dër as­aj, në botën e krishterë assesi nuk gu­xoni që fë­­mi­­jët e juaj t’i vishni me rro­ba të ku­­qe ose me ngjy­rë blu edhe atë sipas shi­jes so­në… Pra, duke i ma­rrë pa­­rasysh kë­to vu­­aj­tje, o Israel, pse ke fje­tur? Ngri­­­hu! Dhe lar­­gohu për çdo herë nga ai vend i mall­ku­ar”[19]!

Gjithashtu, në fillim të shek. XVI edhe një hebre por­tugez, i quajtur Samuel Us­que, me një en­tu­zi­a­zëm të njëj­të përshkruan gjendjen e heb­renj­­ve, du­ke thë­në për Perandorinë Osmane se “është një det shu­më i gje­­rë të ci­lin Zoti e hapi me shkopin e Tij të më­shir­­shëm ash­tu siç e hapi De­tin e Kuq me ras­tin e daljes nga Egjip­ti. Dyert e lirisë këtu janë të hapu­ra për ta re­spek­tuar judaizmin”[20].

Atëherë “kur heb­renjtë e themeluan sinagogën në Hajdarpashë të Stambollit, atë e quaj­tën “Hemedat Israil”Hemedatdo të thotë Hamid, pra fa­lënderues ose ndryshe “Falënderim i Izraelit”. Meqenëse emri i sull­tanit të asaj periudhe ishte Abdulhamid, ata edhe sina­go­gën e emë­ruan me emrin “Falënderimi i Izraelit” në shenjë respekti ndaj Sulltan Abdulhamidit të II-të[21].

Deri në fillim të shekullit XX, përkatësisht de­­ri në vitin 1917, Lin­dja e Afërt ishte e ba­sh­ku­ar në një pushtet, e ai ishte pushteti Os­man me seli në Stamboll. Në bren­di­në e kë­saj perandorie të gje­rë je­to­­­nin etnitete të ndry­sh­me si: dru­zë, shi­itë, të krish­terë, heb­renj, arabë, turq, shqip­­ta­rë, ber­be­­­­­rë, kur­dë, grekë, vlleh dhe shu­­­më et­ni­­tete tje­­­­­­ra. Në të vër­tetë, Pe­ran­doria Osmane deri në një farë shka­lle u për­gjigjet Shteteve të Bash­ku­ara të Ame­­rikës (ashtu siç sot ad­mi­nis­­troj­në SHBA-të me shte­tet që e përbëjnë atë)[22]Pax Otto­ma­na që për­­fundoi me tër­heq­jen e Pe­­ran­dorisë Os­mane nga Lindja e Afërt, akoma nuk ësh­të zë­­vendë­su­­ar, por ato rajone pas lar­­gimit të ad­mi­­nis­tri­mit os­­man kaluan nën ad­­ministrimin e kolo­ni­za­to­­rë­­ve evropianë.

Në vitin 1992 katolikët konservatorë në Spanjë dhe në Amerikën Latine propozuan që Izabela e Kastiljes (e vi­tit 1492) të shpallet shenjtëri, akt përmes së cilit do të injo­ro­he­shin edhe veprimet vrastare dhe gjenocidiale të cilat ajo i kreu ndaj hebrenjve dhe mys­limanëve të Spanjës të fundshekullit të XV-të dhe fillimshekullit të XVI-të. Me­gjith­a­të, ky propozim nuk u pranua.

Burimet:

ARNOLD, Thomas, “Povijest Islama”, IZ, Sarajevo, 1989.

BRAUDE, Benjamin & LEËIS, Bernard, “Krščani i jevreji u os­man­skoj ca­­re­vi­ni – fun­kci­oniranje jednog pluralnog društva”, CNS, Sarajevo, 2009.

БЕНБАСА, Естер & РОДРИГ, Арон, “Ис­торија на сефардските Евреи – од Толедо до Солун”, Сло­во, Скопје, 2011.

DEBELJAK, Alesh, “Fundamentalizmi ba­shkë­kohor dhe lufta e shenj­të”, Lo­gos-A, Shkup, 2011.

MUHIQ, Fe­rid “Identiteti islam i Europës”, Logos-A, Shkup, 2013.

KARLSSON, Ingmar, “Vjera teror i to­le­ran­cija”, Tuzla, 2005.

MIQUEL, André, “L’Islam et Sa Civilisation VIIe-XXe siècle”, Librairie Ar­mand Colin, Paris, 1968.

MURTEZAI, Ekrem, “Fjalor i feve“, Ri­lin­dja, Prishtinë, 2000.

VIZENTAL, Simon, “Jedro Nade”, Prosveta, Beograd, 2003.

SCHËARTZ, S. “Dva lica islama”, Tugra, Sarajevo, 2005.

ORTAJLLI, Ilber, “Paqja Osmane”, Logos-A, 2015.

ëëë.el­mundosefarad.eu/­ëiki/ëiki/­index.php­?­titl­e­n­a­j­e­­­v­­re­j­s­k­om_grob­lju_u_sarajevu.

https://lostsephardicëorld.org/mk/izlozba/sefardskite-evrei-i-niv­no­t­o-­pa­­tuvanje-na-balkanot/.

1] “Sefardi na nemilosrdnoj strmini istorije”, Bruno Likić & So­fija Ko­r­dić, www.el­mundosefarad.eu/­wiki/wiki/­index.php­?­titl­e­n­a­j­e­­­v­­re­j­s­k­om_grob­lju_u_sarajevu.

[2] VIZENTAL, Simon, “Jedro Nade”, Prosveta, Beograd, 2003, l, f. 206.

[3] “Der Chevalier von Geldern”: Eine Chronik der Abenteuer der Juden, Köln, 1963, cituar sipas: VIZENTAL, Simon, f. 43.

[4] Më hollësisht për dëbimet e para ndaj myslimanëve dhe hebrenjve pas pushtimit të Granadës, shih: Henry Ka­men, “Spain 1469-1714 A Society of Conflict”, (Third edition, pf. 37-38), cituar sipas: MUHIQ, Fe­rid, “Identiteti islam i Europës”, Logos-A, Shkup, 2013, f. 265-266.

[5] VIZENTAL, Simon, f. 173.

[6] VIZENTAL, Simon, f. 173.

[7] БЕНБАСА, Естер & РОДРИГ, Арон, “Ис­торија на сефардските Евреи – од Толедо до Солун”, Сло­во, Скопје, 2011, f. 72-73.

[8] БЕНБАСА, Естер & РОДРИГ, Арон, f. 419.

[9] ARNOLD, Thomas, “Povijest Islama”, IZ, Sarajevo, 1989, f. 191.

[10] BRAUDE, Benjamin & LEWIS, Bernard, “Krščani i jevreji u os­man­skoj ca­­re­vi­ni – fun­kci­oniranje jednog pluralnog društva”, CNS, Sarajevo, 2009, f. 31.

[11] https://lostsephardicworld.org/mk/izlozba/sefardskite-evrei-i-niv­no­t­o-­pa­­tuvanje-na-balkanot/ (09.09.2018).

[12] CAPSALI, Eliahou, “Chronique de l’expulsion”, pres.et trad. par S. Sul­tan Bo­hbut, Cerf. Paris, 1994, cituar sipas: БЕНБАСА, Естер & РОДРИГ, Арон, f. 89.

[13] “Sefardi na nemilosrdnoj strmini istorije”, Bruno Likić & Sofija Kordić, www.el­mun­do­sefarad.eu/wiki­/wiki/index.php­?tit­le=­na­_­je­vrejskom_gr­oblj­u_u_sarajevu.

[14] BRAUDE, Benjamin & Lewis, Bernard, po aty, f. 50.

[15] MIQUEL, André, “L’Islam et Sa Civilisation VIIe-XXe siècle”, Librairie Ar­mand Colin, Paris, 1968, f. 244.

[16] DEBELJAK, Alesh, “Fundamentalizmi ba­shkë­kohor dhe lufta e shenj­të”, Lo­gos-A, Shkup, 2011. f. 91-92.

[17] БЕНБАСА, Естер & РОДРИГ, Арон, f. 91, cit. si­pas: Abraham Danon, “La co­mmu-na­uté juive de Sa­lo­ni­­qu­e­ au­ 16 siécle – In: Revue des études juives (40), 1990, p. 207.

[18] BRAUDE, Benjamin & LEWIS, Bernard, f. 50.

[19] SCHWARTZ, S. “Dva lica islama”, Tugra, Sarajevo, 2005, f. 28; БЕН­БА­СА, Естер & РОДРИГ, Арон, f. 84-85.

[20] KARLSSON, Ingmar, , “Vjera teror i to­le­ran­cija”, Tuzla, 2005, f. 310; БЕН­БА­СА, Естер & РОДРИГ, Арон, f. 91.

[21] ORTAJLLI, Ilber, “Paqja Osmane”, Logos-A, 2015, f. 162.

[22] VINTER, J. Tim, “Islam 2000: Feja për fundin e modernizmit”, Ljil­jan, dhje­tor, 98 – Ja­nar 99./Tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit