-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Parlamenti Evropian dritë jeshile për ndalimin e ndryshimit të orës

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian (PE), miratoi rezolutën e përgatitur për t’i dhënë fund ndryshimit të orës në muajt e verës dhe dimrit në vendet anëtare.

Asambleja e Përgjithshme e PE-së u mblodh në Strazburg, për të shqyrtuar dhe votuar rezolutën në fjalë.

Deputetët miratuan rezolutën me 410 vota pro dhe 192 kundër.

Sipas rezolutës, vendet anëtare të BE-së deri në prill të vitit 2020 do të duhet të bëjnë një zgjidhje të përhershme mes orëve verore dhe dimërore, ndërsa duke filluar nga viti 2021 do t’i japin fund këtij zbatimi që ndryshonte orën dy herë në vit.

Në vendet anëtare të BE-së, çdo vit në ditën e diel të fundit të muajit mars, akrepat e orës i lëvizin një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të muajit tetor një prapa.

Në një sondazh që Komisioni i BE-së kishte bërë për të marrë opinionin e publikut në lidhje me llogaritjen verore të kohës kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona.

Sipas kësaj 84 për qind të pjesëmarrësve kishin kundërshtuar këtë zbatim./aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit