5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Trafiku i ngarkuar, ja 10 qytetet më problematike në botë

Më të lexuarat

Roma është qyteti i dhjetë në botë përsa i përket trafikut të rënduar automobilistik. Me 254 orë të humbura në timon, kryeqyteti Italian është i dyti pas Bogota e cila numëron 272. Analiza i referohet vitit 2018 dhe krahason trafikun automobilistik në më shumë se 200 qytete në 38 vende të ndryshme.

Po për sa i përket orëve që kalohen në timon, lista dominohet nga qytetet europiane. Në dhjetë vendet e para janë 8 europiane – ndërkohë që kryeson Moska, Stambolli, Bogota, qyteti i Meksikos dhe San Paolo. Më pas është Londra, Rio de Zhanero, Boston dhe Shën Petërburg.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafikun shpenzojnë 87 miliardë dollar në vit. Sipas përllogaritjeve janë 1.348 dollarë për çdo shofer. Boston Uashington dhe Cikago janë tre qytete më të këqija në vend për orët që shoferët humbasin në trafik. Janë 164 orë, më pak se një javë, që në Boston shoferët kalojnë në timon. Një humbje parash në terma produktiviteti prej 2.291 dollarësh për shofer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit