Grida që na kërkon të sillemi mirë me zonjat
Deputetja bukuroshe zonja Grida Duma ka kenë shpesh e përfolme dhe rëndom i janë lëshue romuze prej shumë kahjeve t’politikës dhe nga gazetarë t’ndryshëm. Nji deputeteje i thuhet “pelë” dhe feministet e sejcillit krah heshtin. Ditën e djeshme të gjitha portalet n’gjuhën shqipe e banë lajm statusin e gazetarit Ilirjan Blloshmi nga Shqipnia, ku deputetes Grida Duma iu drejtua me emrin “PELË”.
E gjitha kjo nuk asht nji situatë normale në tregun tonë mediatik, pavarësisht bindjeve partiake apo të drejtave të njeriut të cillitdo spektër. Po vrehet se edukata e dobët po mbizotëron mbi bindjet personale, ndërkaq që vëmendja e grupimeve feministe, që monitorojnë gjithçka, kësaj radhe po rrinë shumë urtë. Gjatë diskutimeve të zjarrta që ndodhin nëpër rrjetet sociale rëndom shohim, se analistët ia fusin kot, ashtu siç thotë edhe një fjalë e urtë popullore, “ia futi si kau-pelës”, por kjo nuk shkon n’rastin tonë. Ne e kemi bindje që sido me qenë një gruaje politikane dhe deputete njëkohësisht, pavarësisht a ka ba gabim, apo jo nuk mundesh me ju drejtue me forma të tilla ofenduese dhe atakuese. Fjalori i ulët dhe ofendues është bërë diçka e zakonshme në gazetarinë shqiptare në të gjitha trojet tona, si në Shkup, Prishtinë e Tiranë, ndërkaq kur hoxhallarët përdorin ndonjë shprehje të zakonshme popullore për me ia shtrënguar apo t’ia tërheqësh frenët gruas, ngrihet një kor i tërë analistësh, që ia kalojnë nëpër sitën e imët të paragjykimit, se si e tha… (ani se hoxha kërkon falje).
Hoxhallarët i duan me qenë melek të ramë nga qielli, dhe harrojnë veten e tyne me gjithë vendin ku po jetojnë. Nga kullat e FCB lëshojnë rrfetë moralizuese me një gjuhë fair play, porse nëse luajnë fair play patjetër duhet t’i japin hov edhe këtij rasti, e duhet me i dal për zot edhe znj. Grida. E na nuk mund t’i thami “Mashallah të koftë, Ilirianit” dhe iliro-pellazgëve kudo ku janë, e as atyne që ngrejnë pluhun kundra hoxhallarëve, edhe sikur me pasë të drejtë. Ne po i dimë se kush janë, por ne kemi një mision tjetër, që është krejtësisht në të kundërt, e nuk mundemi me ua kthy me të njajtën monedhë.
*Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, kjo fjalë do të thotë: “Femra e kalit. Pela të egra. Pelë kërre (dori). Pelë pëlle. Hiqen pelat. Lidhi (lëshoi) pelën. Rri si pelë. keq. përton të bëjë punë; rri pa merak e pa kujdes, pa i njohur e zbatuar mirë rregullat e mirësjelljes (për gra e për vajza të rritura).