4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Njihuni me vendet më (dhe jo) raciste në Europë!

Më të lexuarat

Agjencia BE-së për të Drejtat Themelore (FRA), ka publikuar së fundmi studimin për vitin 2017 për racizmin në vendet e Europës. Ky raport vjen në një situatë kur nacionalizmi dhe e djathta ekstreme kanë gjetur një teren të madh në mjaft parlamente dhe qeveri të kontinentit europian.

Sipas studimit në Finlandë, regjistrohet shkalla më e larta e paragjykimit racor dhe dhunës kundër migrantëve nga vendet afrikane, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ndër të fundit në listën e diskriminimit kundër tyre. Një e katërta e qytetarëve nga vendet afrikane që kërkojnë punë në Evropë pranuan se kanë përjetuar racizmin, ndërsa përqindjet më të larta janë regjistruar në Austri, Itali dhe Luksemburg. 21% e anketuarve që ishin duke kërkuar shtëpi thanë se ishin të diskriminuar për shkak të ngjyrës së tyre. Në Austri, është e zakonshme që policia të ndalojë kontrollin për njerëzit me ngjyra, por vetëm 31% e tyre besojnë se kjo ndodhi për shkak të kombësisë së tyre.

Për të kryer studimin u intervistuan rreth 6 mijë njerëz nga 12 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Rreth 30% e e të anketuarve pjesë deklaruan se kishin pësuar një formë diskriminimi racor brenda pesë viteve të fundit. Në Finlandë, 63% e të anketuarve thanë se ishin racistë, 21% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 20% në Maltë. Agjencia për të Drejtat e Njeriut në këtë kontekst edhe njëherë u bëri thirrje të gjitha vendeve të marrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë fenomen. Drejtori i Agjencisë, Michael O’Flaherty tha se “racizmi në bazë të ngjyrës së lëkurës mbetet një kamzhik i përhapur në të gjithë Evropën dhe më gjerë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit