-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Foreign Policy”, akuza të rënda për ish-ambasadorin amerikan në Kosovë

Më të lexuarat

​“Një nga vendet më të varfra të Evropës dëshironte ndërtimin e një autostradë. Me mbështetjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë është kontraktuar kompania “Bechtel” në një projekt që shkonte 1.3 miliardë dollarë.

Ajo që shqetëson në gjithë këtë është se autostrada Vermicë-Merdar ka shfaqur probleme të shumta, ndërsa ish-ambasadori është duke punuar për “Bechtel”, kështu e ka nisur një artikullin investigues revista prestigjioze “Foreign Policy” në lidhje me përzgjedhjen e firmës që do të merrej me ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdar dhe me projektin e saj.

 

Sipas revistës “Foreign Policy”, në përzgjedhjen e firmës amerikane dhe të projektit të autostradës një ndikim të madh ka pasur ish-ambasadori amerikanë në Kosovë, Christopher Dell, i cili është punësuar nga “Bechtel” pas largimit nga Kosova.

 

“Autostrada është përfunduar në vitin 2013 me një gjatësi rreth 77 kilometra dhe kostoja e saj ka shkuar rreth 1.3 miliardë dollarë, sipas një shifre zyrtare të publikuar nga qeveria e Kosovës. Ai ishte projekti më i kushtueshëm në historinë moderne të Kosovës. Por, sot autostrada përdoret vetëm në 1/3 e kapacitetit të saj”, shkruan “Foreign Policy”.

 

Revista shkruan se Christopher Dell ka mbështetur publikisht projektin e autostradës edhe pse institucionet ndërkombëtare kishin ngritur mjaft pikëpyetje mbi vlerën e rrugës, kontrata për të cilin është nënshkruar në prill 2010. Banka Botërore është shprehur se vetëm në 2 nga 9 segmentet e rrugës, në ato më afër Prishtinës, ajo do të ishte “ekonomikisht e qëndrueshme”, që do të thotë se përfitimi ekonomik do të ishte më i madh se kostoja.

 

Ish-ambasadori amerikan la Prishtinën në 2012 dhe mori një tjetër pozicion diplomatik, para se të dilte në pension në tetor 2013. Një muaj më pas, “Bechtel” e punësoi atë si një përfaqësues të tij në Mozambik. “Foreign Policy” thekson se firma amerikanë i kishte bërë një ofertë pune në korrik 2012 ambasadorit, një muaj para se ai u largua nga Kosova, në mes të ndërtimit të autostradës.

 

“Foreign Policy” ka tentuar të kontaktojë me Dell, por ai nuk ka pranuar të komentojë këtë histori, ndërsa Charlene Wheeless, një përfaqësuese e “Bechtel”, e përshkroi si shpifje çdo ndikim të paligjshëm dhe konflikt interesi midis punës së Dell, si ambasador në Kosovë dhe ndihmës së dhënë prej tij ndaj punëdhënësit të ardhshëm. Ajo tha se Dell është punësuar në sajë të aftësive dhe përvojës së tij.

 

Kompania “Bechtel”, është kontraktuesi më i madh amerikan i ndërtimit dhe e treta në botë sipas raportit të hartuar nga “Engineering News-Record” dhe që vitet e fundit ka ndërtuar disa nga akset më të kushtueshme në Kosovë, Kroaci, Rumani dhe Shqipëri, ku ka ndërtuar “Rrugën e Kombit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit