8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

I burgosuri pyetet për fjalën e fundit para se të ekzekutohej, i befason të gjithë me atë që thotë

Më të lexuarat

Një ngjarje e pazakonte është shënuar në Tennessee të SHBA-ve ku një person i dënuar me vdekje, teksa po shkonte drejt fundit të tij në karrige elektrike ka qenë duke qeshur dhe ka thënë ‘let’s rock’ (le ta djegim, le të festojmë).

Ai u bë personi i parë që ekzekutohet në këtë shtet që prej vitit 2007.

Edmund Zagorski: I pyetur nga kujdestari i burgut nëse kishte ndonjë fjalë të fundit në dhomën e vdekjes, Zagorski tha: “let’s rock”, pak para se ekzekutimi të kryhej.

Ata vunë në dukje se ai shtrëngoi grushtet kur u aplikua voltazhi, por Zagorski nuk bëri asnjë rezistencë gjatë kohës që karrigia vdekjeprurëse ishte në punë.

Para tre javësh autoritetet kërkuan t’i injektonin Zagorskit një injeksion kimik, por plani u ndërpre nga guvernatori i Tennessee-s ku i burgosuri ushtroi të drejtën e tij për të kërkuar karrigen elektrike.

Në Tennessee, të burgosurit krimet e të cilëve ndodhën para vitit 1999 mund të zgjedhin karrigen elektrike. Është vetëm një nga gjashtë shtetet që lejojnë një zgjedhje të tillë ekzekutimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit