2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Halloween – Festa e Kudhanave

Më të lexuarat

Shkruan: Hajrudin S. Muja

Albanologët, fjalën kudhana e lidhin me fjalën latine “Calende” (dita e parë e çdo muaji sipas kalendarit romak), për të dalë te sllavishtja “Koleda” e prej këndej tek shqipja toske “kolendrë” dhe tek shqipja gege “Këdhanë” e “Kulanë” dhe rumanishtja “Colende”.

Fjalori italian “Dizionario Garzanti Della Lingua Italiana” e supozon të ardhur nga etruskishtja, gjë që na sygjeron lidhjen e kësaj fjale me shqipen në një rrugë tjetër.

Dihet që kudhanat nuk kanë të bëjnë fare me kolendrat romake (me ditën e parë të çdo muaji) dhe aq më pak me kalendrat greke (dmth: me një ditë që nuk vjen kurrë, me ditën e moskurrit).

Në kohët e herëshme, në vend të “Halloween’it” kristjan, është celebruar festa e Druid’sit, për nderë të Samhain’it – zotit të të vdekurve. Ky festival ka rënë ditën e parë të nëntorit – shkruan Ralph Linton në librin “Halloween Through Twenty Centuries”.

E njëjta gjë paraqitet edhe në Encyclopedia Britanica, në të cilin thuhet se ka qenë besimi i Druid’it, se në mbrëmjen e këtij festivali, Samani – zoti i të vdekurve, ka ftuar në bashkimin e shpirtërave, për të shqyrtuar kohën e kaluar 12 mujore dhe për t’i dënuar për asrye të banimit të tyre në trupat shtazorë (Britanica – edicioni i II-të, Vëllimi 12, faqe 857-858.)

Diçka të ngjajshme pretendon edhe Alexander Mac Gregor (“Highland Superstitions, f.44), një celebrim pagan, ku shpirtërat dhe shenjtëritë kanë natën univerzale të ecjeve me një liri të plotë të pavarur. Më saktë, një natë kur shpirtrat e të vdekurve do të kthehen në banesat e tyre origjinale për t’u ushqyer.

Një studim i qëlluar në kuptimin islam është bërë nga Alauddin Shabaz (“Symbolism, Holidays, Myths and Signs” f.58) sipas të cilit Celët dhe popujt tjerë jugorë, fillimin e nëntorit e kanë konsiderue edhe fillimin e vitit të tyre (vitin e ri), por gjithnjë duke besuar se kjo është koha kur të gjallët do të bien, ndërsa të shkatrruarit do të nxënë çdo vend në tokë. Prandaj, fillimin e muajit të nëntorit ata e bënë muaj përkujtimi për të vdekurit, muaj shumë i përkujtuar edhe në Evropën pagane [M.Travelyan: “Folklore and Folklories of Wales”, f.254]

Tek populli i hershëm meksikan, gjejmë besimin se shpirti i të vdekurve kthehet prapa në muajin e dymbëdhjetë, që sipas llogaritjes së tyre, korospondohet me muajin nëntor. Në këtë ditë, shpirtërat e të vdekurve janë të mirseardhur me entuziasëm (James G. Frazer “Adonis”). E

M. Grant nga një burim tjetër ka gjetur se Papa Boniface IV, në panteonin romak, aty kah viti 607, ka huazuar nga perandori Phocas, një llojë ceremoniali hebraik pagan, për nderë të zotit Cybele dhe zotrave tjerë romak prej vitit 100, kur bie në duart e të krishterëve, me rastin e përvetësimit të krishterimit. (M. Grant: “Mysteries of all nations”, f.120).

Dita e trembëdhjetë e muajit maj, në këtë kohë u bë e njohur me emrin All Saints Day, dita kur lutjet e të gjithëve bëheshin për shpirtërat e të vdekurve. Më vonë, rreth vitit 834, nga emri All Hallow u nxuar Halloween, kurse dita e 13 majit, u transferua më 1 nëntor. Kështu, nga emërtimi i mëparshëm All Hallow që kishte kuptim “krejt i shenjtë” (All Holy), ju shtua prapashtesa “een” që është kontraktim i mbrëmjes gjegjësisht i “natës” (Marie Travelyan “Folklore and folklories of Walles”, f.177).

Në Romë festa e vdekjes së Attisit ka qenë celebruar me 22 Mars e deri më 25, dhe influenca e këtij kulti (adhurim i tepruar) në krishterizëm është e pamohueshme në Itali. Kështu Gaul dhe Frygia, kristjanët e hershëm e adoptuan 25 Marsin si ditën e dashurisë ndaj Krishtit.

Në këtë kontest, The Encyclopedia of Religion pohon se misionarët në Amerikën Latine kan bërë ndryshime religjioze duke shti prioritete të ndryshme për të rregullue çështjen e interesave të tyre politike, ngjajshëm me të gjitha festat tjera kristijane.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit