Një seminar shkencor mbi historinë e përkthimev të Kur’anit në gjuhën angleze u mbajt në Universitetin e Katarit në Doha të premten.
Seminari Shkencor u organizua nga Kolegji i Universitetit të Teologjisë dhe Studimeve Islame, njoftoi e përditshmja el-Raya.
Abdullah al-Hatib, një dijetar i Kur’anit dhe ish-dekan i Kolegjit të Universitetit Sharxhah të Shkencave Islame, mbajti një kumtesë duke theksuar rëndësinë e përkthimit të Kur’anit në gjuhë të ndryshme.
Ai tha se më shumë se 80 për qind e pasuesve të Islamit sot flasin në gjuhë të ndryshme, jo-arabe dhe se shumë prej tyre e lexojnë Kur’anin dhe komentet e Kur’anit në gjuhën e tyre.
Abdullah Al-Hatib, gjithashtu, tha se përkthimi i Kur’anit në anglisht është me rëndësi të madhe për shkak se disa 1 miliard njerëz në botë e flasin gjuhën angleze.
Sipas studiuesit nga Emiratet, mbi 100 përkthime të Kur’anit në gjuhën angleze janë në dispozicion sot.
Ai i paraqiti disa nga këto përkthime në gjuhën angleze, duke i përfshirë edhe përkthimet e Kur’anit në anglisht nga Marmaduke Pickthall, Abdullah Jusuf Ali dhe Abdel Halim.