7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

“Vrasjet e të burgosurve nga regjimi sirian konfirmojnë frikën e komunitetit ndërkombëtar”

Më të lexuarat

SHBA: Komunikimet e njoftuara kohët e fundit se regjimi sirian ka vrarë mijëra persona për arsye politike në paraburgim konfirmon frikën e komunitetit ndërkombëtar

 

WASHINGTON (AA) – Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka theksuar se raportimet që regjimi i Bashar al Asadit në Siri ka vrarë mijëra persona nën arrest konfirmon frikën e komunitetit ndërkombëtar ndaj regjimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nauert ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmet e regjimit në Siri ndaj civilëve.

“Komunikimet e njoftuara kohët e fundit se regjimi sirian ka vrarë mijëra persona për arsye politike në paraburgim konfirmon frikën e komunitetit ndërkombëtar. Nuk mund të harrohet kurrë se; dhjetëra mijëra civilë sirianë që kërkojnë lirinë dhe të drejtat pa përdorur dhunën dhe kërkojnë ndryshime politike janë arrestuar dhe janë torturuar sistematikisht nga regjimi”, është shprehur Nauert në deklaratën e saj.

Po ashtu Nauert ka theksuar se qeveria e SHBA-ve dënon regjimin e Asadit i cili vendos në objektiv civilët.

Ajo është shprehur se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të bërë që përgjegjësit të japin llogari.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se që nga viti 2011 e deri tani kanë humbur jetën 13.066 persona të cilët janë përballur me tortura nga regjimi i Asadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit