-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Muslimanët Moro kërkojnë nga Turqia ta vazhdojë mbështetjen

Më të lexuarat

“Turqia gjendet zyrtarisht në procesin e paqes me Qeverinë e Filipineve dhe muslimanët Moro si palë e tretë”, tha kryetari i Frontit Çlirimtar Islam Moro, Al Hajj Murad Ebrahim

 

COTABATO (AA) – Fronti Çlirimtar Islam Moro (MILF) deklaroi se duan mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë pas miratimit të ligjit për autonomi gjithëpërfshirëse për muslimanët Moro në Filipine.

Kryetari i MILF, Al Hajj Murad Ebrahim, tha për Anadolu Agency (AA) se Turqia gjendet zyrtarisht në procesin e paqes me qeverinë e Filipineve si palë e tretë.

Ebrahim tha se deri tani rreth 200 studentë janë arsimuar në Turqi, duke theksuar kontributet e fondacionit humanitar IHH dhe Fondacionit Turk të Çështjeve Fetare (Diyanet-TDV) i cili funksionon në kuadër të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

“Popullata dëshiron zgjidhje për problemet e tyre”, shtoi Ebrahim.

Komuniteti musliman që jeton në Mindanao, Palawan dhe Arkipelagun Sulu në jug të Filipineve dhe ishuj të tjerë quhet Moro.

Ligji i miratuar nga qeveria filipinase parashikon rritjen e përfitimeve ligjore dhe ekonomike për muslimanët në rajon, duke i dhënë autonomi më të plotë popullatës që jeton në ishujt rreth Mindanaos, e cila ka popullsi të madhe muslimane.

Me ligjin e ri do të krijohet një qeveri autonome për muslimanët në Filipine.

Qeveria qendrore do ta dorëzojë pushtetin administrativ në Mindanao te qeveria e muslimanëve Moro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit