0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

BE ofron 180 milion euro ndihmë për refugjatët sirianë

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian, do të japë 180 milion euro shtesë ndihma humanitare për sirianët që janë shpërngulur për shkak të luftës civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Komisionit të BE-së njoftohet se paketa e ndihmës prej 41 milion eurosh do të përdoret për personat në Siri, 66 milion euro për sirianët në Jordani dhe 73 milion euro për refugjatët sirianë në Liban.

Një pjesë e rëndësishme e ndihmës së BE-së do të përdoret për fushatën “Mos të Ketë Breza të Humbur” të filluar për fëmijët sirianë nga UNICEF dhe në mbështetje të pjesëmarrjes në aktivitetin ekonomik të refugjatëve sirianë.

Në fillim të javës së ardhshme pritet të vizitojnë Turqinë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për punët e jashtme, Federica Mogherini, anëtari përgjegjës i Komisionit Evropian për politikën e zgjerimit dhe të fqinjësisë, Johannes Hahn dhe anëtari përgjegjës i ndihmave humanitare Hristos Stilianidis të cilët do të vizitojnë kampet e qëndrimit të refugjatëve sirianë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit