-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Qeveria e Maqedonisë planifikon subencionimin për kompanitë që çertifikohen me “Hallall”

Më të lexuarat

Saraçini takim me afaristët rreth zbatimit të standrdit Hallall

Ministria e Ekonomisë sot do të organizojë një takim me biznesmenë nga Republika e Maqedonisë, ku temë diskutimi do të jetë zbatimi i standardit Hallall.

Qëllimi i takimit është prezantimi i mundësive dhe rëndësisë së zbatimit të standardit Hallall në veprimtarinë e ndërmarrjeve, procesi i certifikimit, si dhe mundësitë dhe mënyra e aplikimit për subvencionimin e shpenzimeve për zbatimin dhe certifikimin nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi, drejtori ekzektutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Jelisaveta Georgieva, drejtori ekzektutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Mitko Aleksov.

Në mesin e kompanive që do të paraqesin përvojat e tyre nga zbatimi i standardit Hallall janë kompanitë “Vitalia”, “Uka Commerce” dhe “Makprogres”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit