Liqeni i Badovcit nuk po ka ujë, por në të po gjenden mjete të rrezikshme. Të enjten disa punëtorë që po bënin pastrimin e mbeturinave në këtë liqen, kanë gjetur një minë. Ajo ishte shfaqur mbi sipërfaqe të ujit, si pasojë e rënies së nivelit të ujit aty.
Punëtori i kësaj kompanie, B.G. thotë se gjatë pastrimit të mbeturinave ai ka hasur në një objekt të dyshimtë për të cilit kishte njoftuar edhe kolegët e tij.
Me ndihmën e kolegëve të punës, ai kishte vërejtur se objekti mund të ishte ndonjë mjet shpërthyes. “Gjatë mbledhjes së mbeturinave para syve m’u shfaq një objekt i dyshimtë. Fillimisht nuk isha në gjendje që të identifikoj atë. Por pasi i thirra edhe kolegët e tjerë menduam se ai mund të jetë ndonjë mjet shpërthyes dhe nuk e prekëm”, ka thënë B.G., i cili nuk ka preferuar t’i përmendet emri në gazetë./Tribuna