Në mesjetë kishte jetuar një grua në Indi, e cila si kafshë shtëpiake, kishte një piton (gjarpër) të cilin e donte shumë.
Mirëpo, ky gjarpri i saj prej 4 metrash papritmas filloi të mos e hante ushqimin. Pas disa javësh të përpjekjeve të pronares së shqetësuar për ta ushqyer, duke i ofruar çdo gjë që një gjarpër mund të dëshironte të mbyste dhe hante, gruaja e dëshpëruar gjarprin e çoi te veterinari.
Pasi e dëgjoi tërë tregimin dhe mundimin e pronares, veterinari e pyeti: “Gjarpri juaj a fle me ju gjatë natës, a mbështillet rreth jush, a ju afrohet shumë afër dhe shtrihet përgjatë jush me tërë gjatësisë së tij?”
Gruaja u befasuar me shumë shpresa u përgjigj: “Po! Po! Ai këtë e bën çdo ditë, dhe kjo po më pikëllon shumë, sepse e shoh se ai po kërkon diçka nga unë, kurse unë nuk po mund t’i ndihmoj që ai të ndihet më mirë.”
Veterinari me një ton të shqetësuar me një frymë u përgjigj:
“Zonjë, pitoni juaj nuk është i sëmurë, ai është duke u përgatitur për t’ju ngrënë juve. Ai, çdo herë, duke rrëshqitur dhe duke ju “përqafuar”, duke u mbështjellë rreth trupit tuaj, po e verifikon madhësinë tuaj, për ta vlerësuar se sa ‘kafshatë’ e madhe jeni, dhe sa duhet të jetë ai para sulmit. Andaj nuk po ha, në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme e të ju ‘rehatojë’ më lehtë pasi t’ju mbysë dhe t’ju gëlltisë.”
Mesazhi dhe porosia i tregimit është:
Duhet t’i njohim gjarpërinjtë rreth nesh dhe qëllimin e tyre të vërtetë. Vetëm për shkak se dikush në afërsinë tonë na “përqafon” ose na do, nuk do të thotë se qëllimet e tij janë të mira.
Ndajeni këtë tregim me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre për “gjarpërinjtë” përreth tyre!