Myslimanët në Gjermani janë ndier të provokuar nga deklaratat e një kardinali të lartë katolik, i cili ka lënë të kuptohet se sipas tij myslimanët vlejnë më pak se katolikët.
Kardinali Joachim Meissnerraportohet se ka thënë: “Unë gjithmonë them se një nga familjet tuaja zëvendëson tri familje myslimane”. Këto deklarata ai i ka bërë para anëtarëve të grupit konservator katolik “Neocatechumenal Way”.
Edhe pse më vonë Meissner ka pranuar se nuk ishte i kujdesshëm në zgjedhjen e fjalëve, përfaqësues të komunitetit turk mysliman në Gjermani kanë thënë se komentet e tilla ndikojnë në tendosje të marrëdhënieve ndërfetare në vend.
/Shekulli Online/ E.L./kohaislame