Ish anëtari i grupit Pink Floyd Roger Waters ka kritikuar ashpër shtetin izraelit, duke e krahasuar sjelljen e qeverisë izraelite ndaj palestinezëve sikur me atë të Nazistëve gjermanë.
70 vjeçari ka thënë: “Ajo se çfarë ka ndodhur në vitet 1930 në Gjermani me atë që po ndodhë sot në Palestinë është shumë e ngjashme.
Në Gjermani atë botë ishin shumë njerëz që pretendonin se krimet ndaj Jahudive nuk po ndodhnin prej vitit 1933 deri më 1946.
Mirëpo tani po ndodhë e kundërta, tani janë populli palesitnez të cilët po vriten nga izraelitët. Andaj unë i kundërshtoj ashpër politikat e qeverisë izraelite të cilët kanë okupuar territoret palestineze dhe Gazan.
Ato janë imorale, jo njerëzore dhe ilegale. Unë do të vazhdoj protestat e mia paqësore deri sa të vazhdoj kjo sjellje e qeverisë izralite”, ka thënë Waters./almakos/kohaislame