-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Egjipt: Ka filluar votimi i ndryshimeve kushtetuese

Më të lexuarat

Një komitet me 50 ekspertë, i ngarkuar për reformën legjislative, filloi votimin për projektkushtetutën e re të vendit, ku me mazhorancë të dukshme miratoi nenin 2 të kësaj projektkushtetute, sipas të cilit parimet e sharia-s (ligji islamik) mbetet baza juridike e legjislacionit egjiptian.

Pas dy muajve punë, komiteti i përbërë nga forca të ndryshme politike dhe sociale, por pa ”Vëllezërit myslimanë” (VM), formuloi 244 nenet e kushtetutës së re duke rishkruar atë të miratuar në kohën e presidentit të VM-së, Muhamed Mursi, por që u pezullua pas rrëzimit të tij nga pushteti.

Kushtetuta, ku mbetet shumë i kufizuar roli i ushtrisë, duhet të votohet përfundimisht deri më sot.

Projektkushtetuta i kalon më pas presidentit në detyrë, Adli Mansur, i cili duhet të organizojë një referendum popullor brenda një muaji. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit