-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Defteri i hoxhës, një përshkrim artisitik

Më të lexuarat

Përmbajtja

Ramadan Ramadani

Në kohërat kur ishim nxënës të dijes, kur lexonim më shumë dhe mësonim më shumë, kishte momente që përballeshim me thatësirën, gati skolastike, të dijeve fetare. Ashtu ato, herë herë, duke mos arritur të shndërroheshin në vepra të mira rrezikonin të na mbeteshin vetëm teori. Kur kësaj gjëje i shtohej presioni i botërores, i shfaqur nëpërmjet akuzave se ne mësonim për një botë tjetër; se ajo që mësonim ishin gjëra të thata, teori që nuk të jep bukë, etj. Por, sidomos të mësuarit për qëllime të kalimit të provimeve, diplomimit dhe punë tjera dynjaje. Gjëra këto të cilat ne që mësonim për hoxhë duheshe ti bënim duke mësuar dije ahireti! Krejt kjo sillte hamendje, ftohje dhe dilema. Dhe të gjitha këto kaloheshin vetëm me bindje dhe durim.

Por, kishte edhe diçka tjetër që shumë ndihmonte në këtë rrugë mësimi. E ajo ishte kur lexonim për ata mësuesit tanë, hoxhallarët e mëdhenj, që njësoj si ne kanë mësuar mësime ahireti, por që edhe ata, sikur ne, kanë jetuar në këtë botë. Gjithmonë interesoheshim të mësojmë diçka më shumë nga këto të dhëna anësore; që herë ishin fjalë, herë ishin anekdota e herë herë qëndrime dhe këshilla që edhe ne do i merrnim që prej në këtë botë. Ashtu patëm mësuar të dhëna të shumta se si kanë jetuar imamët, të parët tonë. Si Imam Ebu Hanife mbeti i pavarur duke punuar me tregti; si nuk pranonte të përlyhej me poste të pushtetit dhe si aq shumë diti për këtë botë. Aq sa që në fetva të shumta të tija vërehet se e njihte njeriun, vendin dhe kuvendin. Mandej për stabilitetin e Imam Malikut dhe peripecitë që përjetoi Imam Ahmedi.

Si dhe për Imam Shafiun, për të cilin arrinim të mësojmë aq anekdota të hareshme sa që dukej se është njeri që e njohu vërtet dynjanë.

Ashtu një ditë hasa në thënien e tij: po të mos quhej poezia mangësi tek njerëzit, do isha unë më poet se Ehtali. Ehtal është një prej poetëve më të famshëm arab dhe vet përmendja e emrit të tij nga ana e Imam Shafiut ishte aludim se Imami e ka lexuar këtë poet dhe e din divanin e tij. Ishte gjë që në fakt mund të nënkuptohej nga dituria e thellë e imam Shafiut për gjuhën arabe dhe finesat e saja; që gjithashtu nuk mësohen dot pa e ditur poezinë arabe. Atëherë kuptova se sa rëndë janë thënë këto vargje nga ky Imam.

Vargje këto që me këtë përkthim, redakturë dhe radhitje teknike të mirë, tani lexuesi në shqip i lexon në Divanin e tij, botuar nga shtëpia botuese „NuN“.

Nuk pretendoj të mësoj dikend se si lexohen këto vargje, por ajo për çka dëshiroj të tërheq vëmendjen është mu ky shtrëngim. Imam Shafiu që vuri themelet e shumë shkencave nga dijet e ahiretit i ka thënë këto vargje me gjithë shtrëngimin, drojën dhe hamendjen që sjell përzierja me punë dynjaje siç është poezia. Andaj ky libër është mu ai fllad dynjaje, që vjen nga një njeri që ka ditur dynjanë aq sa të dijë edhe poezinë, por që gjithmonë ka mbet sikur dija që na ka lënë në trashëgim, i ahiretit. Zoti e mëshiroftë Imam Shafiun dhe i shpërbleftë me të mira gjithë ata që kanë kontribuar që këto vargje të vijnë edhe në gjuhën shqipe. (010) #defterihoxhës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit