-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tridhjetë shkaqe për lumturi

Më të lexuarat

Bismil-lahir-rahmanir-rahim

Me emrin e All-llahut Mëshiruesit te përgjithshëm Mëshirëplotit

 

Hyrje

Falënderimi i takon All-llahut, paqja, shpëtimi dhe përshëndetja qofshin mbi te dërguarin e All-llahut, mbi familjen dhe shokët e tij. Ja, kjo është një shkrese e shkurtër, mendimet e se cilës i rreshtoi penda dhe i kurorëzoi brenda dy ditëve ne fqinjësi te shtëpisë se All-llahut, ne atdheun e shpalljes ne te cilën u shkruan dhjetëra libra ne hulumtim te lumturisë, dhe nuk desha qe te te rendoj ty me emrat, numrat, bibliografinë dhe literaturën e shfrytëzuar, por e bëra gati dhe e rregullova me mundin tim, duke shpresuar ne All-llahun qe te na beje dobi mua dhe ty ne ketë dhe boten e ardhshme. Kjo shkrese te thërret ne një jete te mire, te sigurte e te qete. Nëse dëshiron mund ta përsëritësh leximin e saj, t’i përsëritësh fjalitë e saja, te vendosh vija nder fjalët e saja, te kërkosh nga vetja jote t’i zbatosh vendimet dhe te punosh sipas udhëzimeve te saja, e ndoshta ketë do t’ia lexosh edhe familjes sate, e edhe ne binë te xhamisë t’ua ligjërosh njerëzve. Kjo shkrese i përgjason degës se jergovanit, e lehte ne mbajtje, e këndshme ne arome, vendohet ne sirtar te bibliotekës dhe pranë jastëkut te gjumit. Pyete veten kur ta lexosh ketë: “A ka ndryshuar ne mendjen tende diçka?” A vëren ndonjë gjurme ne shpirtin tënd? Ndoshta do te ketë gjë prej saj, e kjo është ajo qe dëshiroj, e All-llahu është pas qëllimit dhe suksesi im është vetëm ne Të, tek Ai mbështetem dhe tek Ai pendohem.  Aid el Karni


Shkaku i parë: Mendo dhe Falëndero

Kjo do te thotë t’i përkujtosh begatitë e All-llahut ndaj teje qe te kane vërshuar nga larte dhe poshtë këmbeve tua: “Po edhe nëse mundoheni t’i njehsoni dhuntitë (begatitë) e Allllahut, nuk do te arrini t’i numëroni ato”(Kur’an). Shëndet ne trup, siguri ne atdhe, ushqim e veshmbathje, ajër e ujë, para teje është bota e ti nuk e ndjen, e posedon jetën e ti nuk e din: “Ua dhuroi juve dhuntitë e Tia, ato te dukshmet e te fshehtat.” (Kur’an). I ke dy sy, një gjuhe e dy buze, dy duar e dy këmbë “e cilën begati te Zotit tuaj po e mohoni?”(Kur’an). A është pune e lehte te ecësh ne këmbët tua, e shume këmbë veç janë prere, te qëndrosh ne kërçikë, e shume kërçikë veç janë këputur, e gjë e rëndomtë është qe ti te besh gjumë te thelle e te qete, e gjumin e shumëkujt dhembja e ka kapluar, ta mbushesh barkun tënd me ushqim te shijshëm, te pish ujë te ftohet, e ka shume te tille qe buka i është turbulluar, e edhe pija me sëmundje e epidemi. Mendo për te dëgjuarit tënd, veç je i kursyer nga te shurdhëtit, medito për te pamurit tënd, veçse je i shpëtuar nga verbësia, shiko ne lëkuren tende, ke shpëtuar nga lepra e zgjeba, shiko ne mendjen tende, je i begatuar me te e nuk vuan nga çmenduria e marrëzia. A dëshiron qe një sy ta ndërrosh me një kodër ari sa te Uhudit. A dëshiron ta shitesh te dëgjuarit tënd për një kodër argjend sa te Thehlanit. A i blen pallatet e Zehrase me gjuhen tende e te bëhesh memec? A i ndërron dy duart tua me qypat e mbushur me diamante e safire e te jesh i këputur pa gjymtyre? Pa dyshim se ti je ne begati madhështore dhe ne dhunti trupore, por ti nuk e di, jeton i mërzitur, i brengosur e i pikëlluar, kurse pranë e ke bukën e ngrohte, ujin e ftohet, gjumin e ëmbël, shëndetin qe lulëzon, mendon për te humburën e nuk falënderon për te pranishmen, shqetësohesh nga humbja materiale, kurse ti posedon çelësin e lumturisë, bollëqet e begatshme te te mirave, dhuratave, begative e te gjerave, andaj mendo dhe falëndero: “Edhe ne vetët tuaja, a nuk po i shihni”(Kur’an). Mendo ne veten tende, ne familjen tende, shtëpinë tende, punën, shëndetin, shokët tu dhe ne boten përreth teje: “I njohin begatitë e All-llahut e i mohojnë ato”(Kur’an).

 

Shkaku i dyte: Çka ka kaluar ka mbaruar

Te kujtuarit e se kaluarës dhe te ndikuarit me memoaret e saja, e edhe pikëllimi për fatkeqësitë e saja është marrëzi dhe budallallëk, e gjithashtu edhe vrasje e vullnetit dhe shkatërrim i jetës qe tani e jeton. Tronditjen e se kaluarës te mençurit e fshehin dhe e mbulojnë e lidhin me litarë ne burgun e braktisjes e me nuk e nxjerrin kurrë, e mbyllin atë te mos i shihet vezullimi, ngase ajo ka kaluar dhe mbaruar, as pikëllimi nuk e kthen, as dëshpërimi nuk e përmirëson, e as mërzia nuk e zbukuron, e as qe konfuzioni e ngjalle, ngase ajo është asgjë, mos jeto ne ankthin e se kaluarës, nder ombrellën e se shkuarës, shpëtojë veten nga hijet e se kaluarës, a mos ndoshta dëshiron qe lumin ta kthesh ne burim, apo diellin ne vendlindjen e tij, apo fëmiun ne barkun e nenës, apo qumështin ne gji, apo lotin ne sy, pa dyshim se ti me te ndikuarit tënd me te kaluarën, me mërzinë tende për te dhe ndezjen tende me zjarrin e saj, me hedhjen tende ne idhtësitë e saja je ne gjendje tragjike, tronditëse, qe frikëson e trishton. Te lexuarit ne fletoren e se kaluarës është humbje e se tashmes, shqyerje e mundit, eksplodim i çastit te tanishëm. All-llahu i Lartësuar i përmendi popujt dhe atë qe vepruan pastaj tha: “Ata janë popuj qe kane kaluar”(Kur’an). Ka shkuar puna dhe ka mbaruar, nuk ka dobi ne autopsinë e kohës, e as ne rikthimin e rrotës se historisë.


E ai qe kthehet ne te kaluarën i ngjason atij qe e bluan miellin e ai ne esence është i bluar, apo ai qe e sharron tallashin e drurit. Qe moti kane thëne për ata qe e qajnë te kaluarën: “Nuk nxjerrën te vdekurit nga varret e tyre”, e edhe fabulisti i ka përmendur ata qe flasin me gjuhen e kafshëve se si e kane pyetur gomarin: Perse nuk ripërtypësh? Ai tha: E urrej gënjeshtrën. Fatkeqësia jone qëndron ne atë se ne tregohemi te paafte për te tashmen tone e preokupohemi me te kaluarën, braktisim pallatet tona te bukura e i vajtojmë gërmadhat e lashta, po ne qofte se edhe njerëzit edhe xhinët do te ishin mbledhur për te rikthyer diç nga ajo qe ka kaluar, nuk do te mundnin ngase kjo është me se e pamundshme. Njerëzit nuk shkojnë përpara e as qe e kthen prapa; ngase era përpara shkon, uji përpara zbret, karvani përpara ecën, andaj mos e kundërshto zakonin e jetës.

 

Shkaku i trete: Dita jote është dita jote

Kur te zgjohesh mos e prit mbrëmjen, vetëm sot do te jetosh, nuk ka me mbrëmëdje qe shkoi me te këqijat e saja e as nesër qe akoma nuk ka ardhur. Sot, dielli i se cilës te ka futur ne hijen e tij dhe te ka zëne dita e tij, kjo është dita jote dhe kaq, jeta yte është një dite, andaj bere amshueshmërinë tende ne jetën e kësaj dite, sikur te kishe lindur ne te, dhe ne te te kishe vdekur, me ç’rast nuk do te bllokohej jeta jote midis manisë se te kaluarës, brengës dhe pikëllimit te saj dhe midis pritjes se ardhmërisë, hijeve te saja te frikshme dhe zvarritjes brengosëse te saj. Vetëm për sot aktivizoje përqendrimin dhe interesimin tënd, angazhimin dhe përpjekjen tende, ne ketë dite duhet qe ta falesh një namaz plot përulje dhe te lexosh me përkushtim e meditim, ta përmendesh All-llahun me prezence te zemre, te jesh i matur ne çështje, i bukur ne moral, i kënaqur me atë qe te është ndare, te interesohesh për pamjen, te kujdesesh për trupin, t’i besh dobi te tjerëve. Për sot ne te cilën je ti ne te, te ndash orët e saja dhe prej minutave te saja te besh vite te tera, prej sekondave muaj te tere, te kultivosh ne te te dobishmen, te ekzekutosh ne te te bukuren, te kërkosh falje për mëkatin, ta përkujtosh ne te Krijuesin, te përgatitesh për udhëtim, ta jetosh ketë dite gëzueshëm e me hare, i qete e ne siguri, te jesh i kënaqur ne te me riskun tënd, me gruan tende, me fëmijët tu, me punën, shtëpinë, diturinë dhe pozitën tende “Dhe merre atë që ta kam dhëne dhe bëhu prej mirënjohëseve”(Kur’an), ta jetosh ketë dite pa mërzi, pa shqetësim, pa hidhërim, pa zili e urrejtje. Duhet qe ne pranon e zemrës tende ta shkruash një shprehje te cilën do ta vendosh edhe ne bibliotekën tende, e ajo kështu tingëllon: Dita jote është dita jote. Kur sot ta hash bukën e nxehte e te shijshme ç’të bën dem buka e thate dhe bajate e djeshme, apo buka e se nesërmes qe e pret. Kur sot ta pish ujin e ftohte e te ëmbël, perse mërzitesh për ujin e ithët e te kryposur te se djeshmes, apo ujin e nxehte e te amullt te se nesërmes. Po te ishe i sinqerte me veten tende me një vullnet te çelikte e te fuqishëm do ta kishe bindur atë për një teori” Nuk do te rroj me përveç se ketë dite, m ç’rast do ta shfrytëzoje çdo çast te kësaj dite ne ndërtimin e qenies tende dhe ne zhvillimin e talentit tënd, ne pastrimin e punës tende dhe te thuash: Vetëm për sot do t’i korrigjoj fjalët e mia e nuk do te flasë fjale te shëmtuara e dokrra, sharje e përgojim. Vetëm sot do ta rregulloje shtëpinë dhe bibliotekën time, nuk ka ven për rregulli e pështjellim, por vetëm për renditje e sistem. Vetëm sot do te jetoj e do te interesohem për pastërtinë e trupit tim, zbukurimin e pamjes sime, do te kujdesem për elegancën time, për maturi ne ecje, bisedën dhe lëvizjet e mia. Vetëm sot do te jetoj e do te përpjekim me dëgjueshmëri ndaj Krijuesit tim, ne kryerjen e namazit ne formën me te bukur, ne lutje e vepra vullnetare, ne kontakt me Kur’anin tim, ne studim te librave te mi, ne mësimin përmendsh te ndonjë dobie, ne leximin e ndonjë libri te vlefshëm. Vetëm për sot do te jetoj e do ta mbjelli ne zemrën time te dobishmen, e do ta çrrënjosi nga ajo pemën e se keqes, me te gjitha degët e saja me gjemba nga arroganca, pëlqimi i vetes, syfaqësia, zilia, inati, urrejtja dhe mendimi i keq. Vetëm sot do te jetoj e do t’i bej dobi te tjerëve; do t’ua ofroj te bukuren, do ta vizitoj te sëmurin, do ta përcjelli kufomën e te vdekurit, do ta udhëzoje te hutuarin, do ta ushqeje te uriturin, do t’i ndihmoje te pikëlluarit, do te rri me atë qe i është bere padrejtësie, do t’i ndërmjetësoj te dobëtit, do ta ngushëlloj atë qe belaja e ka goditur, do ta nderoj te diturin, do t’i mëshiroje vogëlushet, do t’i respektoje te moshuarit. Vetëm për sot do te jetoj o e kaluar qe ke shkuar, po perëndoj si dielli yt, prandaj kurrë njëherë me nuk do te qaje për ty dhe asnjëherë nuk do te me shohësh se qëndroj duke te ta përkujtuar një çast; ngase ti na ke lëne, na ke braktisur, ke shkuar dhe kurrë me nuk do te kthehesh te ne. O ardhmëri, ti je ne boten e se panjohurës e assesi nuk do te merrem me ëndrra e kurrsesi nuk do ta shes shpirtin tim për iluzione, e as qe do te shpejtoj lindjen e se humburës, ngase nesër nuk është kurrgjë, për arsye se ende nuk është krijuar, e as qe ka qene e përmendur. Dita jote është dita jote o njeri kjo është fjala me e bukur ne fjalorin e lumturisë per atë qe e dëshiron jetën ne fotografitë me te mrekullueshme dhe ëmbëlsitë me te bukura te saja.

 

Shkaku i katërt: Lëre ardhmërinë derisa te vijë

“Ka ardhë caktimi i All-llahut, andaj mos kërkoni ngutjen e tij(ardhjen para kohës)”(Kur’an). Mos i parashiko ngjarjet, a dëshiron qe foshnjën ta nxjerrësh nga barku para afatit, apo ta ndukesh frytin par pjekjes, pa dyshim se e nesërmja është e humbur, nuk ka realitet, nuk ekziston e as qe ka shije e as ngjyre, e perse atëherë i preokupojmë vetët tona me te? Perse te tronditemi nga fatkeqësitë dhe te çajme kokën për ndodhitë e saja? T’i parandiejmë vuajtjet e saja!? E nuk e dimë se a do te ndeshemi fare me te, a do ta takojmë, kur qe ajo me gëzime e kënaqësi!, me rendësi është qe ajo është ne boten e se panjohurës, ende nuk ka mbërrit ne toke, neve na takon qe te mos e kalojmë urën para se te vijmë tek ajo, kush e di? Ndoshta do te ndalemi para se te arrijmë pranë urës, apo ndoshta ura do te shembet para se te arrijmë ne, apo ndoshta do ta arrijmë dhe kalojmë urën me sukses? T’i japësh mendjes hapësire te gjere për te menduar te ardhmen dhe ta hapesh librin e se panjohurës e pastaj te ngulfatesh me shqetësimet e parandiera është e urrejtur sipas ligjit te All-llahut. Ngase ajo është shprese e gjate, e urren logjika, ngase ajo do te thotë te kacafytesh e te përleshesh me hijen. Te shumte ne bote janë ata qe për te ardhmen e tyre parashikojnë urine, zhveshjen, sëmundjen, varfërinë dhe fatkeqësitë, e te tera këto janë prej mësimeve te shkollës se shejtanit “Shejtani ua premton skamjen dhe ju urdhëron për te shëmtuarën, e Allahu u premton falje nga Ai dhe begati”(Kur’an). Te shumte janë ata qe qajnë, ngase ato do te uriten nesër, do te sëmuren pas një viti, do te mbaroje bota pas njëqind vitesh! Vërtete ai, jeta e te cilit është ne dorën e tjetërkujt nuk duhet qe atë ta zeje peng asgjëja, e edhe atij i cili nuk e din se kur do te vdesë, nuk i lejohet te angazhohet me diçka te humbur qe nuk ka realitet. Lere te nesërmen derisa te vije ty, mos pyet për lajmet e saja, mos e prit zvarritjen e saj, ngase ti je u preokupuar me sot. E nëse çuditesh, atëherë është për t’u çuditur puna e atyre qe huazojnë pikëllimin me para ne dore qe ta kthejnë atë kredi ne ditën qe ende nuk ka lindur dielli i saj, e as qe i shihet vezullimi, andaj ke kujdes nga te shpresuarit e gjate.

 

Shkaku i pestë: Si ta ballafaqosh kritikën që fajëson

Mendjelehti dhe i çmenduri e shanë Krijuesin, Furnizuesin e Lartësuar, e ofenduan Një te Vetmin qe nuk ka tjetër te adhuruar me merite përveç Tij, e ç’të presim unë, ti dhe ne, pronare te padrejtësisë dhe mëkatit; se ti me te vërtetë do te ballafaqohesh ne jetën tende me një lufte te ashpër pa pardon, me kritiken e hidhur qe fajëson, me degradim te paramenduar qe shkatërron, me një poshtërim te qëllimte derisa ti te japësh, te ndërtosh, te ndikosh, te përparosh e te shkëlqesh, e te tillët kurrë njëherë nuk do te heshtin ndaj teje përderisa te mos e marrësh një tunel nen toke apo shkalle për ne qiell e te ikësh prej te tillëve, e përderisa ti te jesh ne mesin e tyre, atëherë prit pra prej tyre atë qe te dëshpëron e te bën te qaje syri yt, ta gjakos qerpikun e ta dërmon shtratin.

Ia patën zili djaloshit se nuk e arritën

përpjekjen e tij

andaj njerëzit janë armiq

dhe kundërshtare te tij

 

Ai qe është i ulur ne toke nuk rrezohet, njerëzit nuk e gjuajnë qenin e ngordhur, por ata te urrejnë ty ngase i ke tejkaluar ata me mirësi, dituri, edukate a pasuri, andaj ti tek ata je mëkatar, nuk ka pendim për ty derisa te mos i braktisesh dhuntitë dhe talentet qe All-llahu ty ti ka dhëne, e te zhveshësh nga te gjitha cilësitë e mirësisë, te heqësh dore nga çdo kuptim i fisnikërisë, e te mbetesh i marre e budalla, zero, i thyer e i rraskapitur. Kjo është me saktësisht ajo qe ata dëshirojnë. Andaj qëndro ndaj fjalëve te këtillëve, ndaj kritikave shëmtimeve dhe nënçmimeve te tyre Qëndro o Uhud behu sikurse shkëmbi gjigant qe hesht, mbi te cilin thyhen copat e akullnajave qe te përforcohet ekzistimi dhe fuqia e tij amshueshëm. Nëse ti e dëgjon fjalët e te tillëve, prekesh e ndikohesh me to vetëm se e ke realizuar dëshirën e tyre te shtrenjte ne çrregullimin dhe konfuzionin e jetës tende, andaj falja gabimet ne mënyre te bukur, kthejua shpinën dhe mos u ngushto nga ajo qe ata kurthojnë. Vërtete, kritika e marre e tyre është vetëm interpretim nderues për ty (i asaj qe fshehin ne gjokse), dhe aq sa ti te peshosh, aq do te te fajësojë dhe do te jete aktive kritika. Ti kurrë nuk do te arrishë t’ua mbyllesh gojët e te tillëve e as qe do te mund t’ua lidhesh gjuhet, por ti mund ta varrosesh kritiken e tyre dhe t’i injorosh ata duke mos ua vene veshin fare, t’i braktisesh me kotësinë e tyre dhe t’i hedhesh fjalët e tyre “Thuaj: Vdisni me mllefin tuaj”(Kur’an). Bile, mundesh qe ne gojët e tyre te hedhesh mustardën duke i shtuar vlerat tua, duke i zhvilluar mirësitë tua dhe duke e drejtuar kerrusjen tende.

Nëse mirësitë me te cilat unë udhëzojë ne to janë meritë e mia, atëherë me thuaj pra, si te arsyetohem!?

Nëse dëshiron te jesh i pranuar te te gjithë, i dashur te ata, i shëndoshë nga shëmtimet e njerëzimit, atëherë ke kërkuar te pamundurën dhe ke shpresuar një gjë te largët.


Shkaku i gjashtë: Mos prit falënderim prej askujt

Kush e punon hajrin nuk i asgjëson shpërblimet Ligji midis All-llahut dhe njerëzve nuk ndërpritet

 

All-llahu i krijoi robët e Tij qe ta përmendin e i furnizoi krijesat qe ta falënderojnë, e te shumtit janë ata qe e adhuruan tjetërkënd, shumëkush i falënderoi tjerët përveç Tij, ngase vesi i mohimit, përgënjeshtrimit, zbrazjes është mosmirënjohës ndaj begative është dominues ne shpirta andaj mos u trondit kur t’i vëresh te këtillët se po e mohojnë bukurinë tende, po ta djegin bamirësinë dhe po e harrojnë altruizmin tënd, madje ndoshta edhe te shpallin armiqësinë e te gjuajnë me katapultën e smirës latente, jo për diçka, por vetëm se ti i ke bere mire atyre: “e nuk u hakmerren, përveç ngase ata i begatoi All-llahu dhe i Dërguari i Tij nga mirësia e Tij”(Kur’an). Lexoje regjistrin e dëshmuar te botes, e ne kaptinat e saja do te gjesh tregimin e një babai qe e rriti te birin e tij, e ushqeu, e veshi, i dha te pije, e edukoi dhe e arsimoi, mbeti i zgjuar qe ai te flejë, u urit qe ai te ngopet, u lodh qe ai te pushoje, e pasi qe u zhvillua ky bir e iu forcua krahu, për prindin e tij u be sikurse qeni i tërbuar duke nënçmuar, përbuzur e mos përfillur me urrejtje e vrazhdësi, duke bërtitur, u be dënim i kobshëm. Andaj, le te përgatiten ata te cilëve iu dogjën fletët e bukurisë se tyre prej përmbysësve te natyrshmërie, prej shkelësve te dëshirave dhe letë jene te uruar me zëvendësimin e dekoratave te Ai, depotë e te Cilit nuk harxhohen. Ky fjalim i nxehte nuk te thërret ty qe ta braktisesh te bukuren, te mos i besh mire tjerëve, por ajo te bën qe ti te adaptohesh ne pritjen e mosmirënjohjes e te përbuzjes se kësaj bukurie e bamirësie, andaj mos u dëshpëro me atë qe ata e veprojnë. Bere te mirën, për hire te Fytyrës se All-llahut, ngase ti do te fitosh ne çdo rast e pastaj nuk te bën dem përbuzja e mosmirënjohëseve te saj, e as mospranimi i atij qe e mohon atë, falënderoje All-llahun qe ti je bamirës e ai është keqbërës, e dora qe jep është me e mire se dora qe merr: “Vërtet, ne ju ushqejmë juve për hire te Fytyrës se Allllahut, nuk dëshirojmë nga ju shpërblim e as falënderime”(Kur’an). Shume te mençur kane mbetur te shtangur e te habitur para natyrës se mosmirënjohjes e mohimit te njerëzimi, sikur ata te mos e kenë dëgjuar shpalljen madhështore duke e kritikuar arrogancën, mendjemadhësinë dhe rebelimin e kësaj klase: “Kaloi sikur te mos na jete lutur fare për telashen qe e goditi (e Ne ia larguam atë)”(Kur’an). Mos u befaso kur ndonjë budallai t’ia dhurosh ndonjë laps e pastaj ai me te shkruan satira për ty, apo ndonjë te pagdhenduri t’ia dhurosh ndonjë shkop qe te mbështetet ne te dhe t’i ruaj delet me te e ai ta thyen kokën me te. E tera kjo është esenca e kësaj race te balsamosur ne qefinin e mosmirënjohjes ndaj Krijuesit te Lartësuar, e si do te jete raporti i kësaj race me mua dhe ty?!

Ia mësoj gjuajtjen për çdo dite

e pasi qe iu forcua krahu me gjuajti mua

 

Shkaku i shtate: T’u besh mire tjerëve te hapet gjoksi

E bukura është sikurse emri i saj, mirësia është sikurse përshkrimi i saj, bamirësia është sikurse shija e saj. Përfituesit e pare ne futjen e gëzimit ne zemrat e njerëzve janë mu ata qe e shkaktojnë ketë gëzim, i korrin frytet e tija shpejt ne shpirtrat e tyre, ne moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e me ketë gjejnë qetësinë e rehatinë. E nëse ty te godet ndonjë pikëllim, a te shkakton dhembje ndonjë brenge, ofroja ndonjërit një bamirësi apo ndonjë gjësend te bukur do ta gjesh shtegdaljen dhe do te qetësohesh. Jepi privuarit, ndihmoi te mjerit, shpëtoje te pikëlluarin, ushqeje te uriturin, vizitoje te sëmurin, mbështet te brengosurin, do ta gjesh lumturinë duke te vërshuar para dhe pas teje. Te berit mire i ngjason parfumit prej se cilës ka dobi bartësi i tij po edhe blerësi dhe shitësi i tij, te ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra te bekuara e te bereqetshme qe konsumohen ne barnatoren e atyre, zemrat e te cilëve janë ndërtuar me te mira e bamirësi. T’u shpërndash buzëqeshje te ndritshme varfanjakeve shpirtërore është lëmoshe rrjedhëse ne boten e vlerave: “Po edhe nëse e takon vëllaun tënd me fytyre te qeshur”(Hadidh). E te vrenjtesh dhe ta mrrolesh fytyrën do te thotë ti shpallesh lufte te ashpër te tjerëve, shpërthimin e se cilës nuk e di kush përveç Atij qe i di te fshehtat. Me disa gllënjka ujë nga shuplakat e një mëkatari me te cilat i dha te pije ujë një qeni te lodhur e te etur, rezultoi dhe beri qe ai te hyje ne xhenet, gjerësia e te cilit është sa qiejt e toka, ngase Pronari i mirënjohjeve është i Mëshirshëm, Falënderues dhe i Bukur, e donë te bukuren, i Pasur e Mirënjohës. O ju qe jeni te kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjes, ejani ne kopshtin e mirësisë dhe preokupohuni me te tjerët, duke u dhëne, gostite, duke ndihmuar e shërbyer, e do ta gjeni lumturinë me shije, ngjyre e prekje: “E jo për ta shpërblyer dikush te cilit i ka bere mire, por vetëm për te fituar kënaqësinë e Zotit te tij, me te Lartit, (e pasha All-llahun) ai do ta gëzoje atë kënaqësi”(Kur’an).

 

Shkaku i tetë: Largoje zbrazëtinë me punë

Ata qe janë te zbrazur ne jete, mu ata janë pronare te mashtrimeve dhe te thashethemeve, ngase mendjet e tyre janë te shkapërderdhura: “dëshiruan te jene me te paangazhuarit”(Kur’an). Vërtete prej gjendjeve me te rrezikshme te mendjes është dita kur mbetet pronari i saj pa pune, mbetet sikurse vetura pa shofer qe shpejton ne teposhtëze e lëkundet here ne te djathte e here ne te majte. Ditën kur te gjesh ne jetën tende zbrazëti atëherë përgatitu për brengosje, mërzi e shqetësim ngase kjo zbrazëti tërhjek pas veti te gjitha dosjet tua te se kaluarës, se sotmes dhe te ardhmes te rrugëve jetësore dhe kjo ty te bën te konfuzionuar, andaj këshilla ime për mua dhe për ty është qe te ngritësh menjëherë ne pune te frytshme ne vend te kësaj shthurje vrasëse, ngase kjo gjendje do te thotë te varrosesh i gjalle pa e hetuar, te besh vetëvrasje me pilulën qetësuese. Te kesh zbrazëti ne jete i ngjason dënimit te ngadalësuar qe praktikohet ne burgjet e Kinës me vendosjen e te burgosurit nder gypin qe pikon për çdo minute nga një here dhe ne çastet e pritjes se këtyre pikave i burgosuri goditet me çmenduri. Qetësia është pakujdesi, zbrazëtia është hajn profesionist, ndërsa mendja yte është viktime e shqyer e këtyre luftërave mashtruese. Andaj, ngritu tani, falu apo lexo, përkujtoje Zotin studio ose shkruaj diç, ose rregulloje bibliotekën tende, shtëpinë, beri dobi dikujt derisa ta tejkalosh zbrazëtinë, e unë me te vërtetë po te këshilloj. There zbrazëtinë me thikën e punës e mjeket e botes ta garantojnë ty 50% te lumturisë përballe kësaj rrjedhe imponuese, vetëm kaq, shiko bujqit, furrtaret dhe muratoret se si këndojnë me këngët e zogjve ne lumturi e rehati, e ti gjendesh ne shtratin tënd duke i fshire lotët dhe duke u trazuar për shkak se je i kafshuar.


Shkaku i nënte: Mos u be lajkatar

Mos u vesh me personalitetin e tjetërkujt dhe mos u shkrij ne te tjerët. Kjo do te thotë dënim i amshueshëm. Te shumte janë ata qe e harrojnë veten e tyre, zërat dhe lëvizjet e tyre, fjalën, talentet dhe mundësitë e tyre qe shkrihen e infiltrohen ne personalitetet e te tjerëve, kur qe tek te tillët artificialiteti, mburrja, djegia dhe varrja e vetes dhe e qenies. Kush shkrihet ne krijesat tjera qe nuk përngjasojnë dy ne një fotografi, e perse atëherë te ngjasojnë ne talentet e kualitete. Ti je diçka tjetër, ty, si ti, nuk te ka paraprire askush ne histori, e as qe ndonjëherë do te vije dikush sikurse ti ne ketë bote. Ti plotësisht ndryshon nga Zejdi e Amri, andaj mos e fut veten tende ne hendekun e imitimit, përngjasimit e te tretjes. Nisu dhe fillo nga realiteti dhe kualiteti yt: “Çdonjëri prej njerëzve i njohu burimet e veta”;”Çdonjëri posedon aspekte qe i zotëron, andaj garoni ne te mira”(Kur’an). Jeto ashtu siç je i krijuar, mos e ndërro zërin dhe mos ndrysho theksin, mos e kundërshto ecjen tende, korrigjoje veten tende me shpallje, e kurrsesi mos e asimilo ekzistencën tende, ta vrasësh pavarësinë tende. Ti posedon shije te veçante, ngjyre te veçante, e edhe ne te dëshirojmë ty me ketë shije dhe me ketë ngjyre, për arsye se ti kështu je i krijuar dhe kështu te kemi njohur, prandaj: mos te behet dikush pre jush lajkatar! Njerëzit ne natyrshmëritë e tyre i përngjajnë botes se drunjve: ëmbël dhe ithët, i gjate dhe i shkurtër, e kështu edhe le te jene. Nëse i përngjan bananes mos u shndërro ne ftua; ngase bukuria dhe vlera jote është qe ti te jesh banane; e vërtete, llojllojshmëria e ngjyrave dhe gjuhëve tona, talenteve dhe mundësive tona është një argument prej argumenteve te Krijuesit, andaj mos i moho argumentet e Tia.

 

Shkaku i dhjetë: Caktimi dhe kësmeti

Nuk ngjan ndonjë fatkeqësi ne toke, e as ne vetët tuaja, e te mos jete ne libër i shënuar para se te ngjaje, është thare penda, janë ngritur fletushkat, është caktuar çështja, janë shkruaj përcaktimet, kurrsesi nuk do te na godasë neve përveç asaj qe All-llahu e ka caktuar për ne. Ajo qe te ka goditur nuk ka mund qe te te kaloje, e as ajo qe te ka kaluar, nuk ka mund qe te godasë. Vërtete, nëse kjo bindje rrënjoset ne shpirtin tënd dhe ngulitet ne ndërgjegjen tende, atëherë belaja shndërrohet ne dhunti, fatkeqësia ne dhurate dhe te gjitha belatë ne shpërblime dhe bukuri (Atë qe All-llahu ia do te mirën, e sprovon) andaj mos te te kaploj shqetësimi nga ndonjë sëmundje apo vdekje e fëmiut, apo humbje materiale a djegie e shtëpisë, ngase Krijuesi veçse ka përcaktuar dhe kësmeti ka ardhë, kjo është zgjedhja, e zgjedhja i takon vetëm All-llahut te Lartësuar, ndërsa shpërblimi vije e edhe mëkati falet. Ua urojme te goditurve me bela durimin e tyre dhe kënaqësinë e tyre ndaj Marrësit, Dhënësit, Rrëmbyesit, Dhuruesit, nuk pyetet se çka vepron, ndërsa ata do te pyeten. Assesi nuk do te qetësohen nervat tua, e as qe do te pushojnë trazirat dhe cytjet e shpirtit edhe gjoksit tënd, përderisa nuk beson ne caktimin dhe kësmetin është thare penda për atë qe ti e ke përjetuar, andaj mos i shkakto vetes sate keqardhje e mërzi, mos mendo se ke pas mundësi ta pengosh murin te rrezohet, ta ndalesh ujin te derdhet, t’ia pamundësosh erës te fryje, ta ruash xhamin te mos thyhet, e kjo nuk është e sakte, e pavarësisht nga unë e ti do te ngjaje e caktuara, do te zbatohet kësmeti dhe e shkruara “E kush te doje le te besoje, e kush te doje le te mohoje”(Kur’an). Dorëzoju kaderit(fatit) para se te kaploje hidhërimi, ankesa e vaji, pranoje kësmetin para se te kaploje rrjedha e pendimit, prandaj qetësoje veten tende kur t’i kesh bere shkaqet, ta kesh shpenzuar energjinë dhe mundin, e me pastaj mund edhe te ngjaje ajo prej se cilës ruheshe, por mu kjo është duhur edhe te ngjaje, e mos thuaj: (Sikur t’kisha vepruar kështu dhe kështu, do t’ishte kështu dhe ashtu, por thuaj: All-llahu e ka caktuar dhe Ai çka ka dashur është bere).

 

Shkaku i njëmbëdhjete: Pas vështirësisë vie lehtësimi

O njeri, pas urisë vie ngopja, pas etjes vie uji, pas pagjumësisë gjumi, pas sëmundjes shëndeti, do te arrije ajo qe mungon, do te udhëzohet i humburi, do te pushoje i lodhuri dhe do te shpërndahet errësira “E All-llahu do ta sjell fitoren ose ndonjë vendim nga ana e Tij”(Kur’an). Nata përgëzon për një agim te kthjellet i cili do ta përzë atë përtej majave te maleve dhe luginave, e përgëzon te pikëlluarin me rrugëdalje te papritur e cila arrin me shpejtuesin e dritës dhe sa çel sytë, e përgëzon te dëshpëruarin me butësi dhe shtegdalje qe vie heshtazi dhe s’hetohet. Kur ta shohësh shkretëtirën para teje se vetëm po zgjerohet e po zgjerohet, dije se litari po shtrëngohet e po shtrëngohet, dije se do te këputet. Lotin e shoqëron buzëqeshja, frikën siguria, drojtjen qetësimi, zjarri nuk djeg Ibrahimin e tevhidit, ngase mbrojtja dhe kontrolli hyjnor e hapi dritaren e ftohte dhe shpëtimtare. Deti nuk e fundos bashkëbiseduesin e Mëshirëmadhit, ngase zëri i fuqishëm dhe i sinqerte pëshpëriti: “Vërtetë me mua është Zoti im, Ai do te me udhëzoje”. I mbrojturi ne shpelle e përgëzoi mikun e tij se Ai është me ne, andaj u zbriti siguria, qetësimi dhe fitorja. Ndërsa robët e çasteve te tyre te tashme dhe te gjendjeve te tyre te errëta nuk shohin përveç se turbull, vështirësi dhe mjerim, ngase ata nuk shohin tjetër përveç deri te muri i dhomës dhe te dera e shtëpisë, e vetëm kaq. Te tillët le ti shtrijnë shikimet e tyre pas paravënit dhe le te mendojnë se çka ka pas mureve. Andaj, mos u ngushto aspak, sepse është e pamundshme status quo-ja, e adhurimi me i vlefshëm është ta pritesh rrugëdaljen, ditët rrotullohen, koha ndryshon, netët janë me barre, e fshehura është e panjohur, çdo dite sjell diç te re, e ndoshta All-llahu do te shkaktoje pas kësaj diçka dhe padyshim se pas vështirësisë vie lehtësimi.

 

Shkaku i trembëdhjetë: Ai është qe i përgjigjet ne nevojtarit kur ai e thërret

Kush është ai tek i cili strehohet i dëshpëruari, nga i cili kërkon ndihme fatkeqi, kane nevoje për te krijesat, pa ia nda e përmendin gjuhet, e adhurojnë zemrat, e Ai është All-llahu qe nuk ka te adhuruar tjetër përveç Tij. Është obligim imi e i yti qe Atë ta thërrasim ne vështirësi e bollëk, ne kënaqësi e parëndësi, te mbështetemi tek Ai ne fatkeqësi, te strehohemi tek Ai nga telashet te përkulemi ne pragjet e derës se Tij, duke iu lutur, duke qare, te nënshtruar e te penduar, me ç’rast do te vie ndihma dhe mbështetja e Tij, do te shpejtojë shtegdaljen e Tij, do te zbresë fitorja nga Ai “Ai është qe i përgjigjet nevojtarit kur ai thërret”(Kur’an) e do te shpëtoje i zhyturi dhe do e vije ajo qe ka munguar, do te shërohet i sprovuari, do te ndihmohet i persekutuari, do te udhëzohet i humburi, do te shërohet i sëmuri, do t’ia dale i pikëlluari “E kur hipën ne anije e thirren All-llahun me sinqeritet”(Kur’an). Unë nuk po t’i sjelli këto lutjet me te cilat do ta largosh mërzinë, pikëllimin e dëshirimin, por te udhëzojë ne librat e sunnetit qe ta mësosh predikimin fisnik e me to ta lutesh Atë, ta thirresh dhe t’i shpresosh, e nëse e gjen Atë ke gjetur çdo gjë, e nëse e humb besimin ne Te, ke humbur çdo gjë. Ta thirresh Zotin tënd do te thotë ta adhurosh Atë, t’i bindesh Atij e kjo do te te shpie ne te kërkuarën, e robi i Tij e përsosë artin e te luturit i vetëdijshëm qe te mos mërzitet, te mos shqetësohet e te brengoset; te gjithë litarët do te këputen pos litarit te Tij, e Ai është afër, dëgjon dhe përgjigjet, i përgjigjet te dëmtuarit kur ai e thërret. Ai te urdhëron ty e i je i varfër, i dobët e i nevojshëm, kurse Ai është i Pasur, i Forte, Një, i Lavdëruar, ta thirresh: “Me thirrni Mua, do t’iu përgjigjem”(Kur’an). Kur te godasin telashet dhe te dhembin pakënaqësitë, behu këmbëngulës ne te përmendurit e Tij, thirre me emrin e Tij, kërkoj ndihmën e Tij, fitoren dhe mbështetjen, bëre qull ballin tënd duke e shenjtëruar Emrin e Tij, kështu qe te arrish ne kurorën e lirisë, detyroje veten tende ne adhurim ndaj Tij, te arrish ne medaljen e shpëtimit. Shtrij duart, ngriti shuplakat, lëshoje gjuhen, shpeshtoi lutjet, kërko shume, insisto dhe ngul këmbe, prite mirësinë e Tij, fitoren e Tij, përmbaju Atij, kthehu kah Ai fuqishëm, qe te bëhesh i lumtur e te shpëtosh.

 

Shkaku i katërmbëdhjetë: Le të të mjaftoje shtëpia jote

Izolimi ligjor sipas sunnetit është: te largohesh nga e keqja dhe pronaret e saj, nga kaotiket, anarkistet dhe te humburit, te bëhesh unik, te qetësohet mendja, te te pushoje truri dhe te stoliset me margaritarët e mençurisë, te çlirohet syri yt ne kopshtin e njohurive. Vërtetë, t’izolohesh nga çdo gjë qe te largon nga e mira dhe respekti është ilaç i fuqishëm te cilin e kane provuar mjeket e zemrave dhe pati sukses te jashtëzakonshëm, e unë po te orientoj te ai ilaç; te vetmohesh nga e shëmtuara, nga e kota dhe fundërrina do te thotë ta vaksinosh mendjen, ta ndritësh ligjin e frikërespektit, ta festosh datëlindjen e pendimit dhe përkujtimit, e shoqërimi fisnik dhe përzierja e lavdëruar me njerëz vërtete është në namaz dhe unitet, në tubimet e dijenisë dhe solidaritetit të mbarë, ndërsa nga tubimet boshe dhe te kotate kesh kujdes, te kesh kujdes, ik me lëkuren tende, qaj për mëkatin tënd, lidhe gjuhen, le te te mjaftoje shtëpia yte, ngase te përzihesh me barbaret do te thotë te luftosh me dhune shpirtin tënd, ta kërcënosh rrezikshëm boten e sigurisë te qetësisë se shpirtit tënd, kjo, sepse ti po ulesh me padronet e thashethemeve, me trimat e mashtrimeve dhe me mësonjësit qe te përgëzojnë me sprova, telashe kokëçarje derisa te vdesësh për çdo dite nga shtate here para se te te arrije vdekja “Edhe sikur te dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës”(Kur’an).

Dhe kur qyqari me veten e tij te jete vetmuar ne ndonjë vend

kërkon përleshjen dhe dyluftimin pa e pare askënd

Prandaj, shpresa ime e vetme është qe ti t’i qasesh çështjes tende dhe te izolohesh ne dhomën tende përveç nëse ke ndërmend te flasësh a te veprosh mire, me ç’rast do te vëresh se si zemra yte po kthehet te ti, shpëtoje kohen tende nga kaosi, jetën tende nga pakuptimësia, gjuhen tende nga përgojimi, zemrën nga shqetësimi, veshin nga vullgariteti, shpirtin nga mendimi i keq, e kush e provon ia del, ndërsa kush hip ne transportet e iluzioneve dhe shthuret me te tjerët, thuaj atij: selam!(shpëtofsh).

 

Shkaku i pesëmbëdhjetë: Zëvendësimi (kompensimi) është prej All-llahut

All-llahu nuk te merr asgjë e qe mos ta zëvendësoje ty atë me diçka me te mire se ajo, nëse duron dhe llogaritë “Kujt ia marr dy të dashurit e ti dhe duron, do t’ia kompensoj ata dy me xhennet” d.m.th.: dy sytë e tij “Kujt t’ia marr ndonjë te dashur te tij nga banoret e kësaj bote e ai llogarite ne shpërblim do t’ia zëvendësoj atë me xhennet”. Kush e humb te birin e tij dhe duron, atij i ndërtohet shtëpia e lavdisë ne amshueshmëri, e ky është vetëm një shembull i thjeshte, kurse ti me ketë kallëp krahaso edhe gjera te tjera. Mos ndiej keqardhje për fatkeqësinë, ngase Ai i Cili e caktoi atë, tek Ai është xhenneti, shpërblimi, kompensimi dhe dekorata e madhe. Vërtete te dashurit e All-llahut qe janë te goditur e te vene ne sprove, do te lavdërohen ne Firdevs “Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetet shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend”. Dhe e drejte e jona është qe te presim kompensim dhe shpërblim për fatkeqësinë; pas asaj ka begati “Te tillët janë ata qe te Zoti i tyre kane bekime e mëshire dhe te tillët janë ata te udhëzuarit ne rrugën e drejte” urime për te goditurit, myzhde për te vuajturit. Vërtetë jeta e kësaj bote është e shkurtër dhe thesari i saj është i pakte, kurse bota e ardhshme është me e mire dhe e përjetshme, andaj kush sprovohet këtu, shpërblehet atje, kush lodhet këtu, pushon atje, përderisa ata qe lidhen dhe dashurohen ne dynjanë, gjeja me e rende për zemrat e tyre është kalueshmëria e fateve te tyre nja ajo dhe jorehatia ne te ngase ata vete atë e dëshirojnë, e mu për ketë arsye te tillëve u rriten fatkeqësitë dhe u shtohen telashet e belatë, vetëm për atë se ata shikojnë poshtë këmbeve te tyre e nuk shohin gjë përveç dynjasë kalimtare, te lire e te ulet. O ju te përvuajtur, nuk ju ka kaluar asgjë e qe ju te mos fitoni, ju është dërguar juve një shkrese midis rreshtave te se cilës ka butësi, mirësi, shpërblim e zgjedhje te bukur. Andaj, te përvuajturit i cili është i goditur me bela i duhet te shikoje se rezultati është: “Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri qe ka dere, brendia e tij është mëshire, e nga ana e jashtme e tij është dënimi” E ajo qe gjendet tek All-llahu është me e mire dhe e amshueshme, e këndshme, me madhështore dhe me e larte.

 

Shkaku i gjashtëmbëdhjetë: Imani është jeta

Te palumturit me plot kuptimin e palumturisë janë ata qe kane bankrotuar nga depotë e imanit dhe nga ekuilibri i bindjes, prandaj te tillët gjithnjë janë te palumtur, te hidhëruar, te dobët e te poshtëruar “e ai qe ia kthen shpinën te përmendurit Tim, ai do ta ketë një jete te vështire”(Kur’an). Nuk e bën te lumtur shpirtin e as e pastron dhe e gëzon, e as qe ia largon dëshpërimin, mërzinë dhe shqetësimin përveç besimit me All-llahun, Zotit te boteve, e ne esence jeta nuk ka shije përveç se me iman. Metoda me e mire për pabesinë e te pabesëve është qe te bëjnë vetëvrasje, t’i lëne te qete shpirtrat e tyre nga këto pranga, errësira e fatkeqësi, çudi se çfarë jete është kjo jete e shkatërruar pa iman!? Çfarë mallkimi i amshueshëm i ka kapluar ata qe kane dale nga ligji i All-llahut ne toke! “Ne i rrotullojmë zemrat dhe te pamurit e tyre ashtu siç nuk e besuan atë (Kur’anin) për here te pare dhe i leme te bredhin te hutuar ne mashtrimin e tyre”(Kur’an). Veçse ka ardhë koha qe bota te bindet plotësisht dhe te besoje thelle se nuk ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut. Pas një përvoje te gjate e te vështire gjate shekujve qe kane kaluar mendja ka arritur te kuptoje se idhulli është legjende, kufri është mallkim, pabesimi është gënjeshtër, se pejgamberet janë te vërtete, se Allllahu është e Vërteta, i Atij është pushteti dhe falënderimi dhe Ai është i Gjithmundshmi. Aq sa besimi yt është i forte a i dobët, i nxehte a i ftohte, po aq do te jete edhe lumturia, rehatia dhe qetësia yte. “Kush bën vepër te mire, qofte mashkull a femër e duke qene besimtar, Ne do t’i japim atij një jete te këndshme (ne ketë bote), e (ne boten tjetër) do t’u japim shpërblimin me te bukur pe rate qe vepruan”(Kur’an). E kjo jete e mire dhe e këndshme është vendosje e shpirtrave te tyre ne premtimin e bukur te Zotit te tyre, përforcim i zemrave te tyre me dashurinë ndaj Krijuesit te tyre, pastërti e ndërgjegje te tyre nga papastërtitë e devijimit, qetësim i nervave te tyre para fatkeqësive, qetësim i zemrave kur te vie caktimi dhe kënaqje e tyre ne vendet e kaderit, ngase te tillët qene të kënaqur qe All-llahu te jete Zot i tyre, Islami fe e tyre, Muhammedi lajmëtar dhe i Dërguari i tyre.

 

Shkaku i shtatëmbëdhjetë: Merre mjaltin e mos e thyej kosheren

Butësia nuk gjendet ne asnjë vend e qe te mos e zbukuroje atë, e ajo gjë qe nuk ka bukuri është e shëmtuar. Butësia ne fjale, buzëqeshja e pastër ne jete, fjala e bukur ne takim, këto janë rroba te qëndisura te cilat i veshin te lumturit, këto janë vetitë e besimtarit sikurse bleta qe hane te bukuren dhe prodhon te bukuren, e kur te bie mbi lule nuk e damkos atë për arsye se All-llahu ia jep butësisë atë qe nuk ia jep dhunës. Ka prej njerëzve qe për ardhjen e tyre zgjaten qafet dhe shtangen sytë me te paret e tyre, i përshëndetin zemrat dhe i dëshirojnë shpirtrat, ngase te tillët janë te dashur ne fjalët e tyre kur te marrin dhe kur te japin, kur te blejnë e kur te shesin, kur te takojnë e kur te përshëndesin. Te fitosh shoke është art i spikatur qe e përsosin madhështoret e devotshëm, e te tillët gjithnjë janë te rrethuar e te përcjellur nga një turme njerëzish, e kur nuk janë prezentë atëherë janë te përcjellur me lutje e dua. Vërtete këta te lumtur posedojnë një kushtetute te moralit qe titullohet “te keqen ktheje me atë qe është me e mira, se atëherë ai me te cilin kishit armiqësi do te te behet mik i afërt”(Kur’an). Te tillët e absorbojnë urrejtjen me ndjenjat e tyre te dashura, me butësinë e tyre te ngrohte, me faljen e tyre te gjere, e harrojnë keq bërjen dhe e kultivojnë mirësinë ndaj te tjerëve, pranë tyre kalojnë fjalët e neveritshme e ata nuk inatosen, porse veshët e tyre largohen nga ato pa kthim. Ata janë ne rehati ndërsa njerëzit prej tyre janë ne siguri, myslimanet prej tyre janë te qete: “Mysliman është ai, prej gjuhesh dhe dorës se te cilit janë te sigurte myslimanet e tjerë dhe besimtar është ai prej te cilit njerëzit janë te sigurte ne gjaqet dhe pasuritë e tyre”(Hadith). “Vërtete All-llahu me ka urdhëruar mua qe te mos i shkëpus lidhjet me atë qe me bojkoton dhe t’ia fali atij qe ma ke bere padrejtësi dhe t’i jap atij qe nuk me jap”(Hadith). “Dhe ata e qe përmbajnë mllefin dhe ua falin njerëzve (te tillët janë te shpëtuar)”(Kur’an). Përgëzoi te tillët me një shpërblim te menjëhershëm para atij te përhershmit me qetësi, rehati e siguri.

Kush është ne paqe me njerëzit shpëton prej dëmeve te tyre

Flenë i qete dhe i gëzuar

 Dhe përgëzoi te tillët me një shpërblim madhështor te asaj bote ne fqinjësi te Zotit Falës, ne xhennete e lumenjë, ne vendin e sinqeritetit e te vërtetësisë pranë Sunduesit te Gjithmundshëm.

 

Shkaku i tetëmbëdhjetë: Vërtetë me të përmendurit e All-llahut qetësohen zemrat

Vërtetësia dhe sinqeriteti janë te dashurit e All-llahut, çiltërsia është sapun i zemrave, përvoja është argument, prijësi nuk i gënjen pasuesit e tij dhe nuk ka vepër me te cilën gjoksi me tepër zgjerohet dhe shpërblimi është me madhështor se sa dhikri (te përmendurit All-llahun): “Me përkujtoni Mua, Unë ju përkujtoj juve”(Kur’an) I Lartësuari e përmendi xhennetin e Tij ne ketë toke ne te cilin ai kush nuk hun ne te nuk do te hyje ne xhennetin e ahiretit, e ai xhennet është te shpëtuarit e shpirtit nga sëmundjet, lodhjet dhe trazimet e tia, bile kjo është rruga me e lehte dhe me e shkurtër për ne fitore dhe shpëtim. Hedhja një sy divaneve te shpalljes qe ti shohësh ne te dobitë e dhikrit, dhe provoje balsamin e tij gjate ditëve qe ta arrish shërimin.

Atë bote kur u sëmuren

Me përkujtimin tuaj u shëruam

E ndonjëherë e braktisim përkujtimin

Por atëherë gjendja na keqësohet

Me te përkujtuarit e Tij (i Lartësuar është Ai) shpërndahen retë e frikës, pikëllimit e mërzisë. Me te përmendurit e Tij largohen kodrat e telasheve e belave. Prandaj nuk është çudi te pushojnë ata qe e përmendin Zotin ngase kjo është ajka e esencës, por për t’u çuditur është me te pakujdesshmit se si largohen nga te përmendurit e Tij “Janë te vdekur e jo te gjalle, dhe ata nuk e dine se kur do te ringjallen”(Kur’an). O ti qe ankohesh nga pagjumësia dhe qan nga dhembja dhe lëngon nga fatkeqësitë, o ti qe te kane hedhur valët e jetës, eja dhe përmende emrin e Tij te shenjte, a njeh ndokënd te ngjashëm me Të?

All-llahu Ekber, çdo brenge largohet nga zemra e çdo lavdëruesi e përkujtuesi.

Aq sa e përkujton Atë po aq te lehtësohet mendja, te qetësohet zemra, te gëzohet shpirti, te pushon ndërgjegjja, ngase me te përmendurit e Tij do te thotë te mbështetesh dhe te besosh ne Të, t’i dorëzohesh Atij dhe te kthehesh tek Ai, te kesh mendim te mire ndaj Tij, ta presësh rrugëdaljen nga Ai, ngase Ai është afër atij qe e thërret, e dëgjon atë qe i lutet, i përgjigjet atij qe kërkon nga Ai, prandaj përulu, nënshtrohu, kij dro, përsërite emrin e Tij te bukur e te bujshëm me gjuhen tende duke e falënderuar e lavdëruar, duke e lutur, thirrur dhe kërkuar falje nga Ai, e me pastaj me mundësinë dhe fuqinë e Tij do ta gjesh lumturinë, sigurinë, kënaqësinë, dritën dhe gëzimin: “Ndaj All-llahut ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin me te bukur te botes tjetër”(Kur’an).

 

Shkaku i nëntëmbëdhjetë: A po ua kane zili njerëzve për atë qe All-llahu ua dha atyre nga begatia e Tij?!

Zilia është sikurse gangrena qe e dërrmon ashtin fort. Zilia është sëmundje kronike qe shkakton prishje ne trup, si qeshte thëne: Nuk ka qetësi për ziliqarin, ai është zullumqar i vetes se tij, ai është armik i veshur me rroba te mikut. Kane thëne: Sa e mire dhe sa e drejte qe është zilia, fillon me pronarin e saj e pastaj e mbyt atë. E unë po ta ndaloj ty dhe veten nga zilia, ta mëshirojmë veten tone para se t’i mëshirojmë te tjerët, ngase ne me zilinë tone ndaj tyre e ushqejmë mishin tone me dëshpërim e pikëllim, gjakrave tona i japim te pije mërzinë e shkatërrimin, gjumin e qepallave tona ua shpërndajmë te tjerëve. Ziliqari ndeze një furre te nxehte e pastaj hyn vete ne te. Konfuzionimi, kokëçarja dhe dëshpërimi i tashëm janë sëmundje te cilat i prodhon ziliqari qe ta shkatërroje qetësinë, jetën e bukur e te rehatshme. Belaja e ziliqarit qëndron ne atë se ai lufton caktimin e Zotit dhe e akuzon Krijuesin ne drejtësi, ka edukate te keqe me ligjin e All-llahut dhe e kundërshton pronarin e dërgesës (pejgamberin). Oh, çfarë sëmundje qe është zilia për te cilën nuk ka shpërblim, çfarë belaje qe është e për te cilën bela nuk ka dhurate. E ky ziliqar do te mbese gjithnjë ne një vape te madhe derisa te vdesë ose begatitë e njerëzve te largohen nga ata. Me çdonjërin mund te pajtohesh përveç se me ziliqarin, te pajtohesh me te do te thotë te zhveshësh e te largohesh nga begatitë e All-llahut dhe te keqesh dore nga talentet dhe mundësitë tua, t’i besh te pavlera virtytet dhe veçoritë tua, e nëse e bën një gjë te tille, atëherë ndoshta ai do te kënaqet pa dashje, kërkojmë mbrojtjen e All-llahut nga e keqja e ziliqarit kur te beje zili, ngase ai behet sikurse gjarpri i zi i helmushëm i cili nuk merr ndonjë vendim përderisa te mos e zbraze helmin e tij ne trupin e pafajshëm. Prandaj, po te ndaloj, po te ndaloj nga zilia dhe kërko strehim tek All-llahu nga ziliqari, ngase ai është ne pus, po te pret ty.

 

Shkaku i njëzete: Drejtoju jetës ashtu siç është.

I’u përshtate jetës se vështire

kurse ti atë e dëshiron te pastër

nga vështirësitë e pengesat

 Kështu është gjendja e kësaj jete, turbulluese e kënaqësive, me shume përgjegjësi, shumëngjyrëshe, e përzier me turbullira e kokëçarje, e ti ne raport me te je ne vështirësi. Kurrsesi nuk do te mund te gjesh fëmije apo grua, mik a fisnik e as banese e as pune e qe te mos është e shoqëruar me kokëçarje, andaj fike te nxehtët e te keqes se saj me te ftohtët e se mirës se saj, qe te shpëtosh e te mos lëndohesh e te plagosesh. Deshi All-llahu qe kjo jete te jete përmbledhëse e dy te kundërtave, dy llojeve, dy grupeve, dy mendimeve – te keqes e te mirës, progresit e shkatërrimit, gëzimit e mërzisë, e pastaj qe tere e mira, gëzimi e mirësia te bashkohen te pasteta ne xhennet dhe qe tere e keqja, prishja e mërzia te mblidhen ne zjarr. “Kjo bote është e mallkuar, e mallkuar është çdo gjë qe gjendet ne te përveç përmendjes se All-llahut dhe asaj qe i ngjason asaj përveç dijetarit dhe nxënësit”(Hadith). Andaj, jetoje realitetin tënd e mos u jep pas iluzionit dhe ngritu ne boten e idealeve, drejtoju jetës tende ashtu siç është ajo, adaptoje veten tende qe ta bashkëjetoje atë dhe te ekzistoje me te, ngase ne te nuk ka te përsosur e te plote asgjë, e nuk do te gjesh as shoqërues ideal, ngase përsosmëria, ideali dhe e plota nuk janë cilësi dhe çështje te kësaj jete. Kurrsesi nuk mund te gjesh grua ideale e ne Hadith ka ardhë: “Mos ta urreje besimtari besimtaren nëse ne te sheh diçka qe e urren, ngase nëse nuk i pëlqen ndonjë virtyt i saj, e pëlqen ndonjë virtyt tjetër”. Prandaj duhet ta afrojmë, te mirëkuptojmë, te falim e te lëshojmë pe dhe ta marrim atë qe është me e lehte e ta braktisim atë qe është e vështire, t’i mbyllim sytë ndonjëherë e t’i drejtojmë hapat, te shtiremi se nuk po i vërejmë disa gjera. E ai qe nuk lëshon pe ne shume gjera kafshohet fort me dhembe shqyes dhe shkelet me patkua.

 

Shkaku i njëzetenjë: Ngushëllohu me ata qe i ka goditur belaja

Kthehesh ne te djathte e ne te majte, a sheh diçka përveç ndonjë te vene ne sprove dhe a vëren ndokënd përveç se ndonjë te dëshpëruar, gati ne çdo shtëpi gjen vajtuese, ne çdo faqe lot dhe ne çdo luginë i gjen te bijtë e Sa’dit. Sa te shumta qe janë belatë dhe sa shume durimtare qe ka! Nuk je ti i vetmi i goditur, bile telashet tua ne krahasim me te tjerët janë te pakta; sa prej te sëmurëve me vite te tera rrotullohen ne shtretërit e tyre ne te djathte e ne te majte duke rënkuar e bërtitur nga dhembjet. Sa prej te burgosurve qe me vite te tera kane kaluar duke mos e pare diellin me sy, ata nuk njohën përveç qelive. Sa burra e gra humben loçkat e zemrave te tyre qysh ne ditët e pare rinore! Sa shume qe ka borxhlinj, te dëshpëruar e te sprovuar! E ty te mbetet qe te ngushëllohesh me te tillët dhe te dish bindshëm se kjo jete është shtëpi e sprovave për besimtarin. Ne mëngjes i sheh pallatet te mbushura përplot me anëtare, ndërsa muzgu i zë te rrezuara e me çati te përmbysura; derisa çdo gjë është ne rregull, trupat janë ne shëndet, pasuritë janë te bollshme dhe fëmijët janë shumuar e me pastaj këto janë vetëm disa dite, kur qe varfëria dhe vdekja, ndarja dhe sëmundjet: “Dhe juve iu be e qarte se si vepruam me ta dhe u sjellëm shembuj”(Kur’an). Prandaj, ti duhet ta përshtatesh veten tende ashtu sikurse deveja e stërvitur e cila gjunjëzohet mbi shkëmb dhe duhet qe sprovat tua t’i matesh me te atyre qe janë rreth teje dhe te atyre qe kane shkuar gjate kohës, kështu qe ty te behet e qarte si te ne krahasim me ta je i shëndoshe e i kursyer dhe se nuk te ka goditur pos disa te shpuarave te lehta, pra falënderoje All-llahun për butësin e Tij dhe për atë qe te ka lëne, llogaritë shpërblimin tek Ai për atë qe ta ka marre dhe ngushëllohu me ata qe janë rreth teje.

Sikur rreth meje te mos ishin ata qe vajtojnë e qajnë për vëllezërit e tyre do ta mbytja veten time.

E ti e ke shembull te Dërguarin e All-llahut, mbi kokën e te cilit hodhën ndyrësira, iu përgjakën dy këmbe e t’ia, iu plagos fytyra dhe u izolua derisa u detyrua te ushqehet me fletët e drunjve, u përzu nga Mekja, iu thyen dhembet, ia fyen nderin e gruas se tij te ndershme, ia vranë 70 shoke, i vdiq i biri, i vdiqën bijat, e lidhi gurin për barku nga uria, e akuzuan si poet, sihirbaz, falltor, te çmendur, gënjeshtar, e All-llahu e ruajti dhe e kurseu nga e tere ajo; e tera kjo ishte bela qe patjetër u desh te ndodhte dhe pastrim e forcim qe nuk ka me te madhe se ajo; para tij u vra Zekerija alejhis-selam, u masakrua Jahjau, u internua Musua, i dashuri Ibrahim u vendua ne zjarr;…edhe imamët (udhëheqësit) pësuan një gjë te tille; Omeri u shpërla ne gjakun e tij, bene atentat mbi Othmanin, e theren me thike Aliun, u rrahën shpinët e imamëve e u burgosen dinjitozet e u dënuan te mirët: “A menduat se do te hyni ne xhennet pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qe ishin para jush, te cilët i goditen vuajtjet e u tronditen fort”(Kur’an).

 

Shkaku i njëzetedytë: Namazi…Namazi “Kërkoni ndihme me durim e namaz”(Kur’an)

Kur te godet frika dhe të të kaloje mërzia dhe kur pikëllimi te mbërthejë për qafe, ngritu menjëherë për në namaz, që shpirti yt te kthehet te ti dhe të qetësohet. Vërtet namazi me lejen e All-llahut është garancë qe çrrënjosë ngulitjet e pikëllimeve dhe dëshpërimeve dhe largon traumat. Pejgamberin alejhis-selam kur e mundonte diçka thonte “Na qetëso me namaz o Bilal”, namazi ishte kënaqësia, lumturia dhe pushimi i tij. Kam lexuar biografinë e disa njerëzve te spikatur te cilët kur ngushtoheshin nga telashet e problemet dhe kur belatë i kaplonin, strehonin ne namaz te përulur qe me pastaj t’u kthehej fuqia, dëshira dhe ambiciet e tyre. Namazi i frikës është bere obligim qe te kryhet ne çastet e frikës, atë dite kur te fluturojnë kafkat e kokave, atëherë kur shpirtrat t’u ekspozohen tehave të shpatave… ku ja, namazi i frikës behet përforcimi dhe qetësimi me i madh. Gjenerata te cilës i janë ashpërsuar sëmundjet shpirtërore duhet qe te njoftohet me xhaminë, ta përulin ballin e tyre, qe se pari ta fitojnë kënaqësinë e Zotit te tyre e pastaj edhe qe t’i shpëtojnë vetët e tyre nga ky dënim i vazhdueshëm e i rende ose përndryshe lotët do t’i djegin epiket e tyre, mërzia e traumat do t’i shkatërrojnë nervat e tyre e pranë tyre nuk ka ndonjë fuqi qe do t’u ndihmoje me qetësim e siguri përveç namazit. Prej begative me madhështore sikur ta dinim janë këto pese namazet, çdo dite e nate, qe shlyejnë mëkatet tona, i ngritin shkallet tona te Zoti ynë, e pastaj ato janë ilaç madhështor për fatkeqësitë tona dhe po ashtu ilaç efikas për sëmundjet tona, derdhin ne ndërgjegjiet tona sasi te pasteta te bindjes dhe mbushin gjokset tone me kënaqësi. E sa u përket atyre qe u larguan nga xhamia dhe braktisen namazin, brenge përmbi brenge, pikëllim përmbi pikëllim dhe fat i keq: “Te shkatërruar janë dhe ua ka humbur veprat e tyre”(Kur’an).

 

Shkaku i njëzetetretë: Neve na mjafton All-llahu dhe sa Ndihmëtar i mire që është Ai

T’ia besosh çështjen All-llahut, te mbështetesh tek Ai, t’i besosh premtimit te Tij, te jesh i kënaqur me të berat e Tia, të kesh mendim të mire për Të dhe ta pritesh rrugëdaljen nga Ai është prej fryteve me të mëdha te imanit dhe prej cilësive me të larta të besimtarit. E mu atëherë kur robi të jete i qete duke pritur përfundim të mirë dhe të mbështetet tek Zoti i tij ne çdo çështje te tij, atë bote do ta gjeje mbrojtjen, mbikëqyrjen, mjaftueshmërinë, përkrahjen dhe ndihmën:

E kur mbrojtja me sytë e saja të të ketë shikuar,

flejë se te gjitha telashet te janë siguri

Pasi që Ibrahimin alejhis-selam e hudhen ne zjarr tha: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil (Na mjafton All-llahu, e sa ndihmës i mire që është Ai); atëherë All-llahu e beri zjarrin te ftohte dhe shpëtim për të, e gjithashtu edhe Pejgamberi ynë alejhis-selam dhe shokët e tij pasi që u kërcënuan nga ushtritë e pabesimtarëve dhe çetat e idhujtarëve thane: “Neve na mjafton All-llahu, e Ai është mbrojtësi me i mire dhe u kthyen me begati dhe mirësi te mëdha nga All-llahu pa i gjetur kurrfarë e keqe; dhe e pasuan kënaqësinë e All-llahut, e All-llahu është Dhurues i Madh”(Kur’an).

Vërtete njeriu vetëm nuk mund qe te përleshet me telashet, t’i rezistoje fatkeqësive dhe te ballafaqohet me vështirësi, ngase ai u krijua i dobët dhe i pamundësi, por atëherë kur ai te mbështetët ne Zotin e tij, t’i besoje Atij dhe vetëm Atij t’ia besoje çështjet, se përndryshe çfarë është mundësia e këtij robi te varfër e te dobët kur atë ta kaplojnë fatkeqësitë e ta rrethojnë brengat: “Tek All-llahu mbështetuni nëse jeni besimtare”(Kur’an). O ti qe dëshiron te këshillohesh, mbështetu ne te Fortin, te Pasurin e te Gjithëfuqishmin, qe të të shpëtoje nga mjerimet dhe brengat, le te jete simboli yt: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil. Na mjafton All-llahu, e sa ndihmës i mire qe është Ai; nëse te pakësohet pasuria jote, te rritet borxhi, te zbrazet buxheti e te thahen burimet, thirr: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil. Nëse te sulmon sëmundja dhe te ashpërsohet e te vazhdon, te shtohen telashet dhe belatë thuaj: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil. Kur te frikësohesh nga armiku, te tronditesh nga zullumqaret e te shkaktojnë kokëçarje vështirësitë pëshpërit me bindje: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil. “Të mjafton ty që Zoti yt të jetë Udhëzuesi dhe Ndihmësi yt”(Kur’an).

 

Shkaku i njëzetekatërtë: Thuaj: Udhëtoni e ecni ne toke

Ajo qe e hap gjoksin dhe i largon retë e dëshpërimit e pikëllimit është udhëtimi neper vende e shkretëtira, ecja neper token e gjere, shikimi ne librin e gjithësisë se hapur që ti shohësh lapsat madhështisë që në faqet e ekzistencës shkruajnë shenjat e bukurisë, t’i shohësh kopshtet me plot bukuri, bashqet elegante dhe xhennete e ngjeshura. Dil nga shtëpia jote dhe medito për atë që është rreth teje, para dhe pas teje. Hyp në male, zbrit në lugina, ngjitu nëpër drunjte, pi nga uji i burimit, vëre hundën tende ne degët e jaseminit, qe shpirti yt ta ndjeje se është i lire dhe i disponuar, sikurse zogu i cili duke cicëruar noton ne hapësirën e lumturisë; dil nga shtëpia jote, hidhe mbulesën e zezë nga sytë e tu e pastaj ec neper shtigjet e gjera te All-llahut duke e përmendur dhe lavdëruar. Vetmimi ne dhomën e ngushte me zbrazëtinë vrasëse është rruge e suksesshme për vetëvrasje, dhoma jote nuk është bota e as ti nuk je i tere njerëzimi, prandaj perse po dorëzohesh para çetës se mërzive. Thuaj vetes me shikimin, dëgjimin dhe zemrën tende: Dil të erdhi rende apo lehte. Eja këtu te lexosh Kur’an pranë përroskave e livadheve, ne mesin e zogjve qe ligjërojnë me cicërimat e dashurisë, pranë ujit qe rrëfen tregimin e tij se si ka arritur nga shkëmbi.

O ti qe ankohesh e sëmundje nuk ke, behu i bukur

qe ekzistencën ta shohësh te bukur

a po e sheh gjembin ne trëndafila e të verbërohesh

ta shikosh mbi te vesën si kurore!?

Vërtete udhëtimi ne hapësirat e tokës është përjetim me te cilin mjeket porosisin për atë qe i është renduar vetja e tij dhe i është errësuar dhoma e tij e ngushte, eja me ne te udhëtojmë qe te bëhemi te lumtur e të gëzohemi, të mendojmë dhe të sodisim: “Të cilët mendojnë ne krijimin e qiejve dhe tokës: Zoti ynë, nuk e krijove ketë kot, i Lartësuar je Ti”(Kur’an).

 


Shkaku i njëzetepestë: Durim i bukur

Te stolisesh me durim është veti morale e te pashoqeve te cilët gjerat e pakëndshme i presin me gjoks te hapur, me fuqi ambicioze dhe imunitet te forte. E nëse nuk duroj unë dhe ti ç’të bëjmë atëherë pra? A ke ndonjë zgjedhje tjetër përveç durimit? A di furnizim tjetër përveç tij? Një prej njerëzve te mëdhenj ishte teatër ne te cilin vraponin fatkeqësitë dhe mejdan ne te cilin bënin gara telashet, çdo here kur dilte nga ndonjë telashe, e vizitonte tjera, e ai ishte mbrojtur me durim dhe me besim ne All-llahun, ai i thuri vetes:

Me mohon mua koha ime e nuk e dine qe unë
jam krenar gjersa telashet e kohës e konsideroj te lehta
Ngulmi koha të më tregoje mua se sa e dhunshme është
E unë ngulma t’i tregoj asaj se si është durimi

Ketë e bëjnë dinjitozet, ballafaqohen me telashet dhe fatkeqësitë i hedhin për toke. Hyrën tek Ebu Bekri gjersa ishte i sëmure e i thane: A ta thërrasim një mjek? e tha: Mjeku me ka pare. I thane: E ç’të tha? U përgjigj: “Unë veproj ç’të dua”. U sëmur njeri prej te mirëve e i thane: Ç’të dhembe? Tha:

Me sëmundjet e tyre vdesin shpirtrat
e vizitoret e tyre nuk dine se nga çka ata rënkojnë
Nuk është tregua i drejte një shpirt
kur për dhembjen e tij i ankohet jo te dashurve te tij

Duro e durimi le te jete vetëm për All-llahun, duro duke qene i bindur ne rrugëdalje, i vetëdijshëm për përfundim te mire, duke e kërkuar shpërblimin nga All-llahu, faljen e mëkateve, duro sado qe vështirësitë te kane kapluar dhe rrugët para teje te janë ngushtuar, sepse fitorja vie me durim, rrugëdalja vie pas brengave, pas çdo vështirësie vie lehtësimi. Kam lexuar peripecitë e te mëdhenjve te cilët kaluan ne ketë bote e unë u habita para durimit te hekurte te tyre dhe para fuqisë se bartjes se tyre. Fatkeqësitë binin mbi koket e tyre sikur te ishin pika te ujit te ftohte, e ata te forte si malet, te përqendruar ne te vërtetën e nuk kaloi kohe e gjate kur fytyrat e tyre shndërritën ne vezullimin e agimit te rrugëdaljes ne gazimin e fitores. Bile dikush prej tyre nuk u mjaftuar vetëm me durim, po u kacafyt me telashet dhe i sfidoi fatkeqësitë duke bërtitur para tyre e duke recituar:

Nëse ti oj kohe ke diçka
me te cilën do t’i mposhtesh fisniket
Ma jep pra!

 

Shkaku i njëzetegjashtë: Mos e mbaj globin e tokës mbi kokë

Ne shpirtrat e disa njerëzve behet lufte botërore kurse ata janë te shtrire ne shtretërit e gjumit, e kur lufta t’i hedhe pasojat e saja e te mbaroje, te tillët fitojnë sëmundje ne stomak dhe shtypjen e gjakut e te sheqerit. Digjen bashke me ngjarjet, hidhërohen për shkak te ngritjes se çmimeve, bezdisen me vonimin e shiut, devalvimi dhe inflacioni u shkakton mërzi e kokëçarje; ata vazhdimisht janë te shqetësuar dhe te brengosur: “Çdo britme e konsiderojnë kundër tyre” (Kur’an). E unë po te këshilloj që të mos e mbash globin e tokës mbi kokën tende, leri ngjarjet ne toke e mos i vendo mbi kokën tende. Disa zemrat i kane si shpuze qe thithin thashetheme e dokrrat e shqetësohen me gënjeshtra e mashtrime, tronditen për çdo gjë, e mu kjo zemër është garancë qe pronarit te saj t’ia shkatërroje dhe thyej qenien e tij. Pronaret e parimeve te vërteta mbushen me iman pran këtyre ngjarjeve e leksioneve, ndërsa te ligjeve tërmetet u shtojnë frike përmbi frike. Vetëm zemra trime mund te beje dobi para këtyre erërave e furtunave. Trimi sypatrembur është largpamës, me zemër qëndrese e bindje te gdhendur, nerva te ftohta, gjoks hapur, derisa qyqari e prenë veten e tij për çdo dite shumë here me shpatën e prognozave e rrenave, te iluzioneve e te ëndrrave, prandaj nëse dëshiron jete te qete atëherë ballafaqohu me çështjet me trimëri dhe mos u lejo kurrsesi atyre qe nuk besojnë te te përbuzin ty. Mos u ndjej i ngushtuar për atë çka ta kurthojnë, behu me i forte se ngjarjet, me i fuqishëm se erërat e krizave, me i qëndrueshëm se tornadot. Ah, oj mëshire sa shume qe ditët i tronditin zemërdobëtit: “E do t’i gjesh ata njerëzit qe me se shumti kujdesen për jetën e kësaj bote”(Kur’an); ndërsa dinjitozet janë te ndihmuar nga All-llahu dhe te sigurte ne premtimin e Tij: “E All-llahu u zbriti atyre qetësinë”(Kur’an).

 

Shkaku i njëzeteshtatë: Mos të të thyej banaliteti dhe absurdi

Sa shume ka te shqetësuar e qe shkaku i kokëçarjeve te tyre janë gjerat e ulëta e banale qe nuk përmenden:

Në sytë e të dobëtit gjerat e imëta u zmadhuan
Ne sytë e të fortit u zvogëluan gjërat e mëdha

Shiko hipokritet: sa te ulëta janë ambiciet e tyre dhe sa te ftohta janë vullnetet e tyre. Këto janë fjalët e tyre: “Mos dilni ne ketë vape. me lejo mua e mos u fut ne sprove, shtëpitë tona janë te pambrojtura, frikësohemi se po na godet ndonjë bela, neve All-llahu dhe i Dërguari i Tij nuk na premtuan veçse mashtrim”. Oh sa te humbur e te shkatërruar qe janë këta shpirtra. Interesimi i tyre i vete, janë barqet, enët, shtëpitë dhe pallatet, ata asnjëherë nuk i ngritën shikimet e tyre në qiellin e yjeve dhe nuk shikuan ne yjet e vlerave. Problemi i tyre dhe fundi i dijes se tyre është: Shiko ne turma te mëdha te njerëzve e do t’i shohësh ne mëngjes e mbrëmje se shkaku i brengave te tyre janë mospajtimet dhe grindja me gruan, te birin, kushëririn, apo ndonjë fjale neveritëse a ndonjë qëndrim i lige. Këto janë fatkeqësitë e këtyre njerëzve, nuk kane qëllime te larta me te cilat do te angazhoheshin, nuk kane ndonjë interesim te dobishëm qe do t’ua mbushte kohen; e kane thëne: Kur del uji prej ene sate e mbush ajri – prandaj mendo për atë çështje për te cilën bezdisesh e mërzitesh, meriton qe ta harxhosh ketë mund e ketë lodhje, sepse ti i dhe asaj prej mendjes tende, prej mishit dhe gjakut tënd, prej qetësisë dhe kohës tende. E ky është mashtrim ne marrëdhënie dhe humbje katastrofave çmimi i se cilës është shume i ulet, ndërsa psikologet preferojnë: Çdo gjeje veri një mase dhe kufi logjik; e me e vërtete se kjo është fjala e te Lartësuarit: “All-llahu për çdo gjë ka vënë masë”(Kur’an); andaj çdo çështje jepja kufirin dhe masën e saj e ruaju teprimit. Problemi dhe preokupimi i sahabëve te devotshëm ishte nder drurin e dhënies se besës, e kështu e arritën kënaqësinë e All-llahut, ndërsa me ta ishte edhe një njeri qe e angazhoi deveja e tij kështu që i iku besatimi e u shpërblye me urrejtje e hidhërim. Hidhi gjerat e ulëta dhe mos u merr me to, do ta shohësh se shume brenga e mërzi do te largohen nga ti dhe do jesh i kënaqur e i gëzuar.

 

Shkaku i njëzetetetë: Kënaqu me atë që ta ka caktuar All-llahu do të jesh njeriu më i pasur

Edhe pse disa kuptime te këtij shkaku janë cekur, porse desha qe këtu ta thjeshtësoj ne mënyre qe me shume te kuptohet, e ajo është se ti duhet te jesh i kënaqur me atë qe te është ndare nga pasuria, trupi, fëmiu, banesa dhe talenti, e ketë e vërteton edhe Kur’ani: “Merre atë që ta kam dhëne dhe bëhu falënderues”. Shume prej dijetareve dhe gjeneratës se pare kane qene te varfër dhe nuk kane pasur pasuri e as banesa, as mjete transportuese, por me gjithkëtë jeta e tyre ishte e pasur dhe ishin te lumtur, e edhe njerëzimin e bene te lumtur, për arsye se atë që All-llahu u dha atyre prej te mirave e orientuan ne rruge te drejte, kështu qe jetët, koha dhe talentet e tyre u bën te bereqetshme, derisa përballe këtyre u gjenden turma te mëdha te cilët kishin pasur, fëmije e begati, porse ato ishin shkak i palumturisë dhe fatit te keq te tyre, ngase ata devijuan nga natyrshmëria e pastër e tyre dhe nga rruga e drejte, e mu kjo është argument i prere se pasuria dhe gjerat nuk janë çdo gje. Shikoi ata qe morën diploma botërore, porse ata ishin te panjohur ne dhënien, kuptimin dhe gjurmët e tyre, derisa do te gjesh te tjerë qe pak dije kishin, por nga ajo dije rrjedhën lumenj qe vërshuan me dobi, ndërtim e përmirësim. Nëse dëshiron te jesh i lumtur, kënaqu me fotografinë tende ne te cilën te ka krijuar All-llahu, behu i kënaqur me gjendjen tende familjare, me zërin tënd, me nivelin e te kuptuarit tënd dhe me te ardhurat tua, bile disa pedagoge modest shkojnë edhe me lart nga kjo dhe këshillojnë: Kënaqu me më pak se qe je ti tani dhe pate te cilën ti e posedon tani edhe recituan:

Lumturia yte me e larte nëse je i mençur
Është te mendosh për një gjendje përveç asaj ne te cilën jeton

Ja ku e ke një katalog shembullor te mbushur me njerëz te shkëlqyeshëm po qe standardet e tyre te kësaj bote ishin mjaft te ulëta: Atta bin Ebi Rebbah ishte dijetar i madh ne kohen e tij, rob i zi, hundëpërpjetë, flokëkaçurrel e i paralizuar. Ahnef bin Kajs, njeriu me i bute nder arabet ne përgjithësi, shtat thate, i gërbulur e këmbëholle. A’meshi, muhaddith i botes, prej robërve, shikimdobët, i varfër e duargjate, me rroba te leckosura dhe shtëpi te keqe. Bile, te gjithë pejgamberet fisnike paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofte mbi ta ishin barinje te deleve, Davudi ishte farkëtar, Zekerijau zdrukthëtar, Idrisi rrobaqepës, ndërsa ata ishin njerëzit me te mire dhe me te zgjedhur. Prandaj vlera jote qëndron ne talentin tënd, ne punën tende te mire, ne dobinë dhe moralin tënd dhe mos u dëshpëro për atë qe te ka kaluar prej bukurisë, pasurisë e fëmijëve, kënaqu me ndarjen e All-llahut: “Ne e kemi ndarë midis tyre jetesën e tyre në jetën e kësaj bote”(Kur’an).

 

Shkaku i njëzetenëntë: Përkujtoja vetes tende xhennetin gjerësia e te cilit është sa qiejt e toka

Nëse uritesh ne ketë bote apo varfërohesh, mërzitesh, sëmuresh, te mungohet e drejta, apo e shijon ndonjë padrejtësi, përkujtoje veten tende me begatinë, rehatin, qetësin, gëzimin, kënaqësinë, sigurinë dhe përjetshmërinë ne xhennetet e Neimit, ngase nëse ti e beson një gjë te tille dhe punon për një përfundim te tille, te gjitha humbjet tua shndërrohen ne fitime, telashet tua ne dhuratë, e njerëzit me te mençur janë ata qe punojnë për ahiret ngase ajo jete është me e mire dhe e amshueshme. Ndërsa njerëzit me budallenj janë ata qe ketë jete e shohin si vendqëndrim te përjetshëm te tyre, si shtëpi dhe fundi i dëshirave te tyre, e do t’i shohësh te tillët si njerëzit me te padurim pranë fatkeqësive, qe me se shumti pendohen pranë telasheve, për arsye se ata nuk shohin përveç kësaj jete te tyre te ulet e kalimtare, nuk mendojnë përveç asaj e as qe punojnë përveç se për te e aspak nuk dëshirojnë qe t’u turbullohet e prishet kënaqësia dhe gëzimi i tyre. E sikur te tillët ta kishin hequr mbulesën nga zemrat e tyre dhe perdet e paditurisë nga sytë e tyre do t’u kishin folur vetes se tyre për shtëpinë e përjetshmërisë, begatitë e saja, shtëpitë e pallatet e saja dhe do ta kishin dëgjuar ligjëratën e shpalljes ne përshkrimin e saj, e pasha All-llahun ajo është shtëpia e cila meriton përkujdesjen, mundin dhe lodhjen. A kemi menduar valle për përshkrimin e banoreve te xhennetit se ata nuk sëmuren, nuk brengosen e nuk vdesin, nuk u shkatërrohet rinia e as nuk u vjetërsohen rrobat?- ne dhomat qe ana e jashtme shihet nga brenda e brendësia e tyre shihet nga jashtë, ne to ka çka syri nuk ka pare e as veshi s’ka dëgjuar e as qe dikujt ne mendje i ka shkuar, atje kalorësi ecën nen hijen e drurit qe për 100 vite nuk mund ta kaloje, gjatësia e tendave atje është 60 mila, lumenjtë rrjedhin, pallatet e saja janë te larta, frytet janë te gatshme, ujerat burojnë, shtretërit larte janë te venduar, gotët janë te shtruara, jasteqet janë te renditura, shiltet e qëndisura janë kudo te shpërndara, është kompletuar kënaqësia ne te, është lartësuar përjetimi ne te, aroma kundërmon ne te, përshkrimi i saj është madhështor, atje është fundi i dëshirave… pra, ku janë mendjet tona qe nuk mendojnë? Ç’kemi qe nuk po marrim ne konsiderate? Nëse përfundimi qenka ne ketë vend, atëherë fatkeqësitë e te goditurve le te bëhen me te lehta, le te kënaqen te brengosurit dhe le te gëzohen zemrat e te varfërve. Pra, o ju qe u ka goditur varfëria dhe o ju qe jeni te sprovuar me fatkeqësi, veproni mire qe ta banoni xhennetin e All-llahut dhe ta keni ne fqinjësi Atë, te shenjte janë emrat e Tij “Paqja dhe shpëtimi qofte mbi ju për atë që duruat, sa i bukur që është përfundimi në ketë vend”(Kur’an).

 

Shkaku i tridhjete: Ne ju kemi bere juve popull (ummet) mesatar

Mesatarja është kërkese e mendjes dhe e fesë, nuk ka teprim e as mangësim, nuk ka ekstravagance e as lenie në asgjë. Ai qe e dëshiron lumturinë duhet qe t’i rregulloje ndjenjat dhe entuziazmin e tij, le te jete mesatar ne gëzimin dhe hidhërimi e tij, kënaqësinë dhe mërzinë e tij, ngase kalimi i kufinjëve dhe teprimi ne raporte me ngjarjet është padrejtësi për veten e sa gjë e bukur është mesi. Ligji ka zbritur me peshoje, jeta është ngritur ne drejtësi, ndërsa njeriu me i rraskapitur është ai qe i nënshtrohet epshit te vet dhe i dorëzohet ndjenjave dhe luhatjeve te t’ia atëherë kur atij i rendohen telashet dhe t’i errësohen qoshet dhe te ndezën ne zemrën e tij beteja te egra te urrejtjeve, kurtheve e mashtrimeve ngase ai jeton ne ëndrra dhe iluzione, sa qe dikush prej tyre parafytyron se te gjithë janë kundër tij dhe se te tjerët thurin komplot për asgjësimin e tij, mbushet me cytje dhe vesvese se bota po i rri ne prite dhe mu për ketë ai jeton ne re te zeza nga frika, brenga dhe mërzia. Thashethemet dhe gënjeshtra janë te ndaluara me fe, te lira me natyrshmëri dhe me to merren vetëm ata qe janë te bankrotuar nga vlerat e gjalla dhe parimet hyjnore: “çdo zhurme e konsiderojnë se është kundër tyre”(Kur’an). Ule zemrën tende ne fronin e saj ngase e shumta e asaj çka i frikësohet ajo nuk është, para se te ndodhe ajo çka frikësohesh se do te ndodhe; konsideroi mundësitë me te këqija e pastaj përshtate veten tende qe ta pranoje atë te keqe, me ç’rast do te shpëtosh nga prognozat zullumqare te cilat ta shqyejnë zemrën para se te ndodhe ndodhia dhe mbetet sikurse fjala e te parit:

Sikurse thëllëza me krahët e saja te jete ngjitur
për mëlçinë time nga te dridhurat e forta

Prandaj o ti i mençur jepja çdo gjeje masën e saj e mos i zmadho ndodhitë, qëndrimet dhe problemet, por behu mesatar e mos shko pas iluzioneve te rrejshme dhe pas fatamorganës mashtruese. Dëgjoje peshojën e dashurisë dhe urrejtjes ne Hadidh: “Duaje te dashurin tënd me një mase, se ndoshta do të të jetë i urrejturi yt ndonjë dite dhe urreje te rrejturin tënd me një mase se ndoshta ndonjë dite do te jete i dashuri yt”. “Ndodh qe All-llahu te beje midis jush dhe midis atyre qe i armiqësuat dashuri, All-llahu është i Gjithmundshëm. All-llahu është Falës dhe Mëshirues”(Kur’an). Vërtete, shume prej frikësimeve dhe thashethemeve nuk janë vërtetësi, e që moti kane thëne: I thashë zemrës sime: kur te qaset ty ndonjë e papritur nga pikëllimi eliminoje atë nga vetja jote se me e shumta e frikës është e kota dhe gënjeshtra e saj.

 

Përmbyllje

Prej kësaj fjale te shkruar kurrsesi nuk do te mund te përfitosh përderisa te mos përpiqesh ta praktikosh ne veten tende, shtëpinë, punën dhe jetën tende qe te arrish një jete shume me te bukur nga jeta te cilën e jeton, një jete me te lumtur, me te këndshme e me te mire nëpërmes se cilës do te arrish jetën e amshueshme e te qete ne xhennetet e Neimit “O Zoti ynë, na jep neve ne ketë bote te mira dhe ne boten tjetër te mira dhe ruaj nga dënimi i zjarrit.”(Kur’an). I lartësuar është zoti yt, Zoti i Lavdisë nga ajo qe ata ia mveshin qofte mbi te Dërguarit dhe i tere falënderimi qofte për All-llahun, zotin e boteve.

 

 

Titulli ne origjinal: Thelathune sebeben lis-seadeh

Autor: Aid El-Karni

Titulli ne gjuhen shqipe: Tridhjete shkaqe per lumturi

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Rijad Misini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit