E njohur si “Nata e Shtrigave”, “Nata e të Vdekurve”, etj, kjo festë shënohet më 31 tetor të çdo viti në disa vende të botës e në veçanti në Amerikë. Ajo, edhe në thelb, për nga origjina e historiku, por edhe ne ambalazh, për nga ritet e natyra festive, nuk paraqet asgjë me tepër se një prapambeturi kulturore dhe shpirtërore. Më keq edhe se kjo tingëllojnë veshjet e rrobave me forma e figura djajsh, të cilat sikur ishin e janë një sinjal i paraqitjes “spektakulare” në skenë të sektit më famëkeq në botë, Satanizmit, i cili kohëve të fundit shokoi botën me një ritual djallëzor në Rusi[1].
Ndaj, me plot modesti më duhet të pranoj se kur fillova të hulumtoj për këtë “festë” rashë në një konfuzion përkitazi me vënien e titullit këtij punimi. Sa më shumë që hulumtoja, aq më shumë hamendesha se si një besëtytni aq shumë ka arritur famë në kohën moderne saqë edhe bota e artit një pjesë bukur të madhe kinematografike ia ka kushtuar kësaj ngjarjeje, fatbardhësisht, të rreme. Identifikimi i kësaj kulture “moderne” me këtë dhe besëtytni te shumta si kjo, me përkujtoi vizionarin e madh islam, Abdullah b. Mes’udin, shoqëruesin e Pejgamberit Muhammed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili duke përshkruar protagonistët dhe heronjtë e besëtytnive dhe risive, kishte thënë: «…(të keqen, fitnen) e marrin si traditë, dhe, kur të ndërrohet ajo traditë (e keqe), thonë: Është ndërruar sunneti (tradita profetike)»[2].
Ndonëse tek ne ka filluar te shënohet kjo datë aty-këtu, sidomos në kryeqytetin tonë, të përkrahur ndonjëherë me politikanë, që për vote performojnë edhe besëtytni, këtë artikull e punuam me shpresën më të madhe se, të paktën muslimanët, nuk do të jenë pre dhe viktime e kësaj feste, qe është çdo gjë përveç fetare, morale dhe edukative.
Hallouini dhe domethënia e tij
Hallouini është nata mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit që festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që kohëve të fundit ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë, prej nga e ka edhe burimin. Si fjalë, është e formuar nga togu leksikor “all – hallows – even”[3], që do të thotë “Nata e të gjithë të shenjtëve”[4].
Siç duket, “Nata e të gjithë të shenjtëve”, është një domethënie e cila rrjedh nga All Saint’s Day. Për këtë, pak me gjerësisht, do të flasim tek origjina dhe historiku i kësaj feste.
Quhet edhe “Dita e Frikës”, “Dita e magjistarëve”[5], “Dita e Kudhanave”[6], “Nata e shtrigave” sepse përdoren maska të frikshme[7], “Nata e shenjtë” është quajtur për shkak të festimit të natës përkitazi me njerëzit e shenjtë[8]. Në një mënyrë, Hallouini duket edhe si sinonim apo edhe burim i “Darkës së Lamës” shqiptare.
Duhet pranuar se Hallouini, për shkak të natyrës festive, ka pësuar transformim gjuhësor duke marrë edhe domethënie, të cilat nuk janë fare të vërteta, siç f.v. është domethënia tek shqiptarët e krishtere “Dita e kudhanave” ose thjeshtë “Kudhanat”. Është kjo një fjalë e vjetër e formuar nga kontaminimi i shprehjes “ku’a’dhana” që sipas kësaj mund të quhet edhe “festa e dhuratave”[9]. Po kështu, nxitur nga natyra e kësaj feste, disa Hallouinin e kanë përkthyer si: “Trembja e shpirtrave të këqij”[10].
Simboli më i përhapur për Hallouinin është kungulli me ngjyrë portokalli të ndezur[11].
Origjina dhe historiku
Hallouini është një festë, origjina e së cilës ka përjetuar dy gërshetime të ndryshme kulturore:
1. Gërshetimin pagan-pagan. Hallouini është rit pagan i keltëve. Për keltët pagan natyra gëzonte nder të veçantë, ndërsa dielli ishte zoti i tyre. Kur vinte fundi i stinës së diellit (verës) ata i bënin një nder të veçantë zotit të tyre (diellit), plus kësaj prisnin “stinën e së keqes”, errësirën dhe të ftohtin. Kështu që, për datë caktuan ditët e para të Nëntorit. Në fillim këtë ritual “të shenjtë” e quanin “Samhaën”. Meqë festohej me 1 nëntor, atëherë ajo u ndërlidh me një feste tjetër pagane, më konkretisht me atë romake, “Pomonen”. “Pomon” ishte zoti i dritës (verës) dhe i kopshteve dhe data ishte e njëjtë me datën e “Hallouinit” të keltëve pagan, pra 1 Nëntori[12].
Në të vërtetë, sot kjo festë ka një ndërlidhje edhe me grupin Satanist, si nga burimi, meqë bëhet fjalë për adhurues të diellit, që tërthorazi nënkupton adhurimin e djallit. Mu për këtë, Hallouini është konsideruar si festa e viti të ri për adhuruesit e djallit[13].
2. Gërshetimin pagan-krishterë. Kurse gërshetimi i dyte, pra ai pagan-krishterë, ndërlidhet me shpikjen e të krishterëve festën “Dita e shenjtorëve dhe shpirtrave”. Në vitin 834, Kisha Krishtere Romake, në kuadër të kësaj feste “Hallouinit” dhe “Pomonit” përcaktoi një festë të veten me datë të njëjtë me këto dy festa, dhe e quajti: “All Hallows” (Dita e Shpirtrave). Mënyra e ritualit nuk ndryshoi aspak nga ajo e keltëve pagane në filozofinë e saj; “Të veshurit me rroba të frikshme për t’i trishtuar shpirtrat e këqij”, po vetëm shtoi frymën e veshjes si “engjëj”[14].
Megjithatë, ka nga të krishterët që e kanë refuzuar një gjë të tillë duke përmendur se kjo festë është ekskluzive pagane[15]. Por, faktet dëshmojnë për trashëgiminë e njërës nga tjetra, pra për përzierje të fesë së krishterë me paganizëm. Femi Cakolli, protestant kosovar, në një artikull “31 Tetori: Dita e Reformacionit”, thotë: “Evropa…mbështetet mbi tri shtylla civilizimi (kultura pagane, filozofia greko-romake, religjioni i krishterë)”[16]. Pra, në njëfarë forme flet për praninë e paganizmit në praktikën e tyre.
Pastaj, vet origjina e fjalës Halloween ka ngjyrë katolike. Në traditën katolike, në fakt, shenjtërve i dedikohet një ditë e veçantë në kalendarin Katolik, 1 Nëntori është dita në të cilën festohen të gjithë shenjtërit. Dita i dedikohet “Gjithë Shenjtërve” (në anglisht All Saints’Day) kishte një emërtim të lashtë: All Hallow’s Day[17].
Në realitet, All Saints’ Day, është një feste që me 1 nëntor shënohet në krishterimin perëndimor për hire të të gjithë të shenjtëve, të njohur e të panjohur. Dita vijuese, 2 nëntori, festohet si All Soul’s Day (Dita e tërë shpirtrave). Festimi i saj (All Saints’ Day) daton nga viti 609 ose 610[18]. [19]
All Saints’ Day ishte dita e trembëdhjetë e muajit maj, por më vonë, rreth vitit 834, nga emri All Hallow u nxuar Halloween, kurse dita e 13 majit, u transferua më 1 nëntor. Kështu, nga emërtimi i mëparshëm All Hallow që kishte kuptim “krejt i shenjtë” (All Holy), ju shtua prapashtesa “een” që është kontraktim i mbrëmjes gjegjësisht i “natës”[20].
Disa të krishterë, për të mos i ngjarë festës së Samhainit, kanë ndërruar datat e shënimit të kësaj feste. Por ky është vetëm mashtrim ngase nga vet tradita e shënimit të festës kuptojmë së behet fjalë për diç të ngjashme. P.sh.: në Belgjike, Francë, Hungari, Itali, Maltë, Portugali, Spanje, vizitojnë varrezat e të vdekurve të tyre duke iu sjellë lule. Në Poloni, Ceki, Suedi, Finlandë, Slloveni, Sllovaki, Lituani, Kroaci, Austri, Romani, Gjermani, vizitojnë varrezat e të afërmeve dhe iu ndezin qirinj atje[21].
Në popujt e lashtë festimi i ditës së “Gjithë Shenjtërve” fillonte në perëndimin e 31 tetorit dhe për këtë nata përpara 1 Nëntorit quhej “All Hallows’ Eve” (Eve do të thotë prag), por edhe “All Hallows’Even” (Even do të thotë mbrëmje) që shkurtohet në Hallows’Even, pastaj në Hallow-e’en dhe në fund në Halloween[22].
Se ka ngjyrë të krishtere vërteton edhe fakti tjetër se në kremtimin e kësaj feste janë shtresuar përbërës kulturorë të tri rrafsheve të ndryshme, që i përkasin festës pagane kelte të Natës së Vitit të Ri, Ditës së Përkujtimit të të Vdekurve, një zakon që kristianët e trashëguan prej çifutëve, dhe festës kristiane të Të Gjithë Shenjtënve[23].
Po kështu, edhe origjina e “Trick or Treat”, e cila vjen nga koha kur krishterët e parë, në udhëtim nga një fshat në tjetrin, lypnin për një copë bukë “ëmbëlsira e shpirtit”, që nuk ishte gjë tjetër veçse një copë bukë, dëshmon për këtë. Sa më shumë “ëmbëlsira të shpirtit” që arrinte të merrte, aq më shumë lutje ky person premtonte të thoshte për të vdekurit e familjes që i kishte dhënë atij bukën. Në fakt në ato kohë besohej se të vdekurit mund të arrinin në Parajsë jo vetëm nëpërmjet lutjes së të dashurve të afërm, por edhe nga të panjohurit[24]. Ata që e përcjellin Hallouinin e dinë fare mirë se fëmijët vizitojnë shtëpitë që të marrin dhurata.
Këtyre nëse ua shtojmë edhe faktin se zakoni çifutë-kristian i varrezave, shfaqet me improvizimin e varreve pranë oborreve të shtëpive, rrasat e të cilëve mbajnë mbishkrime, pikërisht në këtë festë[25], e cila lidhet shumë me të vdekurit.
Se Hallouini është i krishterë, të paktën në disa rite e ceremoni, dëshmojnë edhe studiues shqiptare, të cilët kur flasin për këtë festë, e cila njihet si “Dita e Kudhanave”, përmendin disa figura që janë pjesë e kësaj feste[26].
Siç përmendëm më parë, kjo feste flet për një paganizëm të qarte, dhe meqë disa të krishtere i mundon ky emër për të mos “njollosur” fenë e tyre “qiellore”, festimin e kësaj feste e konsideruan nder më kontraverset, jo vetëm në Amerike[27] por edhe është cilësuar si një festë që nxit kundërthënie tek të krishterët[28]. Disa prej tyre, e konsiderojnë festën më të shëmtuar të vitit[29].
Këta që e refuzojnë këtë festë, pranojnë se elementet e saja janë mishëruar me traditën krishtere të perëndimorëve, ndaj e cilësojnë si të tillë, duke dëshmuar për këtë edhe me tekste fetare nga Bibla[30]. Ndërkohe ata që festojnë atë, e festojnë më shumë për tu dëfryer se sa që kanë ndonjë motiv fetar, qofte pagan për ta festuar, apo të krishtere për të mos e festuar[31].
Transformimi nga një festë pagane në të krishtere ka ndodhë, sidomos në rite, ku më parë festohej në një kishë ndërsa më vonë në ambiente të hapura, ku në vend të lutjes e sakrificave tani dëfreheshin e frikësonin njëri tjetrin[32].
Edhe pse tradicionalisht, rrënjët i ka nga Evropa dhe shoqëritë e saja të lashta, popullaritetin e fitoi në Amerikë, popullaritet ky që reflekton edhe në shoqëritë evropiane, e edhe në shoqërinë tonë shqiptare. Amerikanët, nga dëshira e madhe për dëfrim, këtë festë e bënë popullore dhe e konsideruan si një manifestim gëzimi, edhe pse e tëra është e veshur me ngjyre frike e trishtimi. Kjo festë arriti famë aq të madhe saqë shënohet edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe nga njerëz me famë [33].
Ndoshta ky ka qenë motivi që shtyri disa të argumentojnë se Hallouini nuk ka të bëjë fare me fenë; ajo është vetëm një festë kulturore[34] ndaj edhe kanë punuar në drejtim të internacionalizimit të saj. Me fjalë të tjera, atë e cilësuan si feste të të gjitha feve[35]. Mu për këtë, aspak nuk duhet çuditur kur sheh njerëz tek mbrojnë këtë feste dhe “vlerat” e saj[36].
Origjina e Hallouinit tek shqiptarët
Elemente të kësaj feste janë dëshmuar edhe në vendin tonë. Shuarja e saj kishte ndodhur si shkak i komunizmit dhe raportit të tij me fenë. Festimi i saj, disi është nxitur nga raportet që, historikisht, kanë patur shqiptarët me keltët, të cilët kanë banuar në afërsi të tyre.
Hallouinët shqiptarë njiheshin me emrin “Dita e Kudhanave” ose thjesht Kudhanat, fjalë kjo që është formuar nga kontaminimi i shprehjes ” ku a dhana”, “ku asht dhana”, sikurse janë formuar edhe fjalë të tjera të kësaj natyre si kushtrim, nga kush a trim, etj[37].
Ndonëse ka zëra që kundërshtojnë këtë[38], megjithatë realiteti jone flet për të kundërtën. P.sh. Gjimnazi Loyola në Prizren, gjimnaz ky katolik, në vitin 2006, ndër aktivitetet që kishte bërë ishte edhe shënimi i kësaj feste në konviktin e tyre[39].
Siç duket, identike me Hallounin, është edhe “Darka e Lamës”, feste kjo e “ripërkujtuar” nga presidenti i ndjerë i Kosovës, I. Rugova[40]. Ngjashmëritë e saj me Hallouinin nuk janë të pakta edhe pse protagonistët e Darkës së Lamës nuk veshin rroba shtriganësh e shtrigash…
Se “Darka e Lamës” është pagane dëshmojnë të gjithë ata që e festojnë. Neve nuk do të humbim kohë të diskutojmë se a duhet respektuar çdo trashëgimi a jo, por duam të ndalemi në gjërat që më binden se ajo, nëse jo tërësisht, ne rite e ceremoni, të paktën, në thelb e burim, është e ngjashme me Hallouinin kelt apo Pomonenin romak.
Ngjashmëri në motive. Nëse Hallouini festohej si falënderim për të lashtat dhe korrje shirjet tek keltët, edhe tek ilirët pagan, festohej me motive të tilla.
Ngjashmëri në kohë. Nëse Hallouini festohej në fund të tetorit, edhe Darka e Lëmes festohet në javën e tretë të tetorit.
Ngjashmëri ne doke e zakone. Më lartë cituam se gjeneza e kësaj feste te shqiptarët lidhet me fqinjësinë e tyre me keltët, dhe nëse ilirët, të parët tanë, paskan patur fqinjësi e lidhje me keltët, atëherë kjo festë disi është trashëguar prej tyre.
Miti
Sipas shumicës së studiuesve, origjina e Hallouinit vjen nga Irlanda dhe Skocia e lashtë në periudhën rreth kohës së Krishtit. Banalitetet dhe besëtytnitë që motivuan këtë festë janë vërtet marrëzira e shkuar marrëzirave. Kjo festë, siç është shkruar për të, është transformuar nga natyra e saj pagane në një festë të krishtere[41].
Hallouini është rit pagan, fillet e të cilit zënë mijëra vjet më parë në trevat kelte. Ajo tërësisht bazohet në rituale duke përfshirë shpirtrat e vdekur dhe adhurimin e djallit. Për keltët pagan natyra gëzonte nder të veçantë, ndërsa dielli ishte zoti i tyre. Kur vinte fundi i stinës së diellit (verës) ata i bënin një nder të veçantë zotit të tyre (diellit), plus kësaj prisnin “stinën e së keqes”, errësirën dhe të ftohtin. Kështu që, për date caktuan ditët e para të Nëntorit.
Keltët besonin që në prag të çdo Viti të Ri (31 Tetor) Samhain, Perëndi e Vdekjes, Princ i Errësirës, thërriste pranë vetes shpirtrat e të vdekurve dhe kishin frikë se në atë ditë të gjitha ligjet e hapësirës dhe të kohës të pezulloheshin[42], duke i lejuar botës së shpirtrave të bashkohet me botën e të gjallëve. Keltët besonin se të vdekurit qëndronin në një fushë me rini të përjetshme dhe lumturi që quhej Tir nan Oge dhe mendonin se nganjëherë të vdekurit mund të rrinin së bashku me Zanat në kodrat nga të cilat territori skocez dhe irlandez rrethoheshin.
Në të vërtetë besonin se këta shpirtra dalin për t’i shqetësuar njerëzit[43].
Një legjendë tregon se të gjithë personat e vdekur një vit më parë ktheheshin në tokë natën e 31 tetorit, në kërkim të trupave të rinj për t’i mbajtur për vitin që po vjen. Kështu në fshatra fikej çdo flakadan për të evituar që shpirtrat e këqij të vinin të rrinin. Ky rit qëndron në fikjen e Zjarrit të Shenjtë në altar dhe rindezë Zjarrin e Ri (që simbolizonte ardhjen e Vitit të Ri) në mëngjesin vijues. Në fillim këtë ritual “të shenjtë” e quanin “Samhaën”[44]. Druidët takoheshin në majën e kodrës në një pyll të errët lisash (pemë që konsiderohet e shenjtë) për të ndezur Zjarrin e Ri dhe për të ofruar sakrifica farërash dhe kafshësh. Duke vallëzuar dhe kënduar përreth flakadanit deri në mëngjes, ligjërohej kalimi ndërmjet stinës diellore dhe stinës së errësirës. Viti kelt kishte vetëm këto dy stinë. Për nder të kësaj feste, edhe sot e kësaj dite, mjediset pranë shtëpive dhe brenda tyre zbukurohen me dungat e kashtës së grurit dhe me duajt e kashtës së misrit, me kunguj dhe artikuj të tjerë bujqësorë e blegtoralë.
Kur vinte mëngjesi, druidët sillnin prushin e zjarrit në çdo familje që kujdesej për të rindezur flakadanin e shtëpisë. Të fikësh zjarrin simbolizonte që gjysma e errët e vitit (pra vdekja) vjen papritur ndërsa akti i ndezjes ishte simbol i shpresës dhe i kthimit të jetës, duke i dhëne kështu këtij riti përfaqësimin ciklik të kohës.
Derisa druidët apo “Shenjtorët Keltë”, siç njihen edhe me këtë emër, vallëzonin rreth e rrotull sakrificave/zjarrit, të tjerët dilnin jashtë shtëpive e vënin mbi kokat e tyre gjëra të frikshme për t’i trishtuar shpirtrat e këqij që të mos iu afroheshin shenjtorëve derisa ta mbaronin ritin e tyre[45].
Ky rit, “futja frikë shpirtrave të këqij” më vonë u shndërrua në “Ritual Kryesor”, dhe më pastaj nuk shkonin “shenjtorët keltë” në maje të larta për të sakrifikuar në zjarrë kafshët e bimët por u mjaftoi vetëm veshja me rroba të frikshme dhe vënia në kokë gjëra të shëmtuara. Më tutje, ky ritual mori emrin “Halloween”[46].
Pikëpamja islame për Hallounin
Islami, si fe qiellore, misionin e saj e ka fokusuar në pastrimin shpirtëror, qoftë nga besimet e gabuara, besëtytnitë, apo edhe veset e këqija, si: zilia, mëria, urrejtja, etj. Përqendrimi i saj për plot 13 vite në Mekke vetëm në pastrimin e besimit nga çdo formë e gabuar është dëshmia më e mirë për këtë. Bazuar në këtë, gjykimi islam për një festë joislame, e aq më tepër një festë pagane siç është kjo, nuk pritet të jetë tjetër vetëm se mohues dhe refuzues, gjykime këto që vijnë si rezultat i alternativave dhe opsioneve reale të Islamit.
Nëse Hallouini është viti i ri i druidëve, atëherë myslimanet nuk kanë nevojë për të, ngase festat e tyre janë të caktuara me ligj hyjnor[47]. Madje, nëse ky festim bëhej si shenjë falënderimi për mirësitë e dhuruara nga Zoti, prapë është gabim, ngase, sipas Islamit, me rastin e korrje shirjeve falënderimi më i madh që i bëhet Allahut të Madhëruar është dhënia e Zekatit të atyre të mbjellave. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَهُوَ الَّذِي أَنْشَأَ جَنَّاتٍ مَعْرُوشَاتٍ وَغَيْرَ مَعْرُوشَاتٍ وَالنَّخْلَ وَالزَّرْعَ مُخْتَلِفًا أُكُلُهُ وَالزَّيْتُونَ وَالرُّمَّانَ مُتَشَابِهًا وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ كُلُوا مِنْ ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَآَتُوا حَقَّهُ يَوْمَ حَصَادِهِ
Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive)…”. (El En’amë, 141)
Ibni Kethiri, duke përcjellë mendimin e Enes b. Malikut, njërit prej shokëve të Muhammedit, alejhi’s selam, thotë se për qëllim është Zekati i obliguar[48].
Shenjtërimi i njerëzve, siç ishin cilësuar druidët (shenjtërët e keltëve), është një shkak që besimtarit ia bën edhe më të irrituar këtë festë. Ai e di se shenjtërimi është ekskluziv vetëm për Allahun e Madhëruar dhe se njeriu, sado që të ketë arritur shkallë të lartë devotshmërie, ai gjithnjë mbetet i tillë, njeri. Muhammedi, alejhi’s selam, krijesa më e dashur tek Allahu i Madhëruar, refuzonte absolutisht shenjtërimin. Ja se si e konsideronte veten ai:
” قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَنْ كَانَ يَرْجُوا لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً
Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.(El Kehf, 110)
Buhariu transmeton nga Ibni Omeri:
” لا تُطروني كما أطرت النصارى عيسى بن مريم، فإنما أنا عبد فقولوا: عبد الله ورسوله
Mos më glorifikoni (shenjtëroni) mua siç glorifikuan (shenjtëruan) të krishterët me Isain, te birin e Merjemes, ngase unë jam rob. Thuani: Rob dhe i dërguar i Allahut”.
Adhurimi i djajve nëpërmjet adhurimit të diellit, ishte po kështu një nga besëtytnitë e shumta të kësaj feste. E vërteta është se adhurimi për djallin në këtë festë shprehej nëpërmjet shumë ritualeve, të cilat në Islam duhet të jenë ekskluzive për Allahun e Madhëruar, duke anashkaluar këtu disa forma që apriori refuzohen, siç është vallëzimi rreth zjarrit dhe lutja tek pema e “shenjtë”. Sakrificat (therja e kafshëve), lutjet, frika, mbështetja, shpresa që bëheshin e lidheshin për gjëra të kota, do të duhej të ishin vetëm për Allahun e Madhëruar[49].
Sigurisht se për këtë gjë, çdo gjë që cenon autoritetin e saj, sado e vogël apo e thjeshtë të jetë, ajo refuzohet, qoftë edhe nëse nuk adhurohet. Më konkretisht, nëse dhënia a pasioni pas diç-it të bën me frikë se ajo mund të vijë deri tek ndërrimi i statutit të saj, atëherë duhet lënë atë.
Omer b. Hattabi, urdhëroi të pritej pema nën të cilën sahabet iu besatuan Muhammedit alejhi’s selam për betejën e Hudejbijes, për shkak se njerëzit shkonin dhe faleshin atje. Edhe pse kjo pemë ishte e një rëndësie të veçantë, në asketin historik, saqë qe përmendur edhe në Kur’an[50], megjithatë frika se statuti i saj do të merr kahje adhurimi, Omerin e shtyri ta marrë vendimin e prerjes së saj.
Vendimi i Omerit edhe më shumë arsyetohet kur kemi parasysh faktin se idhulli i njohur arab, Uzza, ishte pikërisht një pemë, të cilën e madhëronin kurejshët. Ebu Sufjani, në betejën e Uhudit, iu drejtua myslimanëve: لنا العزى و لا عزى لكم Ne kemi Uzza-në ndërsa ju nuk keni Uzza”[51].
Sa çfarë rreziku paraqet madhërimi i pemëve na mëson edhe hadithi në vijim. Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesaiu transmetojnë nga Ebu Vakid El Lejthi se i dërguari i Allahut ishte nisur për të shkruar në Hunejn me disa shokë. Gjatë rrugës iu ra të kalonin pranë një peme që quhej Dhatu Envat. Idhujtarët e kishin zakon t’i varnin armët e tyre nëpër degët e saj që t’u sjellin (armët) fat. Disa nga sahabet që sapo kishin pranuar Islamin, i thanë Muhammedit, alejhi’s selam:
“يَا رَسُولَ اللَّهِ اجْعَلْ لَنَا ذَاتَ أَنْوَاطٍ كَمَا لَهُمْ ذَاتُ أَنْوَاطٍ فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سُبْحَانَ اللَّهِ هَذَا كَمَا قَالَ قَوْمُ مُوسَى اجْعَلْ لَنَا إِلَهًا كَمَا لَهُمْ آلِهَةٌ وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَتَرْكَبُنَّ سُنَّةَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ
O i dërguari i Allahut! Na cakto edhe neve një Dhatu Envat sikur që ata, pabesimtarët, e kanë atë. Subhanallah! (I pastër qoftë Allahu)- tha habitshëm Muhammedit, alejhi’s selam. Kështu i tha Musait populli i vet: Na cakto edhe neve një idhull ashtu siç ata kanë idhuj! Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, ju do t’i përvetësoni (importoni) traditat e popujve që ishin para jush”[52].
Përbuzja e kohës dhe tallja me të, siç patëm rastin të shohim gjatë shtjellimit të orgjinë dhe mitit për këtë festë, është një motiv tjetër që muslimanin e bën të distancohet prej saj. Duke patur parasysh parimin se puna tregon për mjeshtrin, ai beson fuqishëm se koha është ligj i Allahut të Madhëruar, dhe derisa Allahu i Madhëruar është i përkryer, edhe ajo si ligj është e përkryer. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka ndaluar të shahet koha e ka thënë:
“لا تسبوا الدهر فإن الله هو الدهر يقلب ليله ونهاره
Mos e shani kohën ngase Allahu është kohe; e ndërron ditën dhe natën e saj (kohës)”[53].
Besimi se periudha ndemjet 31 tetorit dhe 1 janarit është e papërshkruar me ligjet kohore, bie ndesh me fjalët e Allahut të Madhëruar në Kur’an:
“اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ
All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë…”. (El Bekare, 255)
“كُلَّ يَوْمٍ هُوَ فِي شَأْنٍ (29) فَبِأَيِّ آَلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
… Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.). 30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?”. (Err Rrahman, 29-30)
Pastaj, në Islam, ndërrimi i stinëve paraqet vetëm shanse për adhurime të reja, të cilat në sezonin paraprak mund të mos kenë qenë të lehta. P.sh. dimri, edhe pse i ftohtë, është cilësuar si një begati e madhe për agjërim. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
” الْغَنِيمَةُ الْبَارِدَةُ الصَّوْمُ فِي الشِّتَاءِ
Agjërimi ne Dimër është plaçke (begati) e freskët”. ([54])
Besimi i gabuar përkitazi me shpirtrat vdekur dhe anomalia dhe metodologjia e gabuar në largimin e shpirtrave të këqij. E quajtëm anomali ngase vet jeta na ka mësuar se e keqja nuk kthehet mbrapsht me të keqen, dhe nga këtu, të trembësh shpirtrat e këqij me veshje siç bëjnë ata, më shumë i ngjan një humori neveritës se sa një realiteti. Pastaj besimi i ringjalljes së shpirtrave të të vdekurve nuk pranohet assesi. Këta shpirtra në Islam quhen xhinë, me mundësi personifikimi në njerëz dhe me mundësi tjera, por assesi nuk bëhet fjalë për shpirtra të njerëzve.
Mënyra e gabuar e vizitës se varrezave ishte po kështu një prej besëtytnive me të cilat shquhet kjo festë. Ndezja e qirinjve[55], ndërtimi i përmendoreve, dërgimi i luleve, kurorave, etj, janë tradita që bien ndesh me fenë islame. Vizita në Islam bëhet për përkujtim se edhe ne, të gjallët, një ditë do të bëhemi pjesë e atyre dhjetëra miliarda njerëzve që shkuan para nesh. Si rezultat i kësaj, të parët tanë, e në veçanti Imam Maliku, urrenin të përdorej shprehja “Vizitova varrin e Pejgamberit, alejhi’s selam” ngase me të synohej vizita jo legjitime. Më konkretisht, ishte ajo vizita novatore ku i gjalli e luste të vdekurin dhe kërkonte ndihmë prej tij në përmbushjen e nevojave[56].
Në këtë festë manifestoheshin edhe besimet e gabuara përkitazi me gjërat e zeza, si f.v. macja, etj. Ata besonin se këto gjëra flasin dhe komunikojnë me shpirtrat e të vdekurve[57]. Këto gjëra në Islam konsiderohen një derë e madhe për në pabesim. Trokitja në dru për ndryshim fati, derdhja e kripës –shenjë e një fatkeqësie të shpejtë, thyerja e pasqyrës – shenje e fatit të lig, macet e zeza – shenjë e fatit të keq, numri 13 – shenje e pafatësisë, etj, janë disa gjëra, që dijetarët islamë i kanë cilësuar si gjëra që, rrënjësisht, bien ndesh me parimet islame[58].
Dhe për fund, duke mos synuar këtu përfshirjen e të gjitha besëtytnive të kësaj feste por vetëm disa më irracionalet, ajo që do e zhvleftësojmë bashkërisht, është: Mbështetja në tradita të bazuara në tregime të fabrikuara e të shpifura, siç është tradita e Xhek O-së me fener (Jack-O’-Lantern)[59] ose tradita e “Trick or Treat”[60].
Islami, për dallim nga fetë tjera, shquhet me anën zinxhirore të transmetimit, që do të thotë se tërë feja, në kuptim të parimeve dhe rregullave, që kanë njerëzit sot, është e transmetuar në mënyrën më besnike nga Muammedi, alejhi’s selam e këndej. Mu për këtë, thashethemet dhe tregimet e fabrikuara, qofshin edhe për të dëfryer, janë të urryera. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
“كفى بالمرء كذبا أن يحدث بكل ما سمع
I mjafton njeriut si gënjeshtër të flasë çdo fjalë që e dëgjon”. (Muslimi)
Kështu, “Pas hulumtimit dhe shfletimit rreth kësaj feste, mësuam se Hallouni, që ndryshe quhet dhe “Festa e frikësimit”, është një feste pagane (idhujtare) e kombinuar me festen krishtere “Dita e të shenjtëve”. Meqë puna është kështu, atëherë muslimanit nuk i lejohet pjesëmarrja në këto festa”- konstatojnë dijetarë të Arabisë Saudite[61], konstatim ky më reali për këtë festë.
Përfundim
Pas këtij elaborimi që i bëmë kësaj feste, këtë punim shumë modest, e përmbyllim me disa prej mësimeve më të rëndësishme që përfitojmë prej tij:
? Feja (besimi) është element që ka përcjellë shoqërinë njerëzore në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. Nuk ka shoqëri që nuk ka patur besim, të drejtë a të devijuar.
? Kultura evropiane është e sendërtuar edhe mbi paganizëm, trashëgimi që nuk mund t’ia kthen shpinën dot.
? Mishërimi i fesë së krishtere me paganizmin.
? Dhënia e shoqërisë amerikane pas dëfrimeve, qofshin ato të motivuara edhe nga trillimet dhe besëtytnitë.
? Inspirimi i Satanizmit, një sekti modern që beson në djall, nga Hallouini, që krahas tjerash paraqet edhe adhurimin për djallin.
Dhe krejt për fund, bota nuk mund të mburret se ka shënuar përparim nëse ende në mesin e saj paganizmi, satanizmi dhe besëtytnitë frymojnë lirshëm. Larg çdo supozimi, me keqardhje më duhet të konstatoj se, nëse perëndimi i krishterë vazhdon të shquhet me marrëzi e injorancë, siç ishte rasti me këtë feste, të papriturat e saj për njerëzimin nuk duhet të jenë befasi e së nesërmes.
Vushtrri
[1] Katër adoleshentë janë goditur 666 herë me thikë dhe më pas janë ngrënë nga të rinj satanistë. Secila nga viktimat është goditur 666 herë me thikë, numër i njohur i antikrishtit, dhe më pas është pjekur pas një kryqi dhe duke zhveshur skalpin e kokës. Viktimat ishin të moshës 16, 17 vjeç. “The Sun” shkruan dëshmitë në polici të disa prej të arrestuarve. “Satanai do të më ndihmojë pasi kam bërë shumë sakrifica për të”, thotë njëri prej tyre. “Hoqa dorë nga Zoti pasi nuk më bëri të pasur, por besova në Djall pasi ai po mi bënte gjerat realitet”.
[2] Fet’hul Mexhid sherhu kitabi’t teuhid, AbduRrahman hasen Al Esh Shejh, b. 6, boton: Daru’s Selam, Rijad, Saudi, 2004, f. 274.
[12] http://www.zeriyt.com/kendveshtrime-teologjike/halloweeni-t22306.0.html;msg300959#msg300959 . Është thënë edhe ndryshe. Pomenen ishte festivali romak i korrjeve që mbahej më 1 Nëntor për nder të Pomonës, “perëndeshës së frutave të pemëve”. http://www.klubikulturor.com/Mbi-Hallovinin.htm
[13] http://www.klubikulturor.com/Mbi-Hallovinin.htm , http://www.alsaqr.com/vb/showthread.php?t=1310
[17] http://www.hermesnews.org/articoli/3952—.asp
[19] Kurse në lindje, All Saints’ Day ka arritur një ngritje në shek. IX, në kohën e sundimit të perandorit bizantin, Leo VI (886-911). Gruaja e tij, Theophano, kishte jetuar një jetë të devotshme. Pas vdekjes, burri ia ndërtoi një kishë. Meqë kjo vepër iu cilësua si e paligjshme, atëherë ai këtë kishë ia dedikoi tërë të shenjtëve kështu që, nëse gruaja e tij ka qenë e drejtë dhe e devotshme, sa herë festohet festa e tyre, festohet edhe për të (duke konsideruar atë si një prej të shenjtëve). http://en.wikipedia.org/wiki/All_Saints_Day
[20] Marie Travelyan “Folklore and folklories of Walles”, f.177.
[22] http://www.hermesnews.org/articoli/3952—.asp
[24] http://www.hermesnews.org/articoli/3952—.asp
[26] Shtriga- një figurë mitologjike e njohur nga shumë popuj- është shumë e njohur edhe nga populli ynë. Në imagjinatën e popullit tonë, ajo përfytyrohej si një plakë e shëmtuar që hante njerëz, zakonisht fëmijë, dhe merrej me magjira për të shkaktuar gjithfarë dëmesh e fatkeqësish. Përsëri, sipas besëtytnisë shqiptare, shtrigat jetonin në natyrë, sidomos në vende të fshehura, nëpër kasolle të vetmuara. Populli ynë besonte se kur flinin, u dilte shpirti prej trupit dhe shkonte e i pinte gjakun ndonjë të riu. Për t’i trembur shtrigat ndizeshin qirinj. http://www.frosina.org/forum/forum_posts.asp?TID=6023
[37] Për me shume, shih: Anton Çefa, http://www.frosina.org/forum/forum_posts.asp?TID=6023
[40] Dita e Falënderimit, apo Darka e Lamës, daton nga shekulli i V-të para Krishtit. Të parët tonë, ilirët e kremtonin këtë festë në javën e tretë të tetorit. Në vitin 2002 ish presidenti Rugova e shpalli festë shtetërore. Nga ky vit, kjo festë kremtohet çdo vit dhe shpreh falënderimin për të gjitha të mirat që i dhuron Zoti brenda një viti. Po ashtu kjo darkë shërben për tu lutur që viti i ardhshëm të jetë i begatë për çdo vatër. http://rtklive.com/?newsId=27665
[42] Ajo që është edhe më e çuditshme është se këta njerëz mendonin që kjo ditë që binte ndemjet tetorit dhe nëntorit ishte dite e pa datë, pra nuk i përkiste as vitit të kaluar as atij në vijim, kështu që e shfrytëzonin për shaka dhe për të tallur të tjerët. http://albkristian.com/portali/content/view/80/30/
[44] Studiues të tjerë pohojnë se Samhain, në anglishte, d.t.th: “fundi i verës”. Arsyetimi i tyre duket të jete natyra e kësaj feste, e cila ne këtë kohe paraqiste çobanet tek çonin bagëtitë nëpër shtëpitë e tyre ngase vinte dimri. Në të vërtetë nuk ekzistojnë dëshmi arkeologjike apo letrare për të thënë me saktësi nëse Samhain tregonte vetëm një periudhë të vitit apo ndoshta një hyjni.
[45] http://www.klubikulturor.com/Mbi-Hallovinin.htm & http://www.frosina.org/forum/forum_posts.asp?TID=6023
[47] Kur Muhammedi, alejhi’s selam erdhi në Medine dhe pa njerëzit tek dëfreheshin në dy ditë të trashëguara nga periudha paraislame, ua ndaloi këtë dhe iu tha: “إِنَّ اللَّهَ قَدْ أَبْدَلَكُمْ بِهِمَا خَيْرًا مِنْهُمَا يَوْمَ الْأَضْحَى وَيَوْمَ الْفِطْرِ Allahu ua ka ndërruar këto dy ditë me dy më të mira: Ditën e Fitër Bajramit dhe Ditën e Kurban Bajramit”.( Shejh Albani në Sunen Ebi Davud, nr: 1134, thotë se hadithi është autentik.). Madje festimet tona janë të bazuara në besim dhe mënyrën e jetesës (http://islam.about.com/library/weekly/aa103098.htm). Nga këtu, të festosh festa pagane është e papranueshme. Islami sikur qe nuk pranon paralelizëm në besim e adhurim, as në këtë aspekt të jetës nuk e pranon një gjë të tillë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: ” من تشبه بقوم فهو منهمKush i përngjan një populli ai i takon atyre” (Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani ne verifikimin e haditheve të këtij libri, 4031, e ka cilësuar hasen sahih.). Kurse Abdullah b. Amri ka thënë: ” من بنى ببلاد الأعاجم فصنع نيروزهم ومهرجانهم وتشبه بهم حتى يموت وهو كذلك حشر معهم يوم القيامة Çdonjëri që qëndron në tokat e jomuslimanëve, e i cili e feston Vitin e Ri të tyre, dhe i ka sjelljet e tyre, do të ringjallet me ta në Ditën e Gjykimit”( http://www.islamweb.net/ver2/fatwa/ShowFatwa.php?Option=FatwaId&lang=A&Id=4586).
[48] Tefsiru’l Kur’ani’l Adhim, Ibni Kethir, http://www.qurancomplex.com.
[49] Nga këtu, Allahu ne Kur’an njerëzimit ia tërheq vërejtjen qe ne këto gabime te mos binek urre.
“قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (162) لَا شَرِيكَ لَهُ وَبِذَلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ (163) قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَبْغِي رَبًّا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)! 164. Thuaj: ” A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues)…”. (El En’am, 162-164)
[50] “Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).” Kaptina El Fet’h, 18.
[51] Fet’hul Mexhid sherhu kitabi’t teuhid, AbduRrahman b. Hasen Al Esh Shejh, Daru’s selam, Rijad, b. 6, 2004, f. 274, 278.
[52] Kete hadith Albani ne Sahihu dhilali’l xhenneh, 76, e ka cilësuar autentik.
[53] Hadithi eshte autentik. Shih: Sahihu’l xhamii, 7131.
[54] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani ne Silsiletu’s sahiha, 4/554 thotë se hadithi me hadithe tjera te ngjashme është hasen, siç është edhe hadithi: الشتاء ربيع المؤمن ، طال ليله فقامه و قصر نهاره فصامه Dimri është pranvera e besimtarit: nata e tij zgjatet kështu që besimtari falet në të, ndërsa dita shkurtohet e besimtari e agjëron atë.
[55] Muhammed El Urejkan, Njëshmeria e Allahut, boton SH.B. “Teuhidi”, Tirane, 1996, f. 32.
[56] Fet’hul Mexhid sherhu kitabi’t teuhid, AbduRrahman b. Hasen Al Esh Shejh, f. 276.
[58] Abu Ameenah Bilal Philips, Bazat e Teuhidit, Monoteizmit silam, përktheu: Arif Emini, shtypi Galeria “Lumi”, 1991, Prishtine, f. 93.
[59] Tradita është e bazuar në legjendën vijuese: Na ishte njëherë një njeri i quajtur Xhek. Ishte koprrac dhe konsumonte verë shumë. Ai i bëri një dredhi – trik djallit kështu që ky i fundit i premtoi të mos ia marrë shpirtin. Djalli, ndonëse i zemëruar, premtoi ta lë të vetëm Xhekun. Kur Xheku vdiq, ai u rikthye nga qielli për shkak se ishte koprrac dhe i dehur. I dëshpëruar për një vend për pushim, shkoi tek djalli por u refuzua. E ku të shkoj?!- iu ankua Xheku. Shko prej nga erdhe- i tha djalli. Nata ishte e errët kështu që djalli ia dha një cope qymyri të ndezur nga Ferri. Xheku, që ishte duke e ngrënë një rrepë, qymyrin e ndezur e vendosi aty si një llambë që t’ia ndriçojë rrugën. Prej asaj dite, ai vazhdon të udhëtojë nëpër botë duke kërkuar një vend për pushim. Fëmijët irlandez, meqë kungujt nuk rriten atje, merrnin rrepa dhe patate e i ndezin në natën e Hallouinit. Kur irlandezet migruan me shumicë në Amerike në vitin 1840, gjetën kungullin edhe më të përshtatshëm për ndezje kështu që erdhi deri tek kjo traditë amerikane.
[60] Legjenda e thënies “TRICK OR TREAT” vjen nga koha kur kristianët e parë, në udhëtim nga një fshat në tjetrin, lypnin për një copë bukë “ëmbëlsira e shpirtit”, që nuk ishte gjë tjetër veçse një copë bukë. Sa më shumë “ëmbëlsira të shpirtit” që arrinte të merrte, aq më shumë lutje ky person premtonte të thoshte për të vdekurit e familjes që i kishte dhënë atij bukën. Në fakt në ato kohë besohej se të vdekurit mund të arrinin në Parajsë jo vetëm nëpërmjet lutjes së të dashurve të afërm, por edhe nga të panjohurit. Dhe pikërisht nga këto legjenda që e ka origjinën loja e famshme e “TRICK o TREAT” (shaka apo qerasje) në të cilën fëmijët të veshur me maska dhe kostume “të përbindshme dhe të tmerrshme” shkojnë shtëpi në shtëpi, duke kërkuar ëmbëlsira ose ndonjë monedhë. Nëse nuk marrin asgjë, mund t’i luajnë një shaka pronarëve të asaj shtëpie, si t’i zbrazin koshin e plehrave në kopsht apo të ngjisin kënaçet e boshatisura në tubin e shkarkimit të makinës. http://www.hermesnews.org/articoli/3952—.asp Ngjashëm me këtë është edhe vjedhja e disa gjësendeve të shtëpisë së ndonjë fqiu a të afërmi për ta bërë atë të bindet se ia kanë vjedhur shpirtrat e këqij. http://www.alarab.co.il/view.php?sel=00022518
/sedatislami.com/kohaislame