Nesër do të fillojë punimet në terren një delegacioni që do të caktohet me nga Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike me mision zbatimin e rezolutës ruso-amerikane të miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Rezoluta që parashikon shkatërrimin e armëve kimike në Siri, u pranua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nesër do të fillojë procesi i vështirë i zbatimit të saj.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar me unanim votash rezolutën për shkatërrimin e armëve kimike në Siri, e cila u përgatit nga Federata e Rusisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si fillim në këtë proces, të cilin Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun e cilëson si “të vështirë”, nesër do të fillojë punimet në terren një delegacioni që do të caktohet me mision nga Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike.
Në këtë kuadër, parashikohet që deri në muajin nëntor të përcaktohen armët kimike dhe vendet (fabrikat) ku ato prodhohen, të ndalohet veprimtaria e tyre dhe deri në mesin e vitit të ardhshëm të shkatërrohen i gjithë arsenali kimik i Sirisë.
Ndërkohë ekipi i inspektorëve të OKB-së i ndodhur në Damask për verifikimin e akuzave për armët kimike vazhdon hetimet e planifikuara.
Inspektorët i kanë përqendruar hetimet mbi përdorimin e armëve kimike në 14 pika të ndryshme të Sirisë dhe kanë në plan qe raportin t’ia dorëzojnë OKB-së deri në mesin e tetorit.
Nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë, Velid Muallim deklaroi se udhëheqja e Damaskut nuk do të pranojë një plan tranzicioni që përjashton Kryetarin e Shtetit Beshar Esad.
Muallim tha se Esadi detyrën e presidentit do ta vazhdojë deri në mesin e vitit 2014, kur është planifikuar mbajtja e zgjedhjeve presidenciale.
Presidenti i Sirisë në një reportazh të dhënë për një kanal televiziv italian, shprehu vullnetin për të respektuar konsensusin e arritur në Kombet e Bashkuara lidhur me armët kimike./trt/kohaislame.com