Me këtë mund të konstatojmë se është një ves mjaft i përhapur dhe kërkon trajtim të hershëm përmes të cilit mund të mbrohen dhëmbët nga dëmtimet serioze apo edhe nga humbja e tyre.
Shtrëngimi i dhëmbëve
Shtrëngimi i dhëmbëve apo bruksizmi siç njihet shkencërisht, është një dukuri mjaft e shprehur në mesin tonë. Kjo shfaqet kryesisht gjatë natës kur në mënyrë të pavullnetshme shtrëngohen dhëmbët, kjo mendohet se vjen nga shkaktarët psikologjik dhe fiziologjik, ndër to stresi, frika, ankthi, zemërimet, etj. Po ashtu mendohet se është gjenetike e cila mund të trashëgohet. Nëse ndjeni se i shtrëngoni dhëmbët gjatë natës, keni mpirje të nofullave në mëngjes, tendosje të muskujve të fytyrës, keni ndryshime në strukturën e dhëmbit, apo personat me të cilët ju ndani shtratin ose dhomën ju kanë dëgjuar se ju keni shtrënguar ose kërcitur dhëmbët gjatë natës, atëherë ju jeni të prekur nga dukuria e bruksizmit. Prandaj është e domosdoshme që personat që e kanë të shprehur këtë dukuri të konsultohen sa më parë që është e mundur me dentistin e tyre.
Dëmet
Kjo dukuri mund të shkaktojë dëme aq të mëdha për ju saqë as që i keni menduar ndonjëherë. Përveç që dhëmbët abradohen (harxhohen) ato preken nga erozioni (gërryeja) që çon deri tek dëmtimi i shtresës mbrojtëse të dhëmbëve (smalti) dhe më këtë rast aty rritet ndjeshmëria dhe rrezikohet më tepër nga sëmundjet e dhëmbit, si kariesi, ndezja e indeve të dhëmbit që mund të ju çoj në nevojën e terapisë së shërimit të rrënjës me kanale apo edhe më keq kur dhëmbët zvogëlohen, bëhen të hollë dhe të dobët, shumë shpejtë mund të vijë të thyerja apo dhe humbja e plotë e tyre. Si pasojë, mund të ndryshojë edhe forma e kafshimit e cila është shumë e rëndësishme në procesin e të ushqyerit.
Përveç që dëmtohen dhëmbët, dëmtohet edhe aparati mbështetës i dhëmbit që janë kocka, rrënja e dhëmbit, gingiva apo mishrat e dhëmbëve dhe fijet parodontale. Me dëmtimet e aparatit mbështetës mund të vjen deri të luhatja e dhëmbëve dhe si pasojë mund të kemi paradontozë të dhëmbëve. Po ashtu bruksizmi ndikon edhe në lodhjen e nyjës temporomandibullare (nyjës së nofullës) dhe bënë që këtë lodhje ta ndjej edhe gjatë ditës.
Vizita tek dentisti
Dentisti juaj mund të ju ndihmojë që ta gjeni shkaktarin e kësaj dukurie në rastin e caktuar e po ashtu dhe tejkalimin e tij përmes terapisë, ndërhyrjeve apo edhe formave mbrojtëse. Trajtimi i dukurisë së shtrëngimit apo kërcitjes së dhëmbëve bëhet në ordinanca stomatologjike duke u kërkuar thelbi i problemit dhe duke arritur në evidentimin e shkaktarëve. Fillimisht nëse kjo është shkaktuar nga radhitja jo e rregullt e dhëmbëve, numri jo adekuat i tyre, pozita e dhëmbëve, madhësia e tyre, forma por edhe pozita e nofullave. Në këto raste intervenohet në shkaktarin kryesor dhe më pas mënjanohet problemi .Nëse shtrëngimi i dhëmbëve nuk vjen nga shkaktarët e lartpërmendur, atëherë konstatohet se kjo është si pasojë e faktorëve stresogjen. Në të tilla raste, dentisti përgatit plastika individuale mbrojtëse (splinta) të mbahen gjatë natës me qëllim të bëhet mbrojta e dhëmbëve dhe u rekomandohet teknika të menaxhimit të stresit dhe konsultime me profesionistët.
BRUKSIZMI OSE BLUARJA E DHEMBEVE
Bluarja e dhëmbëve ndodh kur njerëzit janë të stresuar, të zemëruar apo të shqetësuar. Ndërsa ky është një veprim normal për shumicën e individëve, ka disa njerëz për të cilët kjo është një akt i pandërgjegjshëm. Termi mjekësor për këtë gjendje është bruksizëm. Bruksizmi është një lloj i çrregullimit gjumit i karakterizuar nga bluajtja e dhëmbëve dhe shtrëngimi i nofullave. Ai është mjaft i zakonshëm, në të vërtetë, mund të preke shumicën e popullsisë së botës të paktën një herë në jetën e tyre. Ai ka tendencën të jetë i përkohshëm dhe zakonisht nuk bëhet një problem për shëndetin. Për të tjerët, megjithatë, bruksizmi është një problem.
Shkaktarët bruksizmit janë fiziologjike dhe psikologjike.
-Frikë
-Ankth
-Stres
-Zhgënjim
-Zemërimi i pashprehur
-Dhimbje
-Dhimbje nga dalja e dhëmbëve, sidomos te fëmijë të vegjël
-Vendosja shtrembër e nofullave te sipërme dhe të poshtme dhe / ose dhëmbëve
-Efektet anësore të ilaçeve ose drogës
-Simptomë e çrregullimeve të tilla si të sëmundjes Parkinson ose Hantingtonit
-Probleme me gjumin.
Bruksizmi mund të shfaqet nëpërmjet një shumëllojshmëri të simptomave, të tilla si:
-Dhimbje koke te pashpjegueshme, zakonisht pas zgjimit, mund të shoqërohet me dhimbje ne nofulla ose qafe
-Dhimbje ose një ndjenjë butësie dhe tensioni në muskujt e nofullës
-Migrena
-Gjumë i çrregullt ose pagjumësi
-Tringëllimë në veshë
-Veshja me një cipe e sipërfaqeve të dhëmbëve, nëse bruksizmi mbetet i padiagnostikuar dhe i pakuruar, ai mund të rezultojë në dëmtim të dhëmbëve
-Ndjeshmëria nga ushqimet e ëmbla dhe pijet e ftohta si shkak i ngrënies se zmaltit te dhëmbëve
-Dhëmbë të lëvizshëm
-Mishrat e dhëmbëve të tërhequr
Trajtimi për bruksizmin
Trajtimi i bruksizmit zakonisht bëhet ne trajtimin e rrënjës se problemit. Si i tillë, ekziston trajtim i ndryshëm për gjendje te ndryshme të diagnostikuara. Pajisje dentare të tilla si plastikat mbrojtëse mbi sipërfaqen e dhëmbëve dhe protezat mbrojtëse te gojës mund të përdoren për të mbrojtur sipërfaqen e dhëmbëve dhe të zvogëlojnë presionin mbi nofulla. Nëse bruksizmi është shkaktuar nga dhëmbët e shtrembër, mund të kryhet trajtim korrigjuese ose rindërtues. Kjo do të ndihmojë për të korrigjuar problemin dhe uljen e konsumimit te dhëmbëve.
Bruksizmi i shkaktuar nga stresi dhe çështje të tjera psikologjike mund të trajtohet duke përdorur teknikat e menaxhimit të stresit dhe terapi të sjelljes. Disa nga këto trajtime mund të përfshijnë biofeedback, ushtrime të veçanta për gojën dhe teknikat e relaksimit.