-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Rezervistët e MUP-it synojnë Policinë

Më të lexuarat

Qeveria e Serbisë është duke synuar t’i punësojë sa më shumë serbë në Qeverinë e Kosovës, gjatë procesit të shpërbërjes së strukturave paralele në veri dhe integrimit të tyre në institucionet e Kosovës.

Në takimin e fundit të ekipeve dialoguese në Bruksel, del të mos jetë diskutuar vetëm për integrimin e pjesëtarëve të MUP-it dhe atyre të ‘Mbrojtjes Civile’.

 Burimet të afërta me dialogun se zyrtarë të delegacionit të Kosovës janë njoftuar në Bruksel se pala serbe ka prezantuar një listë më të gjatë se herën e kaluar për pjesëtarët e MUP-it që duhet të ‘shkrihen’ në Policinë e Kosovës.

“Pala serbe po insiston që rezervistët e MUP-it t’i fusë në listat e pagave në kuadër të institucioneve të Kosovës. Ne u kemi thënë zyrtarëve në Bruksel se një gjë e tillë është e papranueshme, por, megjithatë, kjo çështje mund të diskutohet me insistim të palës serbe”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, i përfshirë në procesin e bisedimeve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit