3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hixhreti (migrimi) Bashkëkohor

Më të lexuarat

Hixhreti është një moment i rëndësishëm në luftërat e Islamit dhe në udhëtimin e muslimanëve nëpër histori. Hixhreti nuk ishte vetëm provë e besimit për pasuesit e Islamit atëbotë, por gjithashtu një ngjarje e cila ishte më vendimtarja në ngritjen e Islamit dhe vazhdimin e jetës së muslimanëve në atë kohë. Tani, kur gjendjet e muslimanëve janë në nivelin më të ulët të ekzistimit në të gjitha aspektet, a është me vend që prapë të aplikohet hixhreti sheriatik? Si po riimplementohet hixhreti nga muslimanët bashkëkohor? 

Fjala “hixhret” vjen prej foljes “hexhera”, e cila nënkupton lëvizjen prej një lokacioni ose gjendjeje në një lokacion ose gjendje tjetër. Megjithatë, ka shumë interpretime të tjera të termit “hixhrah”, mirëpo ne do të flasim për katër tema kryesore:

1. Lëvizja, ose mosqëndrimi në të njëjtin vend
Nëse dikush mahnitet nga ajo që dëgjon ose mëson (nga dituria) por nuk e praktikon atë, ai nuk është duke bërë shpërngulje në atë të cilën e ka mësuar. Allahu i Lartësuar ka thënë (përkthim me përshtatje):
“Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të keni asgjë në vijë, derisa t’i përmbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për mohuesit.” (surja Maideh: 68)
Jehudët dhe të krishterët dështuan të bënin hixhret nga pozita e tyre e mosbesimit në Teuhidë (Njësimin e Zotit Një), dhe rezultati i kësaj ishte se Allahu i Lartësuar shpalli se ata nuk posedonin asgjë përderisa të mos praktikojnë dhe zbatojnë atë që Ai e zbriti.
Njëjtë, edhe muslimanët nuk kanë në dorë asgjë përderisa të mos e praktikojnë Kur’anin dhe të bëhet Islami mënyra e tyre e jetesës.
Kur Islami filloi në Mekke, i cili pastaj u zgjerua edhe në Medine, gjatë bashkëveprimit (da’was) të Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe sahabëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta), Allahu përcaktoi që shoqëria e Mekkes të kundërshtonin dhe sulmonin Pejgamberin a.s. Megjithatë, pas këtij sulmi, u përcaktua hixhreti, dhe prej këtij momenti u kërkua prej tyre që të ndërronin vendbanimin e tyre.
Problemi me umetin (popullin) musliman sot është se ata nuk po bëjnë asgjë për ta ndërruar gjendjen e tyre momentale, edhe pse ata po mësojnë për fenë e tyre çdo ditë. Ata e dijnë se çfarë është hallall dhe çfarë haram, por ata nuk donë që të bëjnë një hap para në praktimin e asaj që e kanë mësuar.
Për këtë arsye, një prej shpjegimeve të hixhretit është të lëvizësh ose të bësh një lëvizje; Muslimanët vazhdimisht duhet të jenë në ndryshim (në përmirësim) dhe lëvizje, duke mos mbetur të stagnuar.

2. Braktisja e gjynaheve dhe haramit
Ky shpjegim është marrë nga një hadith sahih që është trasnmetuar nga Bukhari dhe Ebu Dawud.
I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Muslimani është ai i cili i shmanget dëmtimit të muslimanëve tjerë me gjuhë apo me duar. Ndërsa muhaxhir (ai që shpërngulet) është ai i cili heq dorë (braktis) të gjithë atë që ka ndaluar Allahu. (Sahih Bukhari, Kapitulli i Besimit)
Kështu që, nëse dikush ka braktisur atë që Allahu e ka ndaluar, ai është muhaxhir. Hixhreti pra ende qenka i hapur që njerëzit ta zbatojnë atë (edhe pse ky hadith ishte thënë nga i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) gjatë pushtimit të Mekkes), dhe ta braktisin atë që Allahu e ka ndaluar.

3. Adhurimi i Allahut në kohërat e vështira dhe sprovat (fitnet)
I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Adhurimi në kohërat e vështirësive (kohërat e trazirave dhe vrasjeve) është sikurse shpërngulja tek unë.” (Sahih Muslim)
Në kohën e fitneve sikurse tani, kur njerëzit janë të turbulluar; gratë nuk e mbulojnë auretin (pjesët e trupit që ndalohen të shfaqen me fe) e tyre; gjëra të pista shfaqen nëpër internet, televizion e radio; ligjet e muzikës, alkoholit dhe kufrit (mosbesimit) janë përhapur me të madhe; njerëzit e mirë po quhen të këqinjë ndërsa ata të korruptuarit (siç janë këngëtarët, aktorët, politikanët dhe të famshmit) po lavdërohen dhe po bëhen model për të tjerët; adhurimi i Allahut në këto kohëra është sikurse të bësh hixhret tek pejgamberi Muhamed (salallahu alejhi ue selem).

Në kohën kur të ndershmit janë shumë pak në numër; zemrat e njerëzve të besimit ndjejnë dhimbje duke qenë se e shohin të keqen dhe nuk kanë mundësi ta ndryshojnë atë; ata muslimanë që e ngrisin zërin e tyre ose do të vriten ose do të arrestohen, ndërsa shenjtëria e atyre që qëndrojnë në heshtje do të nënçmohet; ndërtuesit e websajteve që përhapin të vërtetën arrestohen, ose do të arrestohen për mbajtjen e parave në çantë ose mbajtjen e mjekrës; muslimanët e besueshëm quhen fanatikë ose terroristë; dhe muslimanët të cilët janë larguar nga një shtet në një shtet tjetër dyshohen se mos janë terroristë; nuk ka më dyshim se kjo është koha e sprovave të mëdha.

4. Largimi ose shmangia nga disa njerëz
Rregulli themelor sa u përket pabesimtarëve është detyrimi i distancimit të veteve tona nga ata dhe nga ajo që ata adhurojnë përveç Allahut.
Allahu i Lartësuar na urdhëron që ti urrejmë ata dhe të shmangemi nga ta, por njëkohësisht ti mbajmë lidhjet tona me ta në aspektin e raporteve (për ti ftuar në Islam) dhe shitblerjeve. Allahu i Lartësuar thotë: (përkthim me përshtatje)
“Bëj durim ndaj fjalëve që thonë ata dhe largohu (bëj hixhret) nga ata në mënyrë të hijshme!” (Muzzemil: 10)
Allahu thotë në ajete tjera (përkthim me përshtatje):
“Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi.” (Ez-Zummer: 17)
“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!” (En-Nahl: 36)

Këto ajete konfirmojnë rregullat e vërteta të mbajtjes së lidhjeve me pabesimtarët dhe atyre që adhurojnë idhuj; e që nënkupton që të mos lidhemi me ta. Kjo ishte e sqaruar edhe më mirë duke parë qëndrimin e Profetit Ibrahim a.s. ndaj popullit të tij dhe babait të tij (i cili ishte pabesimtar). Allahu s.w.t. tha (përkthim me përshtatje):
(Kujto) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, Unë i urrej dhe s’kam të bëj fare me ato që adhuroni ju në vend të Atij, që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”. (Ez-Zuhruf: 26-27)
“Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm”. (El-Mumtehineh: 4)
“Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Do t’i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëj Zotit tim.” (Merjem: 48)
Është transmetuar në Sunenin (librin me hadithe) e Ebu Dawudit, tregon Semurah ibnu Xhundub (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kushdo që mblidhet së bashku me idhujtarët dhe jeton me ta është prej tyre.” (Suneni i Ebu Dawudit, Kapitulli i Përpjekjes) .

Është trasnmetuar në Sunenin e Nesaiut se Bahz ibnu Hakim ibnu Mu’awijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se gjyshi i tij Mu’awijeh ka treguar se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Allahu nuk i pranon veprat prej idhujtarëve pas përqafimit të Islamit përveç nëse ai/ajo mban distancë nga mushrikët (idhujtarët).” (Fathul-Bari, Libri i Përpjekjes)

Një formë e hixhretit është që të largohesh nga territori i kufrit (darul-kufr) në territor Islam. Megjithatë, në këtë epokë nuk ekziston territor Islam për të gjithë ata musliman që do të dëshironin të bënin hixhret. Sot ne kemi territor kufri Asijjah (shtetet të cilat kanë qenë nën pushtetin e Islamit), si disa pjesë të Evropës, territor Riddah (Darul Murted, ku muslimanët nuk praktikojnë Sheriatin); dhe territor kufri Taarijah (shtetet muslimane të cilat janë nën okupim) siç janë Izraeli, Spanja, Iraku, Afganistani.

Megjithatë, kur do të bënim ne hixhret kur të gjitha shtetet kanë të njëjtin status?
Megjithatë, nëse do të kishte një shtet Islam të themeluar, Allahu do t’i ndëshkonte ata të cilët nuk i braktisin jobesimtarët duke bërë hixhret, përveç atyre të cilët nuk kanë arsye sheriatike. Allahu i Lartësuar tha:
“Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!” (En-Nisa: 97)

Ashtu siç nuk mundën të bënin hixhret në territorin Islam duke qenë se është jo-ekzistent, ata duhet të bëjnë hixhret në vende të tjera në të cilat kanë mundësi që në mënyrë të përgjithshme ti përmbushin obligimet e tyre. Nëse dikush nuk është në gjendje që të ftoj në punë të mira dhe të ndaloj nga të këqijat, ai duhet të bëj hixhret. Nëse ky kusht lejon që dikush vetëm të ketë mundësi të hajë, pijë dhe shëtitë, por jo edhe mundësinë për të bërë thirrje në fe, thirrjen për në punë të mira dhe ndalimin nga punët e këqija, ai duhet të bëjë hixhret në një vend ku mund ti realizojë obligimet e tij – kjo ishte ajo që e bënë sahabët kur bënë hixhret për në Abisini.

Rezultati i hixhretit (në Abisini) ishte që mbreti i atij vendi pranoi Islamin. Është transmetuar se Ummu Selemeh (radijAllahu anha), kur Mekka u bë shumë e vështirë për sahabët, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) propozoi që ata të migronin në tokën e Habeshe-së (Abisini) ku jetonte një mbret i cili nuk ishte tiran. Profeti a.s. i drejtoi ata që të qëndronin atje “derisa Allahu a.xh. të ju ofroj ndonjë rrugëdalje tjetër.” Në atë kohë, mbreti (ndryshe nga pushtetarët e sotëm) nuk i ndaloi ata që të bënin dawet (thirrje në fe) dhe të ndalonin nga e keqja. Sahabët ishin mësuar që të udhëzonin për në adhurimin e Allahut dhe të shpërndanin të vërtetën kudo që janë.
Sidoqoftë, hixhreti nuk nënkupton që duhet të lëvizësh prej një shteti në një shtet tjetër. Për dikë është e mundur që të bëjë hixhret prej një krahine në një krahinë tjetër, ose prej një fshati në një fshat tjetër – me qëllim të qëndrimit larg nga njerëzit që kryejnë mëkate.
Allahu i Madhëruar thotë (përkthim me përshtatje):
“Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë, mbase Allahu i fal, se Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” (En-Nisa: 98-99)
Është transmetuar në Sahih el-Bukhari se ibnu Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Unë dhe nëna ime jemi prej “mustad’afiin” (të dobëtit e të shtypurit). Unë jam në mesin e fëmijëve ndërsa nëna ime është në mesin e grave.”
Në anën tjetër, dikush ka mundësi ta shoh të domosdoshme që të jetojë në mesin e qafirëve me qëllim të thirrjes së tyre në Islam. Kjo ishte situata me të cilën u ballafaqua pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur ishte në Mekke. Ai jetoi në mesin e tyre mirëpo ai vazhdimisht i ftonte ata në Islam dhe bashkëvepronte me ta. Njëkohësisht, ai do të bënte hixhret duke u larguar prej tyre kur ata filluan të përgënjeshtronin dhe nënçmonin Librin e Allahut. Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Ai jua ka shpallur në Libër se: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (En-Nisa: 140)

Kështu që kur mushrikët (idhujtarët) nuk i respektuan dhe i përqeshën ajetet e Allahut, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u shmang nga ata (dhe bëri hixhret).
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me “banorët e shpellës” – As’habul-Kehf, të cilët u distancuan nga populli dhe ikën për në shpellë pasi që ata u ftuan që t’i bashkangjiteshin festave të idhujtarëve.
Është transmetuar në Musnedin e Imam Ahmedit se Habbab ibnu el-Araat (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Kam jetuar më herët në Mekke dhe kam punuar për el-Aas ibnu Waail. Një ditë, kur iu afrova atij që ta marr rrogën time ai më tha: “Unë nuk do ta jap ty rrogën përveç nëse e mohon Muhamedin.” Thashë: “Për Allahun, unë nuk do ta mohoj Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) derisa sa të vdes, e bile derisa të ringjallem prapë. E kur të ringjallem, do të kem pasuri e fëmijë të mjaftueshme.”
Veç kësaj, besimtari mund ta gjejë veten e tij në situata ku pabesimtarët e ftojnë që tu bashkangjitet, ta braktisë fenë e tij, ta mohojë Sheri’atin ose ta braktisë vendin e tij, e nëse ai nuk i vepron këto ai nuk do të pranohet të punojë me ta, ose do ti anulohet interesi i tij tek ta. Në këso situata ai duhet të ikë nga ta dhe mos të bëjë kompromise që ia dëmtojnë fenë e tij.

Bojkotimi i muslimanëve
Dispozita e vërtetë e lidhjeve në mes të muslimanit dhe jomuslimanit nuk është ajo e vëllazërisë, por, natyrisht se kjo dallon midis muslimanëve, ku dispozita bazë është vëllazëria midis tyre. Por kohë pas kohe, mund të ketë situata kur lejohet që një musliman të bojkotohet, për dy arsyet e cekura më poshtë:
1. për shkak të çështjeve të kësaj bote, ose
2. për shkak të fesë – Dinit.
Sa i përket çështjeve të kësaj bote, dikush mund ta bojkotojë muslimanin nëse ka ndonjë konflikt (qoftë për ushqime, rroba apo para), por bojkoti nuk lejohet të zgjasë më shumë se 3 ditë. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk i lejohet një muslimani të largohet nga vëllai i tij për më shumë se tri ditë, që secili prej tyre t’ia kthej shpinën tjetrit kur ta takon. Më i miri prej tyre është ai i cili i pari e përshëndet tjetrin.” (Sahih Muslim)
Gjithashtu është transmetuar se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Dyert e qiellit janë të hapura çdo të hënë dhe të enjte, dhe Allahu falë në këto ditë çdo rob besimtar i cili nuk është politeist (mushrik), përveç atyre që kanë armiqësi me njëri-tjetrin; Allahu thotë për ta: “lërini ata (shtyeni për më vonë) derisa të rregullojnë marrëdhëniet (me njëri-tjetrin).” (Sahih Muslim)
Ndërsa, sa i përket çështjeve të Dinit, muslimani mund të bojkotohet edhe për më shumë se tri ditë, apo më pak se kaq. Varësisht nga gjendja.

Është transmetuar në Sahih el-Bukhari se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) i bojkotoi 3 persona (duke përfshirë edhe Ka’b inbu Malik) për pesëdhjetë netë për shkak se ata nuk iu përgjigjën thirrjes për luftë në betejën e Tebukut. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i urdhëroi që edhe sahabët e tij të vepronin të njëjtën gjë, që askush mos t’iu flas atyre gjatë kësaj periudhe kohore, e as gratë e tyre. Kjo ishte e mbështetur nga shpallja (Allahu e urdhëroi të dërguarin e Tij që të veproj kështu).
Umer ibnu el-Khatab gjithashtu kërkoi nga muslimanët që ta bojkotojnë personin e quajtur Sabig et-Temimi, i cili vazhdimisht keqinterpretonte ajetet e Kur’anit që shfaqin më shumë se një kuptim, të quajtuara “mutesha~biha~t.” As edhe një person nuk bisedoi me të për më shumë se një vit, derisa ai ndryshoi dhe u pendua për këtë.
Kështu që, ka pasur incidente në të kaluarën ku muslimanët bojkotonin për më shumë se tri ditë, si formë e dënimit ndaj ndokujt; mirëpo kjo ndodhte vetëm për ata persona që vepronin mëkate të mëdha ose bid’ate, ose kur shfaqnin shenja të dyfytyrësisë (nifakut).
Nëse dikush vepron mëkate të mëdha por pastaj pendohet, falja e tij s’mund të refuzohet, ose me fjalë të tjera ne vetë mund të biem në dyfytyrësi nëse nuk ia falim atij.
Së fundmi, qëllimi kryesor i hixhretit është lënja e vendit të mosnënshtrimit dhe shkuarja drejt vendit të nënshtrimit, ku personi është në gjendje të veprojë dhe praktikojë Dinin e tij.

Allahu e di më së miri!

E martë, 11 Maj, 2010

Burimi: almuhajirun/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit