Fëmijët janë një prej frytave më të rëndësishëm të jetës së kësaj bote.
Zhvillimit dhe edukimit të tyre Islami i ka dhënë një dimension tejet të rëndësishëm, Kur’ani dhe sunneti i kan rregulluar në mënyrë precize marrëdhënjet tona ndaj gjeneratave të cilat na trashëgojnë.
1. Edukimi shoqëror
Sikur çdo njeri, po ashtu edhe fëmiu është qenje shoqërore, prandaj duhet pasur kujdes të veçantë se si duhet qasur fëmiun në shoqëri. Prindërit duhet të gjejnë mënyrën e sukseshme që ta bëjnë këtë, bile kur fëmiu fillon të njohë botën në të cilën jeton.
Prindërit janë të obliguar që fëmiut t’i ofrojnë rastin e shoqërimit dhe komunikimit me tjerët. Në këtë, gjithësesi, shembulli më i mirë është i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe gjenerata e parë e muslimanëve, të cilët fëmijët e tyre që nga fillimi i bashkangjitën në jetën shoqërore, duke i dhënë rast për t’u treguar dhe arritur ndjenjen e përgjegjësisë.
I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s. ka nxitur shoqërimin e fëmijëve me të moshuarit, për të njohur gjërat e reja dhe arritur përvojë të vlefshme.
Gjenerata e parë e muslimanëve këtë e ka kuptuar seriozisht. Shembull ilustrativ është i djalit të Omerit r.a. Abdullahut, i cili rregullisht ka vizituar xhaminë dhe tubimet e të moshuarëve, edhe pse atëherë i kishte vetëm 5 vjeç. Nje rast siç e shënon Buhariu dhe Muslimi, ka prezentuar me Pejgamberin s.a.v.s në ligjeratën në të cilën i ka pyetur sahabët: “Ekziston një pemë, gjethet e të cilës nuk bijnë, dhe i gjason muslimanit. Cila është kjo pemë?”.Njerëzit menduan në pemët e shkretëtirës, ndërsa Abdullahu tha: “Më ra ndër mend se kjo është palma. Desha ta them, por i vërejta sahabët e moshuar andaj u ndala. Pas heshtjes së tyre, Pejgamberi, s.a.v.s tha: “Kjo ësht palma”. Ja përmenda babait tim, thotë më tutje Abdullahu për çfarë më tha: “Sikur të thoshe Palma, do të dëshiroja më shumë se çdo gjë”! Në transmetimin e Muxhahidit, në mes tjerash qëndron: “Desha të thoja, por ngurrova sepse isha më i riu nga të pranishmit”, ndërsa në transmetimin e Nafiut është: “Vërejta Ebu Bekrin dhe Omerin, të cilët nuk flisnin, andaj edhe unë ngurrova të them diçka”. Në transmetimin e Ibn Hibbanit qëndron që Omeri r.a. kur kuptoi se djali i tij e ka ditur përgjigjen në atë pyetje, ka thënë: “Sikur të përgjigjeshe, do të kisha dashur më shumë se një tufë të devëve më të mira!”
Shiqoni zgjuarsinë e djalit të Omerit r.a Abdullahut i cili si pesë vjeçar gjykon mirë kur dhe çfarë duhet thënë. I vërejmë kualitetet e tij intelektuale që në atë moshë, por edhe ndjenja e shkëlqyer për sjellejn e kulturuar në shoqëri?! Kjo, njëherit, është shkas i pjesmarrjes së fëmiut në jetën shoqërore, pas përgatitjes paraprake në shtëpin e prindëve.
Përzierja e fëmijëve me të moshuarit, si dhe përzierja e fëmijëve meshkuj e femra mundëson që në fëmijërinë e hershme fëmijët të njihen dhe kështu të përgatiten për jetën bashkëshortore e cila i pret. Kështu si fëmijë dallojnë kualitetet, ndërsa prindërit duke pasur rastin të komunikojnë me këta fëmijë, vërejnë aftësitë e tyre dhe i këshillojnë, kur fëmijët e tyre të rriten. Martesën me individët që kanë këto kualitete, e që në të madhe do të kontribojnë në stabilitetin e martesës së ardhshme dhe harmonisë së tyre. Kështu Ab-dur-Rrezzak transmeton thënjen e Omerit r.a i cili nxiste shikimin e ndërsjellë të fëmijve të vegjël, në mënyrë që fëmijët të njihen dhe kështu që dëshira për martesë në këto raste, të zhvillohet që në fëmijëri.
Pejgamberi, s.a.v.s. shpesh i dërgonte fëmijët tek të tjerët për ndonjë nevojë. Këtë me siguri nuk e ka bërë për shkak të nevojës, por qartazi, për shkak të lirimit të fëmijëve në komunikim me tjerët, arritjes së ndjenjës së përgjegjësisë dhe mbi të gjitha, në tregimin e besimit ndaj fëmiut. E gjithë kjo ndikon në zhvillimin e drejtë, pavarsinë e fëmiut dhe mundëson që fëmiu të arrijë sigurinë e nevojshme në vete dhe kualitetet e tij.
Jan të shumta hadithet e Pejgamberit, s.a.v.s. të përmendur në shumë përmbledhje të haditheve të cilat flasin për nevojën e pjesëmarrjes së fëmijëve në jetën shoqërore. Duke lexuar përmbledhjet e haditheve vijmë deri te njohuritë e shumta mbi Pejgamberin, s.a.v.s. të dhënjes selam fëmijëve dhe nxitjen e fëmijëve të ndihen të barabartë në shoqërinë e të rriturve.
Nëse përkujtojmë vizitat që u bënte fëmijëve të sëmurë, kuptojmë se ai deshi të bëjë me dije se ata janë pjesë e rëndësishme e shoqëris ë dhe që paraqesin pjesë të sistemit të përgjithshëm shoqëror, e që kjo u jepte tërësi dhe siguri në veten e tyre.
Edukimi në sferën e sjelljes
Kultura e sjelljes së bukur është një prej elementeve më të rëndësishëm në rastin e fëmiut. Në fillim të këtij teksti është cituar hadithi i Pejgamverit, s.a.v.s. i cili preferon edukimin e fëmiut mbi dhënjen e sadakasë (lëmoshës), e që këtij segmenti i jep vlerë të veçantë dhe tregon për rëndësinë e tij të madhe. Kështu Ali b.el-Medini ka thënë: “Trashëgimia në rastin e fëmiut është më e mirë se trashëgimia e pasurisë, sepse me edukatë arrihet dhe ruhet pasuria, nderi dhe dashuria vëllazërore dhe bëhet sinteza ideale në mes mirësisë së dunjasë dhe ahiretit!”
Enes b. Maliku r.a transmeton hadithin në të cilin Pejgamberi, s.a.v.s. theksoi: “Bëhuni fisnik ndaj fëmijëve tuaj dhe zbukuroni edukatën e tyre.”
Pejgamberi s.a.v.s. shfrytëzoi çdo rast të mësoj fëmijët në sjellje të drejtë dhe marrëdhënje të bukur ndaj prindërve, e që edhe ne gjithësesi duhet të shërbehemi. Kështu Ebu Hurejre, r.a transmeton dhe pyeti djaloshin, kush është ky njeri, me çfarë djaloshi u përgjigj që ishte babai i tij. Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e këshilloi: “Mos ecë para tij, mos e shaj, mos u ulë para tij dhe mos e thirrë në emër!” Imam Neveviu në bazë të këtij transmetimi mendon se babai, mësuesi dhe dietari është e ndaluar të thirret në emër.
Mësimi i fëmijëve, respekti i të vjetërit dhe obligimi i diturisë kanë rezultat nga vetë mësimi islam. Pejgamberi s.a.v.s thekson në hadithin të cilin e transmeton Enes b.Maliku r.a: “Nuk është prej nesh ai i cili nuk ka ndjeshmëri ndaj të rinjëve dhe respekt ndaj të moshuarve!” Në një transmetim thuhet edhe: ” Kush nuk i respekton dietarët tanë!”
Bile edhe respekti ndaj dijetarëve preferohet mbi vetë prindërit, siç thekson Jahja b. Muadhi: “Njerëzit e ditur në ummetin e Muhammedit, a.s janë më të mëshirshëm se baballarët dhe nënat!”. Në pyetje: “Si është kjo?” u përgjigj: “Baballarët dhe nënat ruajnë fëmijët nga zjarri i dunjasë që të mos digjen, ndërsa njerëzit e ditur i ruajnë nga zjarri i ahiretit i cili është shumë më i rëndë!”
I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. gjatë misionit të tij profetik njëzet e tre vjeçarë ka këshilluar mënyrën e sjelljes të fëmijëve tanë, në mënyrë që me kohë të arrihet niveli i besimtarit çfarë pritet nga ata. Kështu Pejgamberi ynë, s.a.v.s na porositi si t’i mësojmë fëmijët tanë t’i respektojnë vëllezërit më të vjetër dhe se vëllai më i vjetër është në vend të babait; mënyrën e kërkimit të lejës gjatë hyrjes në shtëpi, e posaqërisht kërkimin e lejës nga prindërit në tre intervalet kohore, para agimit, pas namazit të drekës dhe pas namazit të jacisë, kur rrobat zhvishen, pastaj mënyra dhe sjellja në lidhje me konsumimin e ushqimit, pijës etj.
Duhet, posaqërisht, të mundohemi të zhvillojmë dhe kujdesemi për ndjenjen e fëmijëve tanë për të vërtetën, sinqeritetin, besnikërinë dhe virtytet tjera morale të cilat duhet t’i zbukurojnë Pejgamberi, s.a.v.s këto cilësi i ka zhvilluar tek fëmijët dhe i ka nxitur prindërit që t’i kultivojnë dhe forcojnë.
Kështu, duhet tërhequr vërejtjën secilit që fëmijëve, nëse gënjen edhe në mahi, që këtë mos ta bëjë, sepse do t’i mësoj në këtë ves të keq. Për këtë nuk duhet që fëmiut t’i premtohet diç e mos t’i plotësohet siç bëjnë shumica prej nesh.
Shpesh njerëzit i thonë fëmiut, që nëse e bën këtë apo atë gjë, ose nëse kalon me sukses të shkëlqyeshëm në shkollë, do t’ia blejnë një gjë të caktuar, por kur fëmiu e plotëson detyrën e tij, ata e anashkalojnë premtimin e tyre. Në hadithin që e transmeton Ebu Hurejre, r.a Pejgamberi s.a.v.s. qartë ndaloi: ” Kush i thotë fëmiut të vet eja do të japë ty diç dhe nuk i jepë, do ti shënohet gënjeshtër!”
Edukimi në sferën emocionale dhe sentimentale
Periudha e fëmijërisë është periudha e stërholluar e ndieshmërisë dhe sentimentalitetit. Për këtë duhet kushtuar kujdes të veçantë këtij segmenti të jetës fëmijërore. Natyrisht, përsëri shembull e kemi Pejgamberin s.a.v.s i cili në mënyrë perfekte ka treguar si t’i qasemi fëmijëve tanë, në mënyrë që t’i zgjojmë emocionet e tyre dhe si ta zhvillojmë këtë cilësi, sentimentalitetin e stërholluar në qenjen e tyre të re.
Ekzistojnë shumë transmetime në të cilat flitet se Pejgamberi, s.a.v.s. ka pasur dëshirë të luaj me fëmijët, e posaqërisht me nipërit e tij Hasanin e Hysenin, r.a. Kujdesi i tij ndaj tyre ishte aq i madh sa që nuk ngritej nga sexhdeja përderisa ata nuk ngriteshin nga koka e tij.
Fëmiu duhet të ndiej që e duam. Kjo vërehet edhe në marradhënjen e bukur ndaj tij. Është praktikë e gabuar e disa njerzve tanë të cilët pohojnë që fëmijët e tyre i kanë përqafuar vetëm kur ata flinin. Atë nuk e bënin asnjëherë kur ata ishin zgjuar. Apo nuk e kan përqafuar asnjëher para prindëve të tyre. Përkundrazi, fëmiut duhet kushtuar vëmendje edhe kur është vetëm edhe para tjerëve. Argument më i mirë për këtë është hadithi autentik i të Dërguarit të All-llahut, s.a.v.s. të cilin e transmeton Ebu Hureja r.a që Pejgamberi, s.a.v.s e ka puthur nipin e tij Hasanin, r.a në prezencën e El-Akre’ab Jabiset-Temimiut, r.a. i cili duke parë këtë i tha: “Unë, vërtetë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre se kam përqafuar!” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s, e shiqoi i habitur duke i thënë: “Kush nuk ka mëshirë, as atij nuk do ti mëshirohet!” duke aluduar në marëdhënjen tonë mëshiruese dhe të bukur ndaj më të vegjëlve.
Sa kishte kujdes Pejgamberi s.a.v.s. që mos ta lëndoj asnjë fëmijë, më së miri ilustron shembulli të cilin e sjellë sahabiu i njohur Enes b. Maliku, r.a kur vëllau i tij më i vogël Umejri, i cili duke luajtur me një zog, e mbyti, dhe Pejgamberi s.a.v.s. duke vërejtur pikëllimin e tij, ju drejtua! “Ebu Um-ejr, çfarë bëri zogu i vocërr?” Qartazi, është që ne, me siguri, do ta kritikonim këtë fëmijë, e ndoshta edhe do ta dënonim për atë që ka bërë. Fëmiut i mjafton dhembja që ngordhi zogu, e që t’i nevoitej edhe leksioni ynë?! Shiqoni veprimin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe komunikimi me djaloshin, të cilin mundohet ta gëzoj duke futur një dozë të shpresës dhe ngushëllimit në zemrën e tij. Këtë ka mundur ta bëjë vetëm pedagogu më i madh i të gjitha kohëve, në të cilin ne duhet të marrim shembull në sjelljet tona ndaj fëmijëve, në mënyrë që mos ti lëndojmë ndjenjat e tyre, dhe duke pasuar Pejgamberin s.a.v.s të futim gëzim në zemrat e tyre ndonjëherë të pikëlluara!
Se sa Pejgamberi s.a.v.s ka pasur kujdes për brezat më të rinjë dhe ndjenjat e tyre shohim nga shembujt e shumtë nga jeta praktike e tij. Përmbledhjet e haditheve përmendin transmetimet me të cilat flitet që Pejgamberi s.a.v.s së pari fëmijëve më të vegjël u ndante frutat e posa të pjekura, më pastaj i ka shpërblyer ata që në vrapim fitonin, por edhe ata që humbasnin, në mënyrë që të mos dëshprohen dhe që të mos bëjë dallim mes fëmijëve; meshkuj apo femra, e veçanërisht ishte i kujdesshëm ndaj bonjakëve.
Duke pasuar Pejgamberin s.a.v.s në këtë mënyrë ne do të mënjanonim frustracionet tek fëmijët dhe kjo do të zhvillohej në formë të qetë dhe krenare.
Edukimi intelektual
Asnjë religjion apo ideologji në historinë e llojit njerëzor nuk ka shprehur dhe afirmuar diturinë dhe pjekurinë intelektuale sikur e bërë këtë islami. All-llahu i Madhërishëm në versetin e parë të shpallur Pejgamberit-Muhammedit s.a.v.s, qartë nënvizon këtë karakteristikë të veçantë të islamit, me të cilën ai distancohet nga religjionet dhe mësimet e më parshme. Ndryshimi sipas islamit në mes besimtarëve që dijnë dhe atyre që nuk dijnë është i pa përshkruar.
Abdullah b. Abbasi, r.a. duke shpjeguar versetin kur’anor: “All-llahu do t’i ngritë në shkallë të larta ata në mesin tuaj që besuan dhe të cilëve u është dhënë dituri!” thotë: “dijetarët kanë përparësi shtatëqind shkallë mbi adhuruesit që nuk janë të ditur, dhe distanca në mes dy shkallëve është pesqind vjet!”
Duke analizuar versetet e Kur’anit fisnik dhe hadithet e Pejgamberit s.a.v.s të cilat trajtojnë këtë lami, arrijmë deri te argumentet e pakontekstueshme që islami i kushton vëmendje të veçant këtij segmenti, andaj, prindërit duhet të gjejnë mënryën që në momentet më të hershme të jetës fëmijërore t’i futin në vetëdijën e tyre dëshirën për dituri, hulumtim, mendim dhe meditim. Prindërit duhet që fëmiun e tij ta mësojnë që t’i takoj njërit prej tri grupeve të njerëzve, që të mos mbesin në grupin e katërt i cili do të shkatërrohet në këtë dhe në botën tjetër mu ashtu siç thekson Halid b. Ahmeti. Ai thotë: “janë katër lloje njerëzish:
-njeriu i cili dinë dhe e di se dinë, ky është i ditur andaj pasojeni;
-njeriu i cili dinë por nuk e di se dinë, ky është në gjumë, zgjojeni;
-njeriu i cili nuk dinë por e di që nuk dinë, ky është ai i cili kërkon udhëzim dhe dituri, udhëzojeni; dhe
-njeriu i cili nuk dinë por nuk e dinë se nuk dinë, ky është i marrë, largohuni nga ai!”
Dituria, sipas mësimit islam, nuk ndahet në islame dhe jo islame. Secila dituri e cila afirmon të vërtetën dhe udhëzon kah All-llahu si Krijues i kosmosit dhe të gjithë neve është dituri islame. Për këtë prindërit duhet të hulumtojnë afinitetin e fëmiut ndaj lëmisë së caktuar, dhe kur të vërtetojnë cila lëmi më së tepërmi i përgjigjet fëmiut të tij, do ta orientojë në atë drejtim.
Mësimi i gjuhëve të huaja sipas islamit është i këshilluar, sepse në këtë mënyrë vie deri te njohuritë e reja, informatat dhe komunikimet e që është parakusht që islami si fjalë univerzale e All-llahut dhe versioni i fundit i shpalljës së All-llahut t’u transmetohet njerëzve. Pa njohjen e gjuhëve të huaja, karakteristika misionare e islamit do të zbehej.
Pejgamberi s.a.v.s kështu e kishte urdhëruar Zeid b. Thabitin, r.a. të mësoj gjuhën hebreje, në mënyrë që Pejgamberi, s.a.v.s. të korespondonte me ata dhe t’u shpjegonte orientimet themelore të islamit.
Nëse tek fëmiu ynë zhvillojmë vetëdijen e nevojës permanente të mësimit, kështuqë ai asnjëherë mos të kënaqet me atë që deri në atë moment ka mësuar, kemi bërë hap të çmuar lavdërimi në zhvillimin e tij, sepse Sofian b. Ujejne, dietar i madh islam, tërheq vërejtjen: “njeriu është i ditur përderisa kupton dhe mëson, por kur bëhet i bindur që dinë dhe nuk duhet më tej të mësoj, bëhet i pa ditur!”
Edukata trupore
Edukata trupore, gjithashtu ka rëndësi të veçantë në jetën e fëmiut. All-llahu Fisnik u ka bërë të dashur fëmijve lojën, sepse gjatë lojës fëmiu tregohet, forcohet dhe zhvillohet. Gjatë lojës fëmiu relaksohet dhe kështu loja, pas mësimit në shkollë do t’i mundësoj pushim duke i dhënë fuqi dhe nxitje të re, ndërsa ndalimi i lojës dhe ngarkesa vetëm me mësim siç mendon Imam Gazaliu, zvogëlon mendjehprehtësinë dhe zvogëlon dëshirën për mësim.
Duke analizuar hadithet e Pejgamberit s.a.v.s vijmë deri te argumentet e pakontekstueshme mbi nxitjen në forcimin e trupit dhe konstruktit të fëmiut dhe këtë e shohim në katër elemente: notimi, gjuejtja, dhe kalërimi.
Pejgamberi s.a.v.s ka nxitur që fëmijët të mësojnë çfarë është e dobishme. Bile edhe kur luajnë ose të merren me ndonjë hobi, kjo duhet të jetë e dobishme për zhvillimin e tyre dhe shoqërinë ku jetojnë. Kështu në transmetimin e saktë të cilin e transmeton Sa’d ebi Vekkasi, r.a. qëndron: “ushtroni gjuajtjen sepse kjo është e mirë ose: hobi më i mirë i juaji ndërsa në transmetimin tjetër: loja juaj më e mirë!”
Imam Taberaniu dhe hafiz Mundhiri përmendin transmetimin e mirë në të cilin i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. qartë thekson: “çdo gjë del nga korniza e dhikrit (përmendja e All-llahut) përveç katër gjërave: gjuajtja precize e njeriut, dresura dhe përgatitja e kalit, argëtimi dhe luajtja me familjen e tij, dhe të mësuarit e notit!”
Pejgamberi s.a.v.s duke kaluar para të rinjëve që ushtronin gjuajtje, siç transmeton Seleme b. el-Akfe’a, r.a. ka thënë: “gjuani bijtë e ismailit ngase babai juaj ka qenë shigjetar!”
Garat sportive në mes fëmijëve
Duhet organizuar gara në mes fëmijëve, në mënyrë që të zhvillojmë mundësitë e tyre dhe dëshirën për fitore. Këtë e ka bërë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. duke dëshiruar të futë atmosferën garuese në mes fëmijve. Kështu Abdullah b.Harithi r.a. transmeton se Pejgamberi, s.a.v.s. i ka rradhitur Abdullahun, Ubejdullahun dhe fëmijët tjerë të Abbasit r.a. duke u thënë: “kush i pari arrin tek unë do të fitojë këtë dhe këtë!” Kur ata arrinin te caku, i hipnin në shpinë dhe gjoks ndërsa ai merrte dhe i përqafonte.
Është interesant të përmendet që Pejgamberi s.a.v.s i merrte të gjithë garuesit duke i përqafuar dhe duke u dhënë dhurata, duke dashur të tregonte se më e rëndësishme ishte që të gjithë të marrin pjesë, që në mes tyre të zotëronte fryma garuese dhe që në këtë mënyrë nga momentet e hershme të jetës të zhvillonin konstruktin e tyre fizik.
Loja e të rriturve me fëmijët
Prindërit duhet të gjejnë rastin dhe kohën të luajnë me fëmijët e tyre, siç ka bërë modeli më i madh i ynë, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. me nipërit e tij Hasanin dhe Hysenin r.a. Kështu Omer b. el-Hattabi r.a. transmeton se një rast erdhi te Pejgamberi, s.a.v.s. dhe e gjeti në supet e tij Hasanin dhe Hysenin, të hipur, dhe tha: “ah sa kalëruese e bukur nën ta!”
Pejgamberi s.a.v.s. në këto fjalë të Omerit, r.a. shtoi: “ah sa janë kalorës të bukur këta dy!” Llojshmëria e lojërave të Pejgamberit, s.a.v.s. me nipërit e tij në mënyrë eksplicite tregon që edhe ne të mendojmë në domosdoshmërinë e lojërave të ndryshme me fëmijët dhe nipërit tanë, në mënyrë që këta të forcohen fizikisht dhe psiqikisht.
Luajtja e fëmijve me fëmijët tjerë
Ndonjëherë prindërit, për arsyna objektive, nuk gjejnë kohë për të luajtur me fëmijët e tyre. Mirëpo kjo nuk duhet të jetë arsye që të mos i lejojnë të luajnë me fëmijët tjerë, nëse kjo lojë do t’i afirmoj vlerat reale dhe të rezultoj me kondicionin fizik ose zhvillimin e fantazisë fëmijërore.
Muslimi shënon transmetimin në të cilin shihet që Aisha r.a. bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s. e cila ishte tejet e re kur u martua me Pejgamberin s.a.v.s. ka luajtur me shoqet e saja, ndërsa ai bile edhe e ka nxitur dhe dërguar asaj shoqe që të luajnë me të!
Dihet, siç transmeton Enesi r.a. që Pejgamberi s.a.v.s ishte duke luajtur me fëmijët kur i erdhi Xhibrili dhe për herë të parë ia hapi gjoksin dhe ia pastroi me zemzem.
Duhet theksuar se eksistojnë shumë efekte trupore, shëndetsore, edukative, sociologjike, morale etj. dhe dobi nga lojrat e fëmijëve, dhe prindërit vetëm duhet ti njohin dhe, sipas propozimeve të Pejgamberit s.a.v.s. të veprojnë.
Edukimi shëndetësor
Islami kujdes të veçantë i jep shëndetit njerëzor, e posaçërisht atij fëmijëror, për çka vërehet edhe në mekanizmat preventiv të cilët janë gjithësesi të akomponuar edhe në vet mësimin islam.
Nëse analizojmë versetet kur’anore dhe hadithet do të konstatojmë brengën mahnitëse të islamit në këtë çështje.Noti, gjuajtja, kalërimi dhe garimi, të cilat posaçërisht i ka potencuar Pejgamberi s.a.v.s. janë shembulli më eklantant i brengës në forcimin e gjendjes shëndetësore të muslimanit. Në këtë çështje secili prind duhet të gjejë mënyrën që të zhvilloj kulturën shëndetsore të fëmiut të tij, varësisht me këshillat e Pejgamberit s.a.v.s
Kështu do ta nxisë fëmiun e tij në larjën e dhëmbëve, ashtu siç ka bërë Pejgamberi s.a.v.s. në përdorimin e misvakut, prerjën e thojnëve, duhet tërheq vërejtjen e rrezikut nga ushqimi i tepërt, në konzumimin e ushqimit ulur në pauzim gjatë pirjes së ujit, në shtrirje (gjumë) në anën e djathtë dhe pas jacisë, në zgjim të hershëm etj. Mirëpo nëse vie deri te paraqitja e sëmundjes Pejgamberi s.a.v.s. ka porositur tretmanin urgjent mjekësor. Në transmetimin e Xhabirit r.a. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “secila sëmundje e ka ilaçin!” ndërsa në transmetimin e ebu Hurejres r.a. qëndron: “All-llahu nuk e ka dërguar asnjë sëmundje e që për të nuk e ka dhënë ilaçin përkatës!”.
Duke pasuar sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s. në lëmin e e dukimit shëndetësor, në mënyrën më të bukur do ta ruajm shëndetin e fëmijëve tanë dhe të rregullojmë imazhin e tyre shëndetësor.
K o n k l u d i m
Edukimi i fëmijëve, vërtetë, është tejet i rëndësishëm dhe një prej detyrave më të rënda ne jetën e njeriut. Për çdo punë njeriu përgatitet e si të mos përgatitet për edukimin dhe aftësimin e gjeneratave të ardhëshme?!
Mjerisht shumica nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Andaj duhet zhvilluar vetëdijen e nevojshme të besimtarëve për këtë detyrë të rëndësishme.
Për të gjitha parashikimet që do t’i përgatisim në këtë rrugë nuk duhet harruar lutjen që All-llahu Fisnik të na ndihmoj në sferën e edukimit të fëmijëve tanë, siç thekson Krijuesi i botëve në Librin e tij fisnik:
“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.” (El Furkanë, 74)
Përgatiti Dr. Ali Iljazi/sinqeriteti/kohaislame