1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Lexo për adhurimet

Më të lexuarat

Ndarja e adhurimit
19.12.2009 14:43:55
Adhurimi ndahet në:

– I përgjithshëm. Allahu thotë: “Nuk ka tjetër, vetëm se gjithçka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.” Merjem, 93.  Këtu futen të gjitha krijesat.

– I veçantë. Hyjnë ata që adhurojnë Allahun sipas ligjeve të tij. Allahu thotë: “E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u afrohen injorantët, ata thonë: ‘paqe’. ”  Furkan, 63.

Këtu hyjnë profetët. “Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës). Vërtet, ai ishte rob shumë falënderues.” Isra, 3.

Allahu thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim…” Nisa, 36. Qoftë ky  profet, engjëll, ndonjë i mirë, gjithashtu as ndonjë çështje prej çështjeve të dynjasë. Mos e bë dynjanë shok me Allahun. Kur njeriu i përkushtohet dynjasë dhe ai bëhet adhurues i saj. Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të !– thotë: “U shkatërrua robi i dinarit dhe i dërhemit …” Buhari.

Allahu thotë: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë jua ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni atij asnjë send…” Enam, 151.

Ju lexoj juve që të mos i bëhet shok Allahut në adhurim, sepse Allahu e ka ndaluar shokvënien.

Ibnu Mesudi thotë se kush do të shikojë porositë e Muhamedit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– le të lexojë ajetet: ‘Thuaj! Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë jua ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne i ushqejmë juve dhe ata, mos iu afroni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun, sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është më vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.’

‘Mos iu afroni pasurisë së jetimit, deri sa të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrën më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjeri përtej mundësive të tij. Kur të flisni (të dëshmoni) duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit dhe zotimin e dhënë Allahut zbatojeni. Këto janë me çfarë ju porosis, kështu që të përkujtoni.’

‘Dhe se kjo është rruga Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, mos ndiqni rrugë të tjera që t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.’Enam, 151-153.

Ibn Mesudi –kënaqësia e Allahut qoftë me të! –  i shikon këto tre ajete si përmbledhëse të fesë.

Këto janë ajete të mëdha dhe nëse njeriu percepton dhe punon me to, arrin tre cilësi .

a)      logjikën

b)      përkujtimin

c)      devotshmërinë

Ibnu Abasi thotë: “Këto janë ajetet e qarta që përmenden në suren Ali Imran.”

 

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë (besimtarë)!” (Ali Imran, 102)

Kjo ishte edhe porosia e Ibrahimit dhe Jakubit ndaj djemëve të tyre: “E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) “O bijtë e mi! Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” (Bekare, 132)

Allahu i Madhëruar i krijoi njerëzit dhe xhinët për të adhurar Atë siç thotë Ai: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, përvç që të më adhurojnë.” (Dharijat, 56)

Dhe për këtë është krenaria, lumturia, dhe nderi në këtë botë dhe në botën tjetër, për shkak se njeriu ka nevojë për Zotin e tij dhe nuk mundet ai të pavarësohet asnjë moment, kurse Allahu nuk është i nevojshëm për adhurimin e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse ju nuk besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju…” (Zumer, 7)

E Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, Allahu është i panevojshëm (për falenderim), është i lavdishëm (vetvetiu).”  (Ibrahim, 8 )

Adhurimi është afrim tek Allahu me fjalë dhe vepra të dukshme dhe të padukshme. Adhurimi është obligim i njeriut ndaj Allahut dhe dobia e saj i kthehet njeriut.

Kush refuzon adhurimin e Tij, ai është jobesimtar kryelartë, kush adhuron së bashku me Allahun dikë tjetër, ai është idhujtar (mushrik), kush adhuron Allahun me diçka që Ai nuk e ka shpallur, ai është bidatçi;  kush adhuron Allahun me atë që Ai ka shpallur, është besimtarë i vërtetë.

Pasi kuptuam se njerëzit janë të nevojshëm për adhurimin e Allahut dhe ata nuk janë në gjendje të kuptojnë nga vetja mënyrën e  ibadetit që Allahu është i kënaqur me të dhe seAi nuk i ngarkoi me këtë, por dërgoi profetë dhe zbriti libra për sqarimin e kësaj. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largohuni djajve (adhurimit të tyre)…!” ( Nahl, 36 )

Dhe thotë: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk meriton të adhurohet zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” ( Enbija, 25)

Ai njeri që devijon nga ajo që kanë qartësuar profetët dhe kanë zbritur librat për adhurimin e Allahut e adhuron Atë sipas shijes, epshit dhe asaj që ia zbukurojnë atij djajtë, njerëz e xhinë, atëherë ai njeri është i humbur dhe në realitet ai nuk adhuron Allahun, por epshin e tij. “…e kush është më i humbur se ai që duke pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se Allahu nuk udhëzon popullin zullumqar.” (Kasas, 50)

Në këtë grup bëjnë pjesë shumica e njerëzve, ndër ta të krishterët dhe ato sekte (grupe) që kanë devijuar nga muslimanët. Ata i shpikën vetës së tyre rite të ibadetit që janë në kundërshtim me atë që ka zbritur Allahu  dhe mendojnë se me këtë janë afruar tek  Allahu e në të vërtet, ata me këtë vepër vetëm janë larguar nga Ai. Kjo shikohet qartë gjatë sqarimit të realitetit të adhurimit që Allahu ka caktuar me gjuhën e Profetit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi të!)

Adhurimin, të cilin e ka bërë obligim Allahu për njerzit, është i ndërtuar në themele e baza të shëndosha, të cilat do t’i përmendim në vazhdim.

E para:  Ritet e adhurimit janë të përcaktuara, që do të thotë se në mënyrën e tyre   nuk ka vend të ndërhyjë mendja e njeriut, por patjetër duhet të jenë të caktuara   nga Allahu ose të sqaruara nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi të!) Allahu i Lartësuar thotë: “Ti (Muhamed) përqëndrohu vendosmërisht, ashtu si je i urdhëruar e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë) dhe mos tejkaloni (kufijtë e caktuar)…” (Hud, 112) “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” ( Xhathije, 18)

Kurse për të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi të!) thotë: “Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua.” ( En’am, 50 )

E dyta: Patjetër adhurimi duhet të jetë me sinqeritet për hirë të Allahut, duke u larguar nga shirku. Allahu i Lartësuar thotë: “…E kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askënd. “ ( Kehf, 50 ) Nëse   adhurimin e tij e përzien me shirk, atëherë ai adhurim asgjësohet. Allahu i Lartësuar thotë: “…E sikur t’i përshkruajnë (edhe ndonjë nga këta) shok Zotit  kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.” ( En’am, 88) “Pasha Allahun, ty të është shpallur e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (Allahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve. Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!” (Zumer, 65-66)

E treta: Patjetër duhet të jetë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi të!) shëmbëlltyrë  në sqarimin e  adhurimit. Thotë Allahu I Madhëruar: “  Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut” ( Ahzab, 21) “Çfarë t’ju japë Pejgamberi, atë merreni e çfarë t’ju ndalojë, përmbahuni dhe kinie frikë Allahun se Allahu është ndëshkues i ashpër.”( Hashr, 7)

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi të!) thotë : “Kush e bën një vepër që ne nuk e kemi urdhëruar, ajo vepër është e refuzuar.”

“Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur unë!”

Ekzistojnë shumë ajete e hadithe përveç këtyre që aludojnë në  obligueshmërinë e pasimin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi të!)

E katërta: Adhurimet që janë në kohë të caktuara nuk lejohet tejkalimi i tyre si p.sh: namazi ku thotë Allahu i Madhëruar: “ … namazi është obligim (në kohë) të caktuar për besimtarët.” ( Nisa, 103) apo haxhi, Allahu thotë: “Haxhi është në muajt e caktuar…” ( Bekare, 197) apo agjërimi, Allahu thotë: “(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, i cili është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë…” ( Bekare, 185)

E pesta: Patjetër adhurimi duhet të jetë rezultat i dashurisë, rrespektit, nënshtrimit, frikës dhe shpresës që kemi ndaj  ndaj Allahut të Madhëruar. Allahu thotë: “…Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.” (Enbija, 90) dhe thotë: “Thuaj (oMuhamed)! Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, sepse Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë. Thuaj! Binduni Allahut dhe të dërguarit, e ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i do pabesimtarët!” (Ali Imran, 31-32)

Allahu i Lartësuar në këto ajete sqaroi shenjat e dashurisë ndaj Allahut dhe frytet e saj.

E gjashta: Adhurimi nuk bie nga asnjëri nga njerëzit e moshërritur, të mençur deri sa t’i arrijë vdekja. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, vetëm se duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ (Ali Imran, 102) “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të vijë ty e vërteta (vdekja).” (Hixhr, 99)

Adhurimi është i llojeve të ndryshme; disa prej tyre janë thënie, si: dëshmia “La ilahe il Allah” ( Nuk ka zot tjetër me meritë përveç Allahut); disa prej tyre janë vepra, si: xhihadi në rrugë të Allahut dhe largimi i pengesës nga rruga, disa të tjera janë janë vepa të zemrës, si: turpi, shpresa, dashuria, frika etj., ndërsa një pjesë tjetër e tyre janë të përbashkëta, si: namazi, sepse ai i përmbledh të gjitha llojet e përmendura më lart.

Mund të përmendim tjetër nga llojet e adhurimit, zekatin, agjërimin, haxhi, vërtetësia në fjalë, kthimi i amanetit, mirësjellja me prindërit, lidhjet farefisnore, mbajtja e premtimeve, urdhërimi për të mirë, ndalimi nga e keqa, xhihadi kundër jobesimtarëve dhe munafikëve, bamirësia ndaj kafshëve, bamirësia ndaj jetimëve, të varfërve, atyre që kanë mbetur në rrugë, robërve, duaja, dhikri, kurbani, zotimi, kërkimi i mbrojtjes, kërkimi i ndihmës, mbështetja pendimi, kërkimi i faljes.

Të gjitha këto lloje të adhurimit nuk lejohet që të kryhen për dikë tjetër veç Allahut, sepse nëse ato kryhen për dikë tjetër veç Allahut atëherë njeriu ka bërë shirk, (pra i ka vendosur Allahut shok në adhurim).

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhi

Adhurimi nuk është i pranuar vetëm nëse në të gjenden këto dy kushte:

  1. Të kryhet i sinqertë vetëm për Allahun.
  2. Pasimi i Profetit (salallahu alejhi ue selam) në këtë adhurim. Pra, ky adhurim të kryhet ashtu siç e ka vepruar Profetit (salallahu alejhi ue selam).

Shejkhul Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “E gjithë feja përmblidhet në dy baza: Të mos adhurohet askush tjetër veç Allahut dhe të mos adhurohet vetëm se me atë që Ai ka ligjëruar, pra të mos e adhurojmë atë me bidate, ashtu sikurse dhe ka thënë Allahu në Kuran: ” Kushdo që shpreson për takimin me Zotin e tij, le të punojë mirësi dhe drejtësi dhe të mos i bashkoj askënd për shok në adhurim Zotit të tij.” Kehf, 110

Dhe kjo është vërtetimi i dy dëshmive, dëshmisë se nuk ka Zot tjetër me meritë përveç Allahut dhe dëshmia se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Dëshmia e parë përmban: Të mos adhurojmë askënd tjetër përveç Allahut, ndërsa e dyta: Muhamedi është i dërguari i Tij dhe ai i cili na e përcjell fenë e Tij. Kështu që, ne obligohemi ta besojmë në ato që na lajmëron dhe ta pasojmë në ato që na urdhëron.

Kushdo që dëshiron të adhurojë Allahun patjetër duhet t’i plotësojë këto dy kushte, sikur do të thotë: “Vetëm Ty të dua, me atë që ti do.”

Fudejl bin Ijad ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut:” Me qëllim që të provojë kush nga ju është më i mirë në vepra.” Mulk, 2

Më e sinqerta dhe më e përkryera. Shokët e tij e pyetën: “O Ebu Alij çfarë ke për qëllim me më e sinqerta dhe më e përkryera?” Ai u përgjigj: “Vërtet një vepër nëse kryhet e sinqertë, por nuk është e përkryer, atëherë ajo nuk pranohet. Kështu, edhe nëse është e përkryer, por nuk është e sinqertë përsëri nuk pranohet. E sinqertë është të jetë vetëm për Allahun, ndërsa e përkryer është atëhere kur përputhet me sunetin.”

Kështu që, nëse humbin këto dy kushte apo njëri prej tyre, atëhere adhurimi është i papranuar.

Këtë e sqaron shembulli i mëposhtëm:

Nëse një person i falet dikujt tjetër veç Allahut dhe në një formë të kundërt me atë që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) adhurimi do t’i kthehet mbrapsht, pra nuk i pranohet. Po pse një gjë e tillë? Sepse ai i ka humbur të dyja kushtet.

Po ashtu, nëse ai falet në formën që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) porse këtë falje ia dedikon dikujt tjetër veç Allahut, atëherë adhurimi i tij do të jetë i pa vlefshën. A e dini përse? Sepse ai ka humdur sinqeritetin, ndërkohë që Allahu thotë:” S’ka dyshim se Allahu nuk falë t’i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do.” Nisa, 48

Gjithashtu, Allahu thotë në një ajet tjatër: ” E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit kishte për t’iu shkuar dëm ajo që kanë vepuar.” Maide, 88

Një gjë e tillë është edhe sikur dikush të falet për hir të Allahut, por në një formë tjetër me atë që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) d.m.th.: të ketë shpikur një formë nga vetja e tij, atëherë ky adhurim është i papranuar, sepse në të ka humbur ndjekja dhe pasimi i Profeti (salallahu alejhi ue selam), ndërsa në një hadith Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kush punon një punë që nuk është në përputhje me çështjen tonë është e refuzuar.”([1])

Ndërsa, në një trasmetim tjetër Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kush shpik në çështjen tonë atë që nuk është prej saj do t’i refuzohet.”([2])

Këto dy kushte, në realitet, janë të lidhura njëra me tjetrën, sepse prej sinqeritetit është që të pasohet Profeti (salallahu alejhi ue selam) në të njëjtën kohë dhe pasimi i Profeti (salallahu alejhi ue selam) kërkon sinqeritetin.

 

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhiu

[1]  Mutefekun alejhi

[2] Muslimi

 

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit