Sipas të dhënave të INSTAT në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare, vihet re se ka pasur 150 lindje më pak. Statistikat vitale të vitit 2012 tregojnë se shtesa natyrore ka qenë më e lartë gjatë tremujorit të tretë. Kjo për arsye se ky është tremujori me numrin më të madh të lindjeve. Një veçori tjetër është se në secilin prej tremujorëve gjatë vitit 2012, më shumë se 30% e lindjeve kanë ndodhur në qarkun e Tiranës, kjo për shkak edhe të numrit më të lartë të banorëve.
Vitet e fundit në Shqipëri është vënë re se ka pasur një ulje të lindshmërisë, fakt që lidhet me aspektet ekonomiko-sociale por edhe si pasojë e emigrimit . Migracioni jashtë vendit i njerëzve në moshën riprodhuese, arsyet ekonomike të tilla si kostoja që shoqëron lindjen e shumë fëmijëve, rritja e moshës së martesës dhe përdorimi i metodave të planifikimit familjar, kanë qenë faktorët që kanë ndikuar në uljen e lindshmërisë së femrave në qytetet e vendit”.
Ndërkohë që një e dhënë tjetër interesante në buletinin statistikor tregon se gjatë tre mujorit të fundit të 2012 kemi pasur ulje të numrit të papunëve.Në fund të 2011-ës shkalla e papunësisë ka qenë 13.10 % ndërsa në tre mujorin e fundit të 2012-ës ka zbritur në 12.82%. Gjatë tremujorit të katërt të 2012-ës, numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë ishte 141,755. Krahasuar me tremujorin e tretë të 2012-ës, në tremujorin e katërt të 2012-ës, numri i të papunëve të regjistruar që përfituan pagesë papunësie. (INA)/kohaislame