9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Procedura të shpejta të azilit për kosovarët në Zvicër

Më të lexuarat

Zyra Federale për Migracion në Zvicër ka marrë vendim që aplikimet për azil të marrin përgjigje të shpejta brenda 48-orësh edhe për azilkërkuesit nga Kosova dhe Gjeorgjia.

Që nga gushti, Zyra Federale për Migracion (BFM) ka aplikuar procedurat e shpejta të azilit për azilkërkuesit nga Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria. Që atëherë numri i kërkesave për azil nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia ka shënuar rënie me më shumë se 90 për qind, nga 760 në 60.
Tashmë Zyra Federale për Migracion në Zvicër ka zgjeruar zbatimin e procedurave të shpejta 48-orëshe edhe për azilkërkuesit nga Kosova dhe Gjeorgjia, transmeton albinfo.

Masat e reja do të zbatohet javën e ardhshme, kur edhe do të komunikohet vendimi zyrtar. Zëdhënësja e BFM-së, Gaby Szöllösy, tha se në vazhdimësi janë duke u shqyrtuar mundësitë për përmirësim”.

Gjatë shkurtit rreth 30 kosovarë dhe 70 gjeorgjianë kanë kërkuar azil në Zvicër. Gjatë të njëjtës periudhë vetëm një kërkesë ka marrë përgjigje pozitive nga të dy vendet. Gjatë 2012-ës janë pranuar rreth 600 aplikacione për azil nga Kosova dhe 700 nga Gjeorgjia. Nëse kalkulohet në përqindje, atëherë i bie se vetëm 0.5 për qind të kërkesave për azil janë pranuar. Ndërsa numri i të gjitha kërkesave për azil vitin e kaluar ishte rreth 28 mijë, janë pranuar vetëm dymbëdhjetë për qind.

Për hyrje nga Kosova dhe Gjeorgjia në Zvicër ende ka nevojë për një vizë në krahasim me vendet e Ballkanit që hyjnë pa viza, si: Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria. Gjithashtu tashmë thuhet të jenë të njohura si vende të sigurta edhe Kosova dhe Gjeorgji, ku pakicat nuk janë të përndjekura politikisht.

“Këshilli Federal dhe autoritetet zvicerane në fjalë janë të vetëdijshëm për situatën problematike të romëve në Kosovë dhe me vëmendje po vëzhgojnë nga afër situatën e tyre”, është thënë në një përgjigje të Këshillit Federal të Zvicrës adresuar me shkrim në fund të 2011-ës ndaj kërkesës së Parlamentit.

“Dhe se gjendja mbetet e pasigurt, ka ende raste të diskriminimit. Megjithatë, sipas mendimit tonë, nuk është vërejtur ndonjë rrezik në rritje. Rreziku kryesor nuk qëndron aktualisht në politikë, por bëhet fjalë për margjinalizimin ekonomik dhe social të romëve”, thuhet në deklaratën e Këshillit Federal të Zvicrës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit