1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Urtësia e ngrenies se syfyrit

Më të lexuarat

Allahu e ka bërë obligim për ne agjërimin ashtu siç ishte obligim edhe për popujt e mëhershëm nga ithtarët e Librit. Allahu i Lartësuar thotë:

” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” [el Bekare: 183].

Kështu, koha dhe gjykimi i agjërimit ishin të njëjta me ato të ithtarëve të Librit; që të mos hahet, të mos pihet dhe të mos kryhen marrëdhënie intime pas gjumit (të natës), d.m.th nëse dikush flinte pa ngrënë, atij i duhej të qëndronte pa ngrënë deri në mbrëmjen e së nesërmes, gjë e cila ka qenë obligim edhe për muslimanët në fillim, siç e sqaruam më parë. Kur u abrogua kjo dispozitë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që të hahej syfyr në agim, për të dalluar mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të Librit.

Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarve të Librit është ngrënia e syfyrit.”[1]

[1]Transmeton Muslimi (1096).

Shkeputur nga Libri: “Sifetu Saumi en Nebijfi Ramadan”
Autorë: Selim ibën Ijd el Hilali Ali Hasen Ali Abdulhamid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit