4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Nuk pranojmë qëndrimin e ushtarëve izraelitë në tokat palestineze”

Më të lexuarat

Nebil Ebu Rudayne lidhur me një marrëveshje të mundshme të paqes me Izraelin tha se “nuk do të pranojnë që në territoret palestineze të mbetet asnjë ushtar i vetëm i Izraelit”

RAMALLAH (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Palestinës Nebil Ebu Rudayne lidhur me një marrëveshje të mundshme të paqes me Izraelin tha se “nuk do të pranojnë që në territoret palestineze të mbetet asnjë ushtar i vetëm i Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke reguar për deklaratat e kryeministrit të Izraelit Binyamin Netanyahu se “edhe nëse do të ketë marrëveshje për paqe, Izraeli do të vazhdojë kontrollin ushtarak në Bregun Perëndimor”, Ebu Rudayne tha se “deklaratat e Netanyahut janë të papranueshme dhe kjo nuk do të çojë palët në një marrëveshje të paqes me legjitimitet ndërkombëtar”.

Ai tha se deklaratat e tilla “kanë për qëllim vazhdimin e konfliktit aktual” dhe se “Paqja dhe siguria mund të sigurohet vetëm me tërheqjen e Izraelit nga tokat palestineze, përfshirë edhe Jerusalemin Lindor, i cili ndodhet nën pushtimin e Izraelit që nga viti 1967”.

Sipas tij, “Qeveria palestineze nuk do të pranojë që në territoret e Palestinës së pavarur të mbetet asnjë ushtar i vetëm i Izraelit”. Ebu Rudayne tha se një kërkesë e tillë e Netanyahut është “një parakusht i papranueshëm dhe se ka treguar joseriozitetin e Izraelit në përpjekjet e SHBA-ve për ta siguruar paqen”.

Netanyahu dje në një deklaratë për radion ushtarake të Izraelit tha se edhe në qoftë se në të ardhmen do të arrihet një marrëveshje e paqes me palën palestineze, Izraeli do të vazhdojë kontrollin e tij ushtarak në Bregun Perëndimor.

Izraeli që nga viti 1967 mban nën pushtim Jerusalemin Lindor ku ndodhet edhe Mesxhid-i Aksa-ja dhe Bregun Perëndimor. Në Jerusalemin Lindor janë rreth 200 mijë, kurse në Bregun Perëndimor dy herë më shumë kolonë hebrenj. Të gjitha vendbanimet e reja hebreje të ndërtuara në atë zonë, sipas normave ndërkombëtare janë të paligjshme.

Mes Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit, Izraeli ka ndërtuar një “mur ndarës”, me të cilin pengon ardhjen e palestinezëve në Jerusalem. Paralelisht me këtë, Izraeli që nga viti 2006 mban nën embargo edhe Gazën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit