1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Nëse dikush e çel iftarin para se të perëndojë dielli ai pranohet atij agjërimi?

Më të lexuarat

Nëse dikush e çel iftarin para se të perëndojë dielli duke menduar se dielli ka perënduar dhe me pas i bëhet e qartë se dielli akoma nuk ka perënduar, a duhet ta kompensojë këtë ditë?

Pyetje: Kjo pyetja ka mbërritur nga Muhamed Ibrahim Asiri, nga shkolla Malik ibn Rebia ku thotë në shkrimin e tij, në realitet ai përmend disa gjëra për agjërimin në ramazan dhe zakone fisesh, sa i përket ramazanit thotë:

“Në muajin e ramazanit vitin që kaloj, shkova në Meke për të kryer umren dhe para ezanit afërsisht pesë minuta, dëgjova një zë dhe në atë moment isha jashtë Qabesë dhe mendova se është zëri i topit që tregon çeljen e iftarit, ndaj unë dhe një grup prej shokëve të mi, të afërmit e mi dhe nëna ime e çelëm iftarin, ku pas pak, pasi kishim pirë ujë dëgjuam ezanin e akshamit që thirrej në zonën e Mekes Fisnike, a duhet që ne ta kompensojmë këtë ditë? Na jepni fetva Allahu ju shpërbleftë me të mira”.

Përgjigja nga shejhu: Nuk e keni obligim kompensimin e asaj dite në të cilën ju e çelët iftarin para perëndimit të diellit duke menduar se dielli kishte perënduar si pasojë e asaj që dëgjuat si zëri i topit duke menduar se ai ishte zëri i topit që tregon perëndimin e diellit porse ezani u vonua. Gjithsesi duhet që të dihet – e them këtë për ty që pyet dhe për të gjithë ata që na dëgjojnë- se çdo kush që han dhe pinë ujë duke menduar se dielli ka perënduar dhe më pas i bëhet e qartë se dielli nuk kishte perënduar, agjërimi i tij është i saktë dhe nuk e ka për detyrë që ta kompensojë atë ditë, porse ai ka për detyrë që të ndalojë së ngrëni dhe së piri në momentin që e kupton se është akoma ditë. Them se nuk e ka obligim që ta kompensojë atë ditë sepse është saktësuar në Sahihun e imam Buhariut nga hadithi i Esmasë vajzës së Ebu Bekrit (Allahu qoftë e kënaqur prej saj dhe babait të saj) se ka thënë: “E çelëm iftarin në kohën e Pejgamberit (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) në një ditë me re dhe më pas doli dielli” dhe i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të) nuk i urdhërojë ata që ta kompensonin atë ditë, se sikur t’i kishte urdhëruar që ta kompensonin do të ishte transmetuar, e nëse do ta kishin obligim kompensimin do t’i urdhëronte Pejgamberi (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) që ta kompensonin sepse ai (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) e ka detyrë që ta kumtojë këtë obligim atyre, e nëse ai do t’i kishte urdhëruar ata kjo do të transmetohej, sepse Allahu i Lartësuar e ka ruajtur këtë Fe, e përderisa nuk është transmetuar tek ne se ata u urdhëruar për kompensimin e agjërimit u bë e ditur se ata nuk ishin të urdhëruar për kompensim. Si dhe kjo bën pjesë në atë gjithë përfshirësen që është vërtetuar në fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë: “Zoti ynë mos na merr në llogari për atë që harrojmë apo e veprojmë gabimisht” dhe se Allahu i Lartësuar ka thënë: “E kam bërë këtë”. Ky ajet është i përgjithshëm dhe rregull i madh prej bazave të Sheriatit, asgjë nuk përjashtohet prej saj, e kur bashkohet me këtë bazë edhe argumenti i veçantë i cili është hadithi i Esmasë dhe ajeti është argument i përgjithshëm atëherë na bëhet e qartë se nuk e keni obligim kompensimin.

Fetava “Nur ala Ed-Derb”: Zekati dhe Agjërimi
Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit