3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

95 TË VRARË NË ORËT E FUNDIT NË SIRI

Më të lexuarat

Përleshje të dhunshme përjetohen edhe në Kryeqytetin Damask, Humus, Deare, Lazkize dhe Idlib.

Vazhdon dhuna në Siri. Në sulmet e fundit të ushtrisë janë vrarë 95 persona.

Ndërkaq vazhdojnë edhe përpjekjet në Halep që është edhe qyteti i dytë më i madh i Sirisë.

Opozitarët njoftojnë se 60% e qytetit është në duart e tyre.

Përleshje të dhunshme përjetohen edhe në Kryeqytetin Damask, Humus, Deare, Lazkize dhe Idlib.

Organizata e Monitorimit të të Drejtave të NJeriut në Siri, deklaroi se 95 vetë kanë mbetur të vrarë në zjarrin e hapur nga forcat e Esadit.

Ndërkaq Franca e paralajmëroi regjimin e Sirisë mbi përdorimin e armëve kimike.

Në prononcimin e tij të bërë për radion Europe-1, Ministri i Jashtëm i Francës, Loren Fabius (Laurent Fabius) e paralajmëroi regjimin e Damaskut që në rast se përdorë në mënyrë direkte apo indirekte armët kimike do të ballafaqohet me kundërpërgjigje të menjëhershme.

Fabius përsëriti se “janë të vendosur në lidhje me këtë çështje” dhe se këto armë janë mjaftë të rrezikshme.

Duke tërhequr vëmendjen në veton e Rusisë dhe Kinës Ministri i Jashtëm francez gjithashtu shprehu besimin e tij në progresin që do të jetohet në lidhje me ndihma humanitare në Siri dhe shtoi se nga pikëpamja politike është e nevojshme të merret një vendim i përbashkët.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit