1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

90 TË VDEKUR NË KORENË VERIORE

Më të lexuarat

Shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet e shkaktuara nga tajfuni kanë vrarë afër 90 njerëz në Korenë Veriore dhe i ka lënë pa strehë më shumë se 60 mijë persona.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore raportoi se tajfuni Khanun ka shkaktuar “humbje të mëdha njerëzore dhe materiale” kur e përfshiu vendin këtë javë, duke shkatërruar ose përmbysur më shumë se 17 mijë ndërtesa dhe duke fshirë rreth 30 mijë hektarë të tokës bujqësore.

Vërshimet që erdhën pas një thatësie të egër, pritet ta përkeqësojnë mungesën kronike të ushqimit në Korenë Veriore.

SHBA tha në muajin e kaluar se dy nga tre njerëz në Korenë Veriore, ose një total prej 16 milionë njerëzish, vuajnë nga mosushqimi dhe mungesa e sigurimit të ushqimit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit