1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

9 Tiparet e gruas që e do çdo burrë

Më të lexuarat

Mbase dashuria e vërtetë nuk është aq e pamundur nga sa duket në pamje të parë.
Inteligjenca
Naiviteti i gruas që ke në krah, bën që ajo të del nga qejfi shumë shpejt. Burrat kërkojnë një grua që ka një nivel intelektual të ngjashëm me atë të tyre. Një grua inteligjente vazhdimisht e befason burrin e saj dhe e mban atë kureshtar. Ajo nuk e lë të mërzitet apo të bjerë në monotoni. Për më tepër, është bukur që të kesh dikë me të cilin të bisedosh çështje serioze.

Sensualiteti
Nuk kishte si t’i mungonte listës së dëshirave të burrave ky tipar. Ata kërkojnë që gruaja e tyre të jetë në sinkron me dëshirat intime të të dyve. Është e natyrshme që çifti të jetë në gjendje t’i komunikojë aspektet e intimitetit lirshëm, por për t’i bërë këto të mundura, burrat dëshirojnë një grua sensuale, e cila e shpreh dëshirën e saj.

Tërheqja
Një e grua e dashur dhe e mrekullueshme është, mbi të gjitha, një femër që përtej pamjes së jashtme, të tërheq instinktivisht. Burrat shprehen se dëshirojnë grua që kujdeset për pamjen e saj e që mbi të gjitha të duket mirë për veten. Një pamje e kuruar është ajo çka çdo burrë e dëshiron për gruan që do të ketë në krah.

Respekti
Ky tipar për meshkujt është shumë i rëndësishëm. Sipas tyre, një e grua ideale është ajo që të respekton, përndryshe ata pyesin veten përse ajo e kalon kohën me ta. Kjo do të thotë se një e grua e merr mundimin të dëgjojë burrin  dhe të kuptojë se çfarë është e rëndësishme për të. Gjithashtu, sipas burrave, një e grua e hatashme është ajo që i mban mosmarrëveshjet private në vend që t’i diskutojë në publik. Respekti duhet të jetë i përbashkët.

Toleranca
Burrat nuk janë në kërkim të një të gruaje që përpiqet t’i shtypë apo t’i ndryshojë ato tipare të tyret që i konsiderojnë si pjesën më burrërore. Një e grua e mirë e toleron burrin që të jetë ai që dëshiron dhe i dashuri që ajo ëndërron. Gjithashtu, sipas burrave, gratë e tyre duhet ta kuptojnë diferencën midis meshkujve dhe femrave dhe të jenë tolerante ndaj kësaj.

Jo grindavece
Një ndër porositë më të vlefshme nga burrat është “mos jini grindavece”. Një grua i zgjidh me mençuri betejat e saj, ajo e di se kur duhet të zemërohet dhe kur duhet të tolerojë. Megjithatë, duhet të keni parasysh se, nëse nuk kujtoheni ta telefononi apo t’i shkruani gjatë gjithë mbrëmjes, kjo është diçka që asnjë grua nuk e toleron, ndaj mos luani me fatin.

Shoqërizimi
Sipas meshkujve, një grua e shkëlqyer është ajo që shkon mirë me familjen tuaj. Ajo është miqësore me familjen. Ajo përfshihet në çështjet e rëndësishme të familjes suaj, përpiqet të kuptojë humorin e çuditshëm të anëtarëve të familjes tuaj.

Dashuria
Nëse keni gjetur një grua që ju do për atë që jeni dhe jo për atë që shtireni, kjo është gruaja e jetës. Natyrisht, të gjithë kanë vese të vogla, por nëse ajo ju do me të vërtetë, do t’i tolerojë. Mund ta kuptoni dashurinë e saj duke vëzhguar se si ju shikon dhe si ju trajton çdo ditë.

Shpresa
Nëse një grua ju jep shpresë për të ardhmen, nëse ajo kërkon që ju të jeni një njeri më i mirë dhe të arrini maksimumin për veten, keni gjetur të dashurën ideale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit