Nga Ebu Derda – radijallahu anhu – përcillet se ka thënë: Më ka porositur i Dërguari i Allahut saus me nëntë gjëra:
- “Mos i bëj shok Allahut edhe nëse pritesh (në copa) apo digjesh. (Edhe nëse të bëjnë copa-copa, apo të djegin e të bëjnë shkrumb, ti përsëri mos prano t’i bësh shok Allahut, sepse ky është gjynahu që nuk falet.)
- Mos e lër kurrsesi namazin farz me qëllim. Dhe ai që e lë namazin me qëllim askush nuk mban më përgjegjësi për të.
- Mos e pi kurrë alkoolin sepse ai është çelësi i çdo të keqeje. (Sepse ai e bën njeriun të humbasë mendjen e tij, dhe pastaj mund të bjerë në shirk, në kufr, në imoralitet, apo mund të dëshmojë rrejshëm dhe në çdo mëkat të ndytë dhe të ulët.)
- Bindju prindërve të tu edhe nëse të urdhërojnë që të dalësh nga dynjaja jote, ti dil prej saj për hir të tyre (si bindje ndaj tyre). (Dmth edhe nëse të urdhërojnë të largohesh nga familja jote dhe nga pasuria jote. Kjo tregon detyrueshmërinë e bindjes ndaj prindërve në çdo gjë, përveç nëse urdhërojnë për gjynah ndaj Allahut.)
- Mos u rebelo (mos ngri krye) kundër qeveritarëve (atyre që drejtojnë çështjet e njerëzve), edhe nëse mendon se ti ke të drejtë. (Mos u përpiq tua marrësh mbretërinë apo postet që ata mbajnë.)
- Mos u largo nga fronti i luftës edhe nëse vdes apo largohen shokët e tu.
- Shpenzo nga pasuria jote për familjen tënde. (Shpenzo sa të kesh mundësi për familjen tënde, nga pasuria jote aq sa e ke të lehtë.)
- Mos e ngri shkopin tënd nga familja jote. (Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Dhe mos e ngri prej tyre shkopin tënd, që t’i edukosh, dhe frikësoji Ata me Allahun”)
- Dhe frikësoji ata me Allahun e Lartmadhëruar!” (Përkujtojua atyre Allahun e Madhëruar, dhe tërhiqu vërejtjen nga përfundimi i keq i atij që kundërshton urdhrat e Tij në këtë botë, dhe ndëshkimi që e pret në Botën Tjetër.)
Këtë hadith e transmeton Bukhari në “El Edebul mufred/ hadithi nr.18, fq. 32) E transmeton edhe Ibn Maxheh në kapitullin e sprovave, nën temën: “Durimi në vështirësi” (Apo: “Durimi ndaj fatkeqësive”, hadithi nr. 4034)