3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

83 idiotët e Amerikës po mundësojnë shkatërrimin prej Izraelit

Më të lexuarat

Gideon Levy

Haaretz

Senatorët amerikanë që i bënë thirrje presidentit të rriste ndihmën ushtarake për Izralin janë 83 idiotë dhe letra e tyre është një turp. Nga të gjitha vendet, Izraelin? Nga të gjitha ndihmat, ajo ushtarake?

Rritja e ndihmës ushtarake nuk do ta shtojë asnjë grimë sigurinë e Izraelit, i cili është armatosur deri në dhëmbë. Do ta dëmtojë Izraelin. Ata 83 senatorë nga 100 e bazojnë kërkesën e tyre të jashtëzakonshme te “sfidat e mbrojtjes së Izraelit në rritje dramatike”.

Çfarë po thonë? Çfarë “sfida në rritje”? Rritja në përdorimin e thikave të kuzhinës si një armë që zgjidh marrëveshjet në Lindjen e Mesme? Sfida e një prej ushtrive më të forta në botë që të mbijetojë përballë vajzave që tundin gërshërët? Tunelet në rërë të Hamasit? Hezbollahun, që po derdh gjak në Siri? Iranin, që ka marrë një rrugë të re?

Është koha që ata të zgjerojnë këndvështrimin e tyre të ngushtë dhe të pakësojnë ndihmën e madhe që i japin industrisë ushtarake të Izraelit – një nga eksportuesit e armëve më të mëdhenj në botë – dhe ushtrinë e tij.

Sigurisht, SHBA i lejohet t’i shpenzojë paratë e saj ashtu siç e shikon të përshtatshme ajo. Por senatorët mund të pyeten, nëse ka kuptim apo jo investimi i shumave fantastike për të armatosur një fuqi ushtarake, kur dhjetëra milionë amerikanë nuk kanë ende sigurime shëndetësore dhe senati juaj e shtrëngon spangon e kuletës, pavarësisht sfidave të ngrohjes globale.

Një fuqi botërore po armatos një fuqi rajonale si pjesë e një marrëveshjeje të korruptuar, të kalbur. Paratë tuaja, senatorë, kryesisht shpenzohen për mbajtjen në këmbë të një pushtimi të paligjshëm, brutal, që vendi juaj pretendon se e kundërshton – me përjashtim në fushën financiare.

Armët që ju ofroni i jepen një vendi të pacipë që guxon të kundërshtojë Amerikën më shumë se çdonjëri nga aleatët e tjerë të saj. Ai injoron këshillat e Amerikës dhe poshtëron presidentin e saj. Izraeli merr dy herë më shumë se ndihma që i jepni Egjiptit, një aleati që ka më shumë nevojë për paratë. Shuma është tre herë më e madhe se ajo që i jepni Afganistanit, i cili është i shkatërruar pjesërisht për shkakun tuaj.

Është katër herë më shumë se ajo që i jepni Jordanisë, i cili është një vend në rrezik për shkak të refugjatëve dhe Shtetit Islamik. Vietnamit, që ju e shkatërruat, ju i dhatë 121 milionë dollarë, dhe Laosit, që ju e shembët, 15 milonë dollarë. Liberia e varfër mori 156 milionë dhe Afrika e Jugut e çliruar 490 milionë.

Ndërsa për Izraelin nuk janë të mjaftueshme 3 miliardë dollarë që ai merr çdo vit. Ai merr më shumë se çdo vend tjetër në botë, megjithatë këmbëngul për 4 miliardë, jo më pak, përfshi një përkushtim pa kushte për një dhjetëvjeçar.

Nëse ju keni vendosur tashmë të derdhni këtë shumë të madhe në Izrael, pse për ushtrinë? Keni parë si janë spitalet e tij? Dhe nëse financoni për armët, pse nuk e kushtëzoni të vetmen demokraci në rajon që të sillet siç duhet?

Çfarë keni aty në legjislaturën më të rëndësishme të botës? Një makinë automatike që firmos letra në mbështetje të Izraelit? Një ATM (bankomat) për që plotëson çdo dëshirë të lobit çifut? Vetëm 17 nga 100 senatorët patën guximin, ose morën mundimin të mendonin për një çast, para se të miratonin një tjetër marrëveshje skandaloze mes AIPAC dhe ambasadës izraelite.

Më shumë armë për armatimin e Izraelit do të përfundojnë në gjak. Kështu duhet. Ai ka armë të vjetra që duhen përdorur e armë të reja që duhen provuar (e pastaj t’i shiten Azejbarxhanit ose Bregut të Fildishtë).

Kjo forcë vrasëse, shkatërruese do të bjerë sërish mbi shtëpi të shkatërruara në Gaza, dhe Amerika do ta financojë përsëri. Paratë gjithashtu do ta korruptojnë Izraelin. Nëse ky është çmimi për refuzimin e tij për paqe dhe për shkeljet që i bën ligjeve ndërkombëtare, atëherë ai ka të gjitha arsyet të sillet kështu. Xhaxha Sami paguan [SHBA].

Senatorët që firmosën letrën nuk vepruan as në të mirë të vendit të tyre as të Izraelit. Është dyshimtë në ata e dinin apo jo se çfarë firmosnin. Është e dyshimtë nëse ata e dinë apo jo cila është situata reale.

Ndoshta mes tyre ka njerëz me ndërgjegje ose njerëz të familjarizuar me interesat kombëtare të vendit të tyre. Por paratë për gjak nuk janë as në përputhje me këto interesa as me moralin.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit