-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

800 të burgosur palestinezë i bashkohen grevës së urisë

Më të lexuarat

Të burgosurit palestinez deklaruan të martën se gati 800 palestinezë në burgjet izraelite në Rimon, Nafha dhe Beer-Sheba kanë hyrë në grevë urie që nga e marta në mëngjes, për të mbështetur të burgosurit e tjerë që tashmë kishin qenë në grevë urie.

Një grup i të burgosurve palestinezë kanë qenë në grevë urie për gati shtatë muaj, thanë organizuesit e grevës, duke shtuar se rojet e burgut kishin kërcënuar të burgosurit për të lënë grevën e tyre.
Bordi organizues i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe botës islamike për të ndërhyrë në trajtimin e të burgosurve palestinez në burgjet izraelite, trajtim i cili është çnjerëzor.
Palestinezët në burgjet izraelite kanë filluar grevë urie për të protestuar kundër ri-arrestimeve që shkelën marrëveshjen Gilad Shalit.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nën ndërmjetësimin e qeverisë egjiptiane më 18 tetor 2011. Sipas kësaj marrëveshjeje, administrata izraelite ka liruar 1027 të burgosur palestinezë në këmbim të një pengu izraelit.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit