KOHËT MË TË PËRSHTATSHME PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR LUTJET QË BËJMË
Ndër kohët më të përshtatshme, sipas këshillave të Pejgamberit (alejhi selem), janë:
1. Dita e Arafatit, që është gjithmonë një ditë para Kurban Bajramit.
2. Nata e Kadrit, që është në dhjetë-ditëshin e fundit të muajit të madhëruar të Ramazanit.
3. Pjesa e fundit e natës.
4. Koha midis ezanit dhe ikametit.
5. Dita e xhuma.
6. Kur jemi duke bërë sexhde.
7. Kur jemi në udhëtim e sipër.
8. Kur bie shi, etj.
Këto janë disa kohë që i ka përmendur Pejgamberi (alejhi selem), por kryesore është që besimtari t’i drejtohet Allahut me lutje, kudo që të jetë, sepse Ai kërkon nga ne që të trokasim në derën e Tij kudo e kurdo, madje, Ai kënaqet nga një veprim i tillë.
Në ajetin e gjashtëdhjetë të sures “Gafir” Allahu thotë:
“…Lutmuni vetëm Mua, që t’ju përgjigjem …”
Gafir: 60
©xhamiambret.com