Ministria e Shëndetësisë së Guinesë Ekuatoriale njoftoi se AIDS ka shkaktuar 75 për qind të vdekjeve në vitet e fundit, dhe se nga sëmundja janë prekur 65 përqind e femrave.
Raportohet se 75 për qind e vdekjeve në Guinenë Ekuatoriale shkaktohen nga AIDS, raporton Anadolu Agency (AA)
Ministria e Shëndetësisë së Guinesë Ekuatoriale njoftoi se AIDS ka shkaktuar 75 për qind të vdekjeve në vitet e fundit, dhe se nga sëmundja janë prekur 65 përqind e femrave.
Në një deklaratë të publikuar në radion shtetërore të Ministrisë, u theksua se është planifikuar që shkalla e infektimit të HIV të reduktohet nga 6 përqind në 1 përqind dhe se kanë nisur fushatat për testet e HIV.
Në deklaratë është theksuar gjithashtu se në këtë fushatë do të kenë përparësi shkollat në mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve të cilët janë e ardhmja e vendit.
Sipas Shoqatës së Grave kundër AIDS-it (AMUSIDA) në Guinenë Ekuatoriale e cila ka një popullsi prej 1 milionë banorësh shkalla e përhapjes së AIDS është në nivelin 15-24 përqind.
Mes shkaqeve të përhapjes së sëmundjes në këtë vend ku ilaçet shpërndahen falas përmenden marrëdhëniet e pa mbrojtura seksuale dhe pasja e shumë partnerëve. Në Guinenë Ekuatoriale AIDS në 20 vitet e fundit ka marrë jetë më shumë se malaria.