Me rastin e Ditës Botërore të Ujit Fondacioni i Luftës kundër Erozionin së Tokës në Turqi dhe Mbrojtjes së Trashëgimisë Natyrore ka mbajtur në të njëjtën kohë një konferencë për shtyp me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Italinë dhe Kosovën, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e këtij fondacioni të Safranbolu-së në Karabuk u mblodhën në tarracën e “Hidirlik Seyir” dhe mbanin në daur parulla ku shkruhej: “Uji është ushqim”, “Uji është Jetë” dhe “Uji është e shëndetit”.
Kryetari i Zyrës së Fondacionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore në Karabuk Ramadan Sinekoglu tha se Dita Botërore e Ujit, festohet nesër në 81 qytete. Qëllimi është që të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e ujit.
“Në botë 748.000.000 njerëz nuk kanë ujë të pijshëm, dhe 2.5 miliard njerëz kanë probleme për sigurimin e ujit të pastër të pijshëm. Kundër kësaj ne kemi për të sjellë një gotë ujë në nga një qytet i largët i Turqisë për të treguar se uji që rrjedh nga çezma ështi i pastër.
Ai bëri thirrje për zvogëlimin e përdorimit të ujit të ambalazhuar pasi kjo gjë sipas tij çon në dëmtimin dhe ndotjen e ambjentit.